Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Linda, fshatarja qe fitoi Top Fest-in

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Linda, fshatarja qe fitoi Top Fest-in prej Tue 26 May 2009, 09:28

Admin


Administrator
Administrator
Me duart që i dridheshin ishte gati të përqafonte këdo që i dilte përpara. Në atë party-n të dielën në një nga baret e Tiranës ku u mblodhën këngëtarët e “Top fest 6” pas spektaklit, Linda Halimi ndihej e ekzaltuar.

Nuk ia kishte pritur mendja, që për shumë arsye në kokën e saj t’ua hidhte të gjitha këngëtareve të tjera, duke e fituar ajo Festivalin e Muzikës Moderne. E kishte menduar që do ta kishte të vështirë sepse nuk ishte e njohur sa Gili, me reputacion si Eliza Hoxha, e bukur si Jehoha Sopi, seksi si Nora Istrefi, Ingrid Gjoni, Dafina Zeqiri, apo të ishte lodhur të humbte ca kile si Big Mama. Por tani që kupën e bëri të vetën me këngën “Ëndërroja” i mbetet të mos ëndërrojë shumë në muzikë.
Eshtë vetëm 20 vjeç dhe ka vendosur që me 10 mijë Eurot e fituara të nxjerrë në treg albumin e saj të parë, si dhe të heqë nga trupi plot 30 kg. Për të mbërritur në shtëpinë e saj që ndodhet në Fshat të Ri në komunën e Vitisë në Gjilan duhen të udhëtojë për orë të tëra. Por nuk do i ndiejë derisa ajo kthehet me një sfidë të fituar ndaj më të bukurave:

Linda kur ke provuar për herë të parë me muzikën?
Unë kam tentuar me “Ethet…” dhe pikërisht në ethet e parafundit, ku arrita të mbërrija në finale duke urenditur e nënta. Gjithashtu që kjo është hera e tretë që marr pjesë në Festivalin e Muzikës Moderne Në “Top Fest 4” mora çmimin “Best New Artist”.

Pas atij çmimi ke tentuar të merresh me muzikë në mënyrë të pavarur?
Gjatë kësaj kohe jam munduar të merrem me muzikë pasi unë i krijoj vetë këngët e mia. Kam pasur shumë dëshirë por realisht nuk kam pasur mundësi.

Pse nuk ke pasur mundësi, çfarë të ka munguar?
Po unë aktualisht jetoj në Fshat të Ri, Komuna e Vitisë në Gjilan. Gjithashtu ndjek studimet në Ferizaj, si dhe punoj përkthyese e gjuhës angleze në Kampin e Ushtrisë Amerikane në Gjilan. Domethënë jeta ime është pak a shumë e kufizuar në atë zonë. Më duhet të lë gjithçka për t’u marrë me muzikë.

Po thua që jeton në fshat, si mund të ndihet një këngëtare larg qytetit?
Në fakt unë jam një tip I qeshur, i çiltër dhe kjo më bën të mos mendoj shumë për këtë. Një ditë e imja kalon në shoqërinë e ushtarëve amerikanë për të cilët përkthej, dhe që më duan shumë. Po ashtu angazhohem dhe me studime. Si dhe udhëtoj…

Kur ju pamë në skenë nuk kishte si mos të binte në sy mbipesha jote. Nuk u përpoqe fare të humbje kile para se të dilje në një skenë ku vajzat e bukura dominojnë?
(Qesh) Po e di, dukem e shëndoshë si boksiere. Jam 1.62 cm e gjatë dhe peshoj 72 kg, e të them të drejtën nuk u përpoqa të humbja kile për të dalë në skenë. Tani që fitova këtë çmim, po ju them se me shumë ngulm do të humb 30 kg, do bëj të pamundurën për ta arritur duke provuar të gjitha dietat e mundshme, palestër dhe fitness. Por një djalë të ka pranuar kështu siç je, madje është fejuar me ty.

Kush është ai?
Ai është kitarist, quhet Ilir Halili. Është 21 vjeç nga Peja dhe është instrumentist për një bandë, që luan muzikë “metal”. Nuk ishte me mua në këtë eveniment pasi është I angazhuar me një koncert atje. Jemi njohur në Tiranëdhe u fejuam menjëherë.

Nuk është fejesë pak e shpejtë për ty, je vetëm 20 vjeç dhe sapo i ke hyrë karrierës muzikore?
Po në fakt e di që jam fejuar pak shpejt, por kjo erdhi për faktin se Iliri bëhej xheloz, dhe ndaj vendosëm ta shpallnim më herët fejesën.

Bashkë me çmimin keni fituar dhe 10 mijë Euro. Për çfarë do i shpenzoni paratë?
Paratë do i përdor për përfundimin e albumit tim te parë, me të cilin shpresoj të kem sukses në treg, dhe për “look-un” tim.

http://www.kupid.tk

2 Re: Linda, fshatarja qe fitoi Top Fest-in prej Sat 10 Dec 2011, 23:32

jetmira


member
member
Kane fat katundaret jo si ne te qytetit qe jemi te mjera.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi