Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Komunikimi virtula.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Komunikimi virtula. prej Tue 24 Apr 2012, 23:31

jetmira


member
member
Komunikimi virtual ose rreziku i mbetjes mbi sipërfaqe. Shkruan-(Isidor Koti, shkrimtar)
E konsideroj fazë të zhvillimit normal botën virtuale, përderisa çdokush informohet, edukohet dhe argëtohet, duke kaluar në skutat e këtij globi të çuditshëm që rrotullohet në të qindën e sekondës

Virtualiteti sot interpretohet më shumë si mënyrë argëtimi e këndshme për këdo që shtyp ca butona në kompjuter, por mendoj se ky është një këndvështrim i ngushtë në një botë të madhe komunikimi që ofron ky dimension i zhvillimit teknologjik. Bota virtuale është mënyrë e mirëfilltë komunikimi me personat që kemi larg, është mënyrë e të shprehurit të mendimeve lirshëm…por gjithsesi bota reale është më shumë se kaq. Kush ka nje jetë private shumë të ngarkuar (punë, studime, shoqëri,etj) e ka të vështirë të gjejë kohë për të komunikuar virtualisht, e megjithatë të gjithë duhet ta pranojmë faktin që është një mundësi për të "jetuar".



Unë e konsideroj fazë të zhvillimit normal botën virtuale, përderisa çdokush informohet, edukohet dhe argëtohet, duke kaluar në skutat e këtij globi të çuditshëm që rrotullohet në të qindën e sekondës. Pra mbetem i idesë se komunikimi virtual e ndihmon një person të rritet më shumë nga ana kulturore dhe leksikore, e megjithatë kaq nuk mjafton për të shtypur butonin “enter”.

Në vetvete, komunikimi virtual është vetëm fjalë, ndërsa komunikimi real nuk është vetëm fjalë, pasi fjala si e tillë nuk është i vetmi mjet komunikimi.

Studimet tregojnë se gjatë proçesit të komunikimit, vetëm 20% e mesazhit përçohet nëpërmjet fjalëve, pra nëpërmjet kanalit verbal të komunikimit, ndërkohë që 80% e pjesës tjetër të mesazhit komunikues, lidhet me atë që ne e quajmë dhe e identifikojmë si “komunikim joverbal” dhe që është gjithçka tjetër përveç fjalëve.

Aq më shumë kur ka disa persona që e kanë kthyer në një obsesion të vërtetë që i çon në vulgaritet dhe zënka virtuale që herë të bëjnë të qeshësh, e herë të qash.

Pikërisht në këtë çështje ia vlen të fokusohesh më shumë, teksa konstaton se “magjepsja” pas kësaj bote virtuale na ka reduktuar komunikimin real dhe rrjedhimisht na ka zhveshur prej humanizmit.

Komunikimi në të vërtetë balancon dy botët virtuale-reale dhe e le njeriun e lirë të endet në këto dy rrugë. Është për të ardhur keq që fëmijët dhe moshat e reja kudo e sidomos në vendin tonë (sepse më të mëdhenjtë janë më pak në kontakt me mjetet e botës virtuale) e harrojnë jetën reale dhe preferojnë chatin më shumë sesa realitetin.

Këta të rinj dalin më të dobët se më parë nga e gjithë kjo, jo vetëm sepse e çojnë kohën dëm, por sepse largohen nga vlerat e vërteta të komunikimit njerëzor.

Varësia nga bota virtuale ka deri diku rëndësinë e vet, sepse ndihmon njeriun të njohë realitetin siç nuk e ka shikuar më parë, por nga ana tjetër ky është përjetim i “prekjes së endrrave” dhe i mbetjes mbi sipërfaqe.

Ndërkohë, është një fakt për t’u pranuar që komunikimi virtual, i përdorur në mënyrën e duhur, është një mundësi më shumë që njerëzit kanë për të komunikuar dhe zgjeruar më tej raporte të caktuara sociale dhe afektive.

Mbi të gjitha, ai është një mjet që zhduk “magjishëm” distancat kilometrike dhe emocionet e rastit, duke i dhënë mundësi bashkëbiseduesve në më të shumtën e rasteve, që të jenë më të sinqertë në komunikimin e tyre.

Mendoj se është i ngushtë interpretimi i disa studiuesve se “mjedis virtual’’ për shqiptarët është një lidhje e nevojshme me botën perëndimore. Shqiptarët kanë gjithnjë e më pak mundësi për të zgjeruar rrjetin e njohjeve të tyre në jetën e përditshme për arsye të ngërçeve që krijon sistemi.

Pse duhet të jetë i vlefshëm lidhja me botën perëndimore në një realitet të tillë kur mungon përmbushja e elementit thelbësor të komunikimit brenda ambjentit? Bota virtuale stimulon një ndjenjë komoditeti, afërsie dhe familjariteti, por jo rehati, prani dhe familje.

Për më tepër, ky lloj komunikimi ka filluar të modifikojë deri diku edhe zakonet tona shoqërore dhe gjuhësore, ndonëse gjithçka lind dhe përfundon te fjala.

Ajo çka të bën të shqetësohesh më shumë nga komunikimi virtual është se ai fsheh mjaft cilësi të qënësishme të njerëzve (sidomos të të rinjve), të cilat mund të zbulohen suksesshëm vetëm nga komunikimi i drejtpërdrejt, pra nga një njohje reale.

Ky lloj komunikimi është i ftohtë e deri diku misterioz, pasi nuk të jep emocionet e komunikimit nga afër, për shkak të mungesës së kontaktit real. Duke munguar elementi fizik, mimika, pamja e jashtme, ambjenti në të cilin individi bën pjesë krijohen shumë disavantazhe për të komunikuar dhe për të jetuar jetën reale.

Duke u nisur nga ajo çfarë thotë psikologu me famë Abraham Maslow për hierarkinë e nevojave që sipas tij janë pesë:…

1. Nevojat fiziologjike,
2. Nevojat për siguri,
3. Nevojat për dashuri dhe përkatësi sociale,
4. Nevoja për nderim/respekt,
5. Nevojat për vet-aktualizim

…mendoj se janë të gjithë elementë që ne shqiptarët duhet t’i reflektojmë në këtë periudhë konsolidimi të metodave të shumëllojshme të komunikimit përmes botës virtuale, duke i analizuar në prizmin e përfitimit të vërtetë në botën reale

Doja te nderlidh pytjen me shkrimin lart mendimi juaj..Na ndodh shpesh te njihesh, me njerez qe nuk i njohim ne jeten reale,por ne rrjete te ndryshme (sociale) Keni krijuar ''miqesi''ne virtualitet qe do donit ta kthenit ne ralitetin tuaj..? Si Ndikon dhe behet i/e ''afert'' nje person qe nuk e njeh ndoshta sa duhet ..


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi