Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Si te bejm nje virus ne C++

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Si te bejm nje virus ne C++ Empty Si te bejm nje virus ne C++ Sat 07 Nov 2009, 11:33

Adela

Adela
Administrator
Administrator

Sfida Programimi
Kësaj radhe ju duheni ta krijoni një skript i cili do të jetë në gjendje ti pranoj (2) dy numra Romak dhe ti mbledh ato. Numrat Romak të cilët do ti pranoj skripta nuk duhet të jenë më të mëdhenj se L (apo 50 në sistemin e numrave Arab). Mbledhja e numrave Romak nuk është e lejuar të bëhet me anë të aritmetikës të sistemit numerik Arab (kjo e nënkupton konvertimin e numrave Romak në ato Arab si parakusht).

Skripta e juaj duhet të bëj mbledhjen e numrave Romak me anë të aritmetikës Romake, dhe çdo hap ta shfaq në ekran. Përveç kësaj, skripta duhet ti shtyp vlerat e numrave të dhënë si dhe shumën edhe në format të numrave Arab.

Për ta kuptuar më mirë këtë sfidë lexoni shembullin e mëposhtëm:

Hyrja:
Kodi:

XIV + VI

Dalja:

Kodi:

XIV (14) + VI (6)
XIIII + VI
XVIIIII
XVV
XX (20)

Pra, së pari notacioni zbritës largohet, ku kjo nënkupton që IV bëhet IIII, apo IX bëhet VIIII. Pas kësaj bëhet vargëzimi i vlerave si në shembullin e lartë-shfaqur: XIIII + VI => XVIIIII. Përfundimisht, pas vargëzimit bëhet thjeshtëzimi — ky është VV => X në rastin e lart-shfaqur — dhe rikthimi i notacionit zbritës. Pasi që shembulli i lartë-shfaqur nuk përmban rikthimin e notacionit zbritës, ja një shembulli tjetër:

Hyrja:
Kodi:

V + IV

Dalja:
Kodi:

V (5) + IV (4)
V + IIII
VIIII
IX (9)

Programi le të shkruhet për modin tekstual. Hyrjet mund të futen nga tastiera, apo edhe të lexohen nga skeda. Daljet mund të paraqiten në terminal apo edhe të shkruhen në skedë. Programi të kodohet ashtu që gjatësia e një rreshti mos të kalojë 80 karakterë. Për këtë sfidë, programi mund të shkruhet në C, C++, C#, Java, Visual Basic, VB .NET, Perl, PHP. Nëse dëshironi që programin ta shkruani në ndonjë gjuhë tjetër programuese që nuk është cekur më lartë, atëherë ju lutemi që së pari të na kontaktoni nëpërmjet adresës së shfaqur më poshtë, në mënyrë që të jemi të sigurt se a mundemi ta vlerësojmë programin tuaj në atë gjuhë.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi