Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Show Bizz(VIP)

4 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Show Bizz(VIP) Empty Show Bizz(VIP) Mon 27 Apr 2009, 19:01

Admin

Admin
Administrator
Administrator

Paris Hilton eshte e deshperuar, pasi kerkon me cdo kusht te kthehet me ish te dashurin Benji Madden.
Lidhja e tyre perfundoi nentorin e kaluar, por Paris eshte bere xheloze sidomos pas publikimit te disa fotove te Benji dhe kengetares Katy Perry ne diten e Shen Valentinit.

"Paris ka akoma ndjenja te forta per Madden dhe u ndje keq kur pa fotot. Ajo eshte ende shume e vendosur te kthehet serish me ish te dashurin dhe eshte gati te beje gjithcka per t’ia arritur”, ka deklaruar nje burim. Madden dhe Perry kaluan nje feste romantike me Las Vegas me 14 shkurt, por kengetarja ka siguruar se ata jane vetem miq.

http://www.kupid.tk

2Show Bizz(VIP) Empty Re: Show Bizz(VIP) Tue 26 May 2009, 00:24

factoяi-(Admin)

factoяi-(Admin)
Administrator
Administrator

Beyonce Knowles dëshiron të bëjë një pauzë dyvjeçare nga karriera e saj muzikore dhe filmike.
Këngëtarja/aktorja, e cila është e martuar me reperin Jay-Z, është e gatshme që të heqë dorë nga puna për një kohë, me qëllim që t’i përkushtohet jetës së saj private.

“Prioritetet e mia po ndryshojnë dalëngadalë. Kështu që, pas këtij turneu ndoshta do të ndjej lodhje dhe do të bëj dy vite pushim. Kam punuar shumë dhe e meritoj pushimin”, ka thënë Beyonce.

3Show Bizz(VIP) Empty Re: Show Bizz(VIP) Tue 26 May 2009, 00:25

factoяi-(Admin)

factoяi-(Admin)
Administrator
Administrator

Jennifer Hudson është fejuar për të dytën herë, pasi që i ka propozuar martesë partnerit të saj David Otunga.
Në shtator të vitit të kaluar, për ditëlindjen e Hudson, Otunga kërkoi nga aktorja/këngëtarja që të martohej me të.

Dhe derisa atëherë ylli i filmit “Dream Girls” kishte thënë ‘PO’, ajo e ka bërë të njëjtën gjë vetë duke bërë një propozim romantik, po në ditëlindjen e Otungas.

Fituesja e Oskarit ia kishte blerë një unazë diamanti të fejuarit të saj dhe në këtë mënyrë ia ka kthyer nderin duke bërë një gjest që e përforcon edhe më shumë lidhjen e tyre.

4Show Bizz(VIP) Empty Re: Show Bizz(VIP) Tue 26 May 2009, 00:26

factoяi-(Admin)

factoяi-(Admin)
Administrator
Administrator

Këngëtarja australiane, Kylie Minogue, e cila në vitin 2005 ishte diagnostikuar me kancer të gjirit, është paraqitur në Manhattan të enjten në një ceremoni të veçantë për të promovuar një shoqatë bamirëse, e cila ka për qëllim të sigurojë sa më shumë donatorë të palcës kockore për të ndihmuar në mjekimin e personave të sëmurë me leukemi.
Minogue ishte e ftuar si mysafire nderi në këtë ceremoni, e cila ishte pasuar me një eveniment për rritjen e fondeve për fushatën anti-kancer.

5Show Bizz(VIP) Empty Re: Show Bizz(VIP) Tue 26 May 2009, 00:26

factoяi-(Admin)

factoяi-(Admin)
Administrator
Administrator

Grupi i rikthyer Black Eyed Peas, ka vazhduar të kryesojë edhe për një javë në top listën amerikane.
Hiti i grupit “Boom Boom Pow”, kryeson top listën amerikane të muzikës pop edhe pas katër javësh pasi morri kreun.

Jamie Foxx ka marrë pozitën e dytë me hitin e tij “Blame It”, derisa hiti i Lady GaGa, “Poker Face”, ka zbritur në pozitën e tretë.

Debutimi më i lartë ka qenë Eminem me “3am”, që ka marrë pozitën e 32-të.

6Show Bizz(VIP) Empty Re: Show Bizz(VIP) Tue 26 May 2009, 00:28

factoяi-(Admin)

factoяi-(Admin)
Administrator
Administrator

Reperi Flo Rida do të bashkëpunojë me Black Eyed Peas duke dhuruar zërin për singlin e ri të grupit, remiksin e këngës “Boom Boom Pow”.
Grupi lëshoi këngën në muajin mars dhe kjo u ngrit në maje të top listës amerikane, duke zbritur yllin e hip-hopit me “Right Round” për pesë vende.

“Dëshiroj ta realizoj atë (bashkëpunimin). Do të jap 200% nga vetja dhe definitivisht do ta jap zërin në këtë këngë”, ka thënë Flo Rida.

Reperi nuk do të ndalojë bashkëpunimet me emra të njohur, pasi ai shpreson të punojë edhe me Kanye West.

Esmi

Esmi
member
member

Aktorja Eliza Dushku ka vendosur të ndikojë në rritjen e vetëdijes për të ndihmuar fëmijët ish- ushtarë nga Uganda.

Aktorja me prejardhje shqiptare udhëtoi në Uganda për të kuptuar vështirësitë e fëmijëve të cilët po mundohen të ri-integrohen në shoqëri pas pjesëmarrjes së tyre në luftë si ushtarë.

“Mëson shumëçka të cilën nuk e gjen në ndonjë libër... atje takon njerëz dhe i dëgjon tregimet e tyre nga dora e parë”, ka shpjeguar aktorja pas udhëtimit në shtetin afrikan

8Show Bizz(VIP) Empty Vidhet qaforja e diamantit e Eminem Fri 05 Jun 2009, 01:56

Esmi

Esmi
member
member

Një zinxhir qafe diamanti i Eminem, i cili vlen afro 60 mijë dollarë është vjedhur nga dhoma e hotelit e reperit.

Ylli i hip-hopit raportohet se nuk arrin t’i gjejë disa gjësende të tij të vlefshme mijëra dollarë, përfshirë laptopin personal, pasi dhoma e tij e hotelit është grabitur gjatë vikendit.

Plaçkitja thuhet se ka ndodhur gjatë kohës sa krijuesi i hitit “We Made You” ndiqte ndarjen e çmimeve MTV Movie Awards në Gibson Amphitheatre në Universal City, Kaliforni gjatë të dielës mbrëma.

9Show Bizz(VIP) Empty Martohet Rozana Radi Fri 05 Jun 2009, 01:57

Esmi

Esmi
member
member

Që në fillimet e lidhjes është munduar me doemos që ta kundërshtojë duke ruajtur me fanatizëm ‘sekretin’ duke mos dashur më të flasë për jetën e saj private. Shumë shpesh për këtë gjë ajo ka zënë një vend të caktuar në faqet rozë të gazetave ndërsa gjithmonë në fokus kanë qenë të dhënat më të fundit nga jeta sentimentale.

Tashmë për të gjithë është bërë i njohur në një mënyrë në tjetrën, djali nga Shkodra me emrin Edi që ka fituar prej kohësh zemrën e këngëtares Rozana Radi ndërsa interesi lidhur me këtë histori dashurie është në maksimum nga fansat. Vetëm pak kohë më parë, qarkulluan thashethemet se Rozana është fejuar me Edin, djalin për të cilin nuk jepen shumë të dhëna për shkak se ai nuk jeton në Shqipëri. Rozana e mohoi kategorikisht të ishte fejuar ndërkohë që lidhja vazhdonte më së miri dhe këngëtarja u bë shumë kohë që po shoqërohej me të. Ne në fakt nuk dimë të flasim për fejesën, sepse kjo tashmë i përket të shkuarës së këngëtares, e rëndësishme është që lidhja e tyre vazhdon dhe madje shumë e fortë, por ama nuk mund të rrimë pa treguar thashethemet e fundit që qarkullojnë për Rozin e më konkretisht për lidhjen e saj me Edin.

Ajo që po flitet gjithmonë e më shumë është një martesë e mundshme pas pak kohësh për dy të rinjtë, dhe burimet thonë që lajmi ka dalë nga njerëz shumë pranë këngëtares. E kontaktuar nga ne Rozi mohon gjithçka madje përgjigja e saj është: ‘Unë nuk e di, me kë po më fejojnë dhe martojnë njerëzit. Jeta ime private më përket mua dhe askujt tjetër’- përgjigjet ajo. Gjithsesi këmbënguljes sonë Rozi i përgjigjet edhe me rrëfimin e disa detajeve të vogla rreth lidhjes së saj me Edin. ‘Jam mirë me njeriun që dua. Ndihem shumë mirë me të. Gjërat na ecin për mbarë. Jetojmë mes Belgjikës dhe Shqipërisë’. Dhe ç’është e vërteta këngëtarja udhëton shumë shpesh, shkon në Blegjikë tek Edi, ndërsa dhe vetë djali shkodran kërkon ta ketë afër vajzën simpatike. Po kështu kemi arritur të mësojmë se Rozana ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët e Edit, e kryesisht me të motrën me të cilën takohët shpesh për të pirë kafe.

UDHËTIMET

Kohët e fundit Rozanën zorr se e kap në Tiranë. Të gjithë miqtë që e kontaktojnë në telefon, shpesh ky i fundit i del i fikur ndërsa vetë Rozi bëhet e gjallë pas pak ditësh teksa thotë se ishte në udhëtim. Lëviz shumë jashtë Shqipërisë qoftë për aktivitete pune, qoftë edhe për punët e saj personale. Belgjika është vendi që Rozi shkon më shpesh, sigurisht arsyet dihen. Oferta më e fundit që ajo ka marrë ka qenë realizimi i një kinoprove, për një film me metrazh të shkurtër për të cilin iu kemi rrëfyer pak numra më parë.Aktualisht Rozana është duke bashkëpunuar me Julian Dedën dhe Gentian Zenelin për vënien në skenë të një komedie treshe.

ÇMENDURITË E ROZIT

Të gjithë e njohin si një vajzë lozonjare, të sjellshme dhe shumë të qeshur. I do shumë njerëzit që e rrethojnë dhe me të cilët shpenzon një pjesë të mirë të kohës. Të gjithë e përkufizojnë si shumë çapkëne dhe që dëshiron të bëjë gjithmonë si i thotë koka, shpesh dukebërëedhe‘çmenduri’. Përmendim dy prej tyre këtu, dëshirën me insistim që ajo ka për të marrë pjesë në ‘Grande Fratello-n’ italian ku vendos të marrë pjesë në audicione derisa të fitojë, si dhe fryrjen e gjoksit me selikon edhe pse numrinereçipetavesiçthotëajo, nuk e ka të vogël, por thjesht për të ngjarë në plazh bukur.

10Show Bizz(VIP) Empty I ngjit me Bleron Fri 05 Jun 2009, 02:00

Esmi

Esmi
member
member

Show Bizz(VIP) 12432410
Pas këngës me titull “Facebook” ku shfaqet me një paruke të argjentë, Zajmina Vasjari ka menduar të dalë me dy klipe të reja njëri pas tjetrit, duke i paraprirë sezonit intensiv të koncerteve të verës. Sapo është duke përfunduar klipin e saj të ri, ku këndon e vetme për të filluar menjëherë punën për realizimin e një kënge në rrymën R and B, në duet me këngëtarin kosovar Blero. Dhe Blero, i cili si fillim la Zvicrën për Kosovën, shpresojmë të mos lërë Prishtinën për Tiranën, ndërsa është parë shpesh në kryeqytetin shqiptar.

Kështu pas fitores së çmimit “Best Male” në festivalin e Muzikës Moderne “Top fest 6” ka menduar të dalë me Zajminën, një duet i parashikuar të jetë i nxehtë. Dihet që bashkëpunimet janë më në modë se kurrë dhe ndaj Zajmina e cila si fillim ka kënduar me Kastron e Ratin, të nisë ta provojë me Bleron, për të cilin ky bashkëpunim do të pasojë atë me Leonora Poloskën. Zajmina tani përpiqet të jetë e rezervuar dhe të menaxhojë atelienë e saj me fustane nusërie, në një nga pallatet e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Si dhe me koncertet jashtë Shqipërisë që janë shumë fitimprurëse për të.

Nuk dihet ende nëse dy klipet e saj të reja do sjellin një Zajminë ndryshe në look, megjithëse ngjyrës së verdhë të flokëve u ka thënë “lamtumirë” që në klipin “Një më shumë e një më pak”. Tani e vendosur që të ruajë ngjyrën e flokëve pis të zeza, ashtu siç u shfaq në klipin ku i këndohej një tradhtie. U shfaq krejt ndryshe në atë klip me stilin e flokëve si Rihanna dhe me fustanet ku dominonin shumë ngjyrat. Duke u bërë brune nga bjonde klasike, ka vendosur të mos e ndryshojë ngjyrën e zezë të flokëve, për një kohë të gjatë pasi ka pohuar vetë se ndihet vërtet mirë.

Esmi

Esmi
member
member

Kledi Kadiu enderron te behet pedagog i shkolles se talenteve ne emisionin “Amici” dhe njekohesisht edhe krahu i djathte i drejtueses se sketij spektakli, Maria De Filipi.

Balerini i njohur shqiptar u rrefye se fundi ne nje interviste ne faqen e internetit Tgcom. Kledi ka treguar se deshiron gjithashtu, qe librin “Me mire se nje enderr” ta shnderroje ne film, por per kete eshte ende heret.

I pyetur se cilet jane dy balerinet me te zote te zbuluar nga De Filippi, ai ka thene se jane dy shqiptare, Leon Cino dhe Anbeta Toromani.

Persa i perket kthimeve ne Shqiperi, Kledi ka treguar se i ndodh qe te udhetoje shpesh. “Situata eshte permiresuar, eshte nje vend ne zhvillim”, eshte shprehur Kadiu.

12Show Bizz(VIP) Empty Mandy Moore - aktiviste afrikane Fri 05 Jun 2009, 02:04

Esmi

Esmi
member
member

Këngëtarja dhe aktorja Mandy Moore është bërë fytyra e famshme e fundit e cila do të japë kohë dhe para për të ndihmuar popullatën në vendin e prekur nga lufta në Afrikë, Sudan.

Ylli i filmit "Saved", sapo është rikthyer nga udhëtimi i saj i parë në Afrikë dhe thotë se përvoja e fundit ka pasur ndikim të madh në të dhe ajo mezi pret të rikthehet atje të ndihmojë njerëzit me malarie.

"Ishte një udhëtim humanitar në Sudanin jugor dhe kurrë nuk kish qenë më herët në Afrikë dhe u dashurova. Mendova, 'Dua ta shoh gjithë kontinentin'. Edhe pse Sudani nuk është vend pushimi, u dashurova me njerëzit dhe shpirtin e tyre", ka thënë aktorja./

Esmi

Esmi
member
member

Blero fitoi çmimin “Best male” në “Top fest 6”

Jam më i dashuruar dhe më i lumtur se kurrë

Një nga artistët që bëri më tepër përshtypje në finalen e “Top fest” ishte Blero. Dalja surprizë në skenë gjatë interpretimit të reperit FK, me të cilin ai dhe Dafi (Dafina Zeqiri) kanë bashkëpunuar në klipin “La vida loca”, si dhe performanca e veçantë, provokuese, e këngës me të cilën rrëmbeu çmimin “Best male”, e bënë Bleron një nga artistët që dalluan në spektaklin e së dielës në pallatin e sporteve “Asllan Rusi”.

Këngëtari nga Kosova nuk e dinte se do ta rrëmbente pikërisht ai atë çmim për të cilin drejtuesja e “Top festit”, Albana Osmani, i kishte drejtuar më herët një pyetje me shaka. Blero është një nga këngëtarët meshkuj më të mirë shqiptarë, kështu që çmimi nuk ishte një surprizë. Përveç disa hiteve të tij, artisti nga Kosova dallon edhe për bashkëpunime të suksesshme.

Për shembull, “Kthehu ti”, një duet me Memli Krasniqin e “Ritmit të rrugës”, u shndërrua në hit në kohën kur u publikua dhe pëlqehet ende sot e kësaj dite; po ashtu dhe klipi me Dafin e reperin FK, “La vida loca” u bë tepër popullor që në transmetimet e para në televizionin “Supersonic”. Aktualisht, këngëtari që dikur jetonte në Suedi është transferuar në Prishtinë. Ky është një moment i mirë për të. Jeton në vendlindje, ka në krah një person që e do (zonjushën misterioze “I hate you”) dhe po përjeton vazhdimisht suksese në karrierën muzikore.

Blero, urime për çmimin që sapo morët në “Top fest”, një çmim i merituar! Cilat janë emocionet pas një çmimi që të vlerëson si “Best male”, pra mashkulli më i mirë në muzikën shqiptare?

- Faleminderit! Emocionet janë të shumta, normalisht që ndihem i gëzuar pas marrjes së trofeut. Është një çmim që më bën të ndihem më se i vlerësuar!



Kur Albana të pyeti se çfarë duhet të ketë një mashkull të jetë “Best male”, ti the: “Të jetë i bukur”. Mendon se të kanë vlerësuar për faktin se je tërheqës, apo sepse e pëlqejnë muzikën që ti bën?

- Unë bëra pak shaka atë natë, sepse jam më se i ndërgjegjshëm që një këngëtar nuk vlerësohet për pamjen e tij të jashtme, ndonëse ajo ndikon në njëfarë mënyre në karrierën tonë. Mendoj se te një këngëtar vlerësohet së pari muzika e tij, kështu që mendoj se çmimin e kam marrë për këtë arsye.

Ndërkohë, në finalen e “Top fest” pamë një performancë tipike për MTV-në dhe një gjest të guximshëm kur dy gocat u puthën. E kujt ishte ideja e kësaj çmendurie?

- Ideja ishte e një koreografi maqedonas dhe mua më pëlqeu, ndaj mora guximin dhe e bëra. Normalisht, shpresoj që njerëzit të mos më keqkuptojnë, sepse janë gjëra që ndodhin.

Blero, ti ke bërë dhe bën shumë gjëra që ndodhin për herë të parë në skenën shqiptare. Ndihesh ndopak me fat dhe i vlerësuar që po bën në skenën shqiptare gjëra që ende nuk janë provuar në shoubiznesin tonë?

- Unë jam artist dhe skena për mua është e shenjtë. A i bëj gjërat për herë të parë apo jo, unë nuk mendoj kështu.

Çfarë mendon për edicionin e sivjetshëm të “Top festit”? Çfarë note do t`i jepje nga 1-shi te 10-a këtij spektakli?

- Pa diskutim që do t`i jepja notën 10. Po të mos e vlerësoja “Top festin” nuk do të kisha marrë pjesë në këtë festival.

Cili nga kolegët e tu të pëlqeu më tepër në këtë edicion?

- Dafina Zeqiri.

A je dakord me çmimet që janë dhënë në “Top fest” këtë vit e në veçanti me çmimin e madh? Të pëlqeu kënga e Lindës?

- Kënga më ka pëlqyer deri diku, por vokali i Lindës më pëlqen jashtëzakonisht.

Ndërkohë që në “Top fest” u vlerësuan shumë edhe këngët e disa prej bashkëpunëtorëve të tu, si Dafi apo FK... Besoj je gëzuar që edhe miqtë e tu u vlerësuan në këtë festival, apo jo?

- Normalisht, më është bërë shumë qejfi që krejt treshja e klipit “La vida loca” u nominua në tri kategori të ndryshme dhe për fat, të tre ne fituam nga një çmim.



Kësaj radhe në “Top fest” shumica e çmimeve u morën nga këngëtarët që vinin nga Kosova dhe Maqedonia. Çfarë do të thotë kjo për ty?

- Unë mendoj se nuk duhet bërë dallim duke u nisur nga vendi ku jeton, sepse tek e fundit jemi të gjithë shqiptarë.

Kur more çmimin u shprehe se ia dedikoje atë një personi, të cilit madje i the publikisht “I hate you” (të urrej).

- Kjo është femra që tërë jetën e kam kërkuar dhe më në fund më gjeti ajo mua. Shprehja “I hate you!” ka një domethënie krejt të kundërt në këtë rast. Nuk kam qenë kurrë më i lumtur se sa jam tani.

A mund ta dimë se kush është ky person kaq special për ty?

- Më vjen keq por nuk mund t`ua them, sepse është diçka tepër private. Megjithatë, do ta kuptoni me kalimin e kohës se cila është ajo.

Për një personazh VIP si je ti, i adhuruar dhe dëshiruar nga mijëra femra, a është e thjeshtë t`i dedikohesh vetëm njërës?

- Deri pak kohë më parë nuk besoja se mund t`i dedikohesh vetëm një femre, por ja që tani që kam njohur një njeri special kam ndryshuar mendim. Them se është e mundur diçka e tillë.

Mendon se mund ta duash përgjithmonë dikë?

- Po!

Çfarë të tërheq më tepër te një femër?

- Personaliteti i saj.

Dhe çfarë nuk do të dëshiroje kurrë që ta kishte një femër me të cilën ti do të doje të ndërtoje një lidhje?

- Nuk do të doja të ishte gënjeshtare, sepse i urrej gënjeshtrat.

Cila mendon se do të ishte mënyra ideale për t’i propozuar për martesë vajzës me të cilën do të kesh ndërmend të ndërtosh jetën tënde?

- Për mendimin tim nuk ka shumë rëndësi mënyra se si e bën propozimin, e rëndësishme është që ky propozim të vijë në momentin e duhur.

Në një lidhje kur ka tradhti dhe ndarje, kush e ka zakonisht fajin sipas mendimit tënd: djali apo vajza?

- Nuk mendoj se në të tilla raste e ka fajin njëri apo tjetri. Nëse ndodh që djali dhe vajza të ndahen, kjo do të thotë se ata nuk janë të lumtur në këtë lidhje. Kur ndodhin të tilla gjëra, atëherë e kanë të dy fajin.

Më mirë brunet apo biondet?

- Të mira janë të dyja.

Cili do të kishte qenë, sipas Bleros, vendi ideal për të njohur një femër?

- Nuk ka vende ideale, por mendoj se një rol të rëndësishëm luan fati. Rastësia është mbret i botës.

Si do të reagoje po të të jepej mundësia të krijoje një lidhje me një femër të njohur të ekranit?

- Ndoshta edhe është e njohur ajo që kam në krah aktualisht.

Po afron stina e verës. Ku do t`i kalojë Blero pushimet këtë vit?

- Nëpër koncerte besoj. Unë pushimet i bëj zakonisht në fund të shtatorit, sepse gjatë verës punoj. Sa për atë se ku do t`i kaloj pushimet këtë vit, ende nuk e kam vendosur. Do të konsultohem fillimisht me personin “I hate you” (qesh).

Të pëlqen jugu i Shqipërisë, e ke vizituar ndonjëherë?

- Po, kam qenë dhe më pëlqen shumë.

Thuhet se je vendosur prej pak kohësh në Prishtinë. Ke vendosur të jetosh përfundimisht në Kosovë?

- Për momentin jetoj në Prishtinë, është e vërtetë. Nuk mund të them se do të jetoj këtu përfundimisht sepse nuk i dihet jetës.

Ke realizuar disa klipe shumë të bukura kohët e fundit, disa janë bashkëpunime... E kujt ka qenë ideja për realizimin e këtyre bashkëpunimeve?

- Ideja në shumicën e rasteve është e imja.

Çfarë duhet të presim në të ardhmen nga Blero? Ndonjë këngë apo klip tani afër?

- Le të jetë surprizë kjo, sepse unë nuk ndalem, punoj shumë. Kjo falë fansave të mi që i kam më të mirët në botë.

14Show Bizz(VIP) Empty Rihanna flet per incidentin me Chris Tue 03 Nov 2009, 12:11

Adela

Adela
Administrator
Administrator

Show Bizz(VIP) Rihanna3
Per here te pare pas 9 muajsh nga ngjarja e dhunshme me ish-te dashurin e saj, Rihanna thyen heshtjen dhe ka folur per ate cfare ka ndodhur.

Chris Brown u akuzua se rrahu te dashuren e tij, ndersa fotot u shperndane ne te gjithe boten per pak minuta.

Pop Star, gjate nje interviste ne "Good Morning America", deklaroi se ajo cfare i kishte ndodhur asaj, mund t'i ndodhe kujtdo.

Rihanna u shpreh se ka qene shume e veshtire ta perballonte sa ndodhi, duke qene se Chris ishte dashuria e saj e pare.

Nderkohe kariera e saj po ecen shkelqyeshem dhe ne 23 nentor, pritet te dale edhe albumi i ri.

Adela

Adela
Administrator
Administrator

Show Bizz(VIP) Lindsay_lohan[img][/img]
Jennifer Aniston tradhetohet serish? Kur dukej se ish protagonistja e “Friends” kishte gjetur ekujlibrin ne jeten private, merr nje tjeter goditje te forte, por kete radhe jo nga Angelina Jolie.

Eshte Lindsay Lohan ajo qe i ka rrembyer te dashurin per t’u kuruar ndaj problemeve qe ka pasur me drogen dhe jeten e saj seksuale. Lohan ka udhetuar drejt Marokut me ish te dashurin e Aniston, Gerard Butler. A

ta kane shkembyer puthje. Ajo cka eshte e sigurt ne gjithe kete histoti eshte fakti se aktori skocez di shume mire se si te joshe, pasi e kaluara e tij eshte e mbuluar nga ngjyra roze e historive te shumta me femrat.


“Dua te gjej dike qe te me doje. Sa here mendoj per Samantha-n kam frike se mos kaloj ndonje atak ne zemer”, tha Lohan pak jave me pare kur mori fund edhe historia e saj homoseksuale.

16Show Bizz(VIP) Empty Bunny Lines te zonjat e Hollywood Tue 03 Nov 2009, 12:13

Adela

Adela
Administrator
Administrator

Show Bizz(VIP) Nicole-kidman-4
Mjafton nje buzeqeshje e theksuar, qe ne hunde te shfaqen dy tri rrudha te vogla qe duhen ndryshe Bunny Lines. Edhe pse trajtohen me botox, zonjat e Hollywood nuk i shpetojne dot, duke nisur nga Kate Hudson te Nicole Kidman.

Fenomeni sa vjen edhe behet me evident te hundet femerore te Hollywood, sidomos kur zonjat fotografohet ndersa qeshin me shpirt.

Bunny Lines jane pothuajse gjithnje rezultat i trajtimeve te Botox ne pjeset anesore te hundes.

Adela

Adela
Administrator
Administrator

Show Bizz(VIP) Altinbasha[img][/img]
E njohim si njeriun qe realizon spektaklin me te madh te humorit, “Portokalli”. Ai spikati para gjashte vitesh midis shume regjisoreve te rinj dhe tashme eshte konsoliduar ne krye te trupes se madhe qe solli nje ere te re ne historine e humorit shqiptar.

Regjisori i shume shfaqeve ne Teatrin Kombetar, ne ate te Prishtines dhe Shkupit, ai qe fshihet pas ketyre realizimeve eshte Altin Basha. Por pervec realizmeve ne vite, Altinin keto kohe e gjen duke bere pergatitjet e fundit per publikimin e telenoveles “Komuna e Parisit”.

Arritjet e tij kane nje sekret. “Se bashku kemi ngritur ate lloj piramide, qe i kemi vene emrin ‘tavoline’, qe eshte ajo e suksesit, por ne raste te vecanta edhe e sherrit, e debatit pastaj e konstruktivitetit”, shprehet Agron Llakaj. Por jo vetem kaq, per Llakajn te kesh bashkepunetor si Altini, eshte kenaqesi.

“Besoj se kemi gjetur frymen e komunikimit, e cila ne nje fare menyre tashme eshte kthyer ne nje trase me shine te gjate. Asnjehere nuk e kemi konsideruar miqesine jashte anes profesionale”, thote Llakaj.

Edhe per Ilirianen, bashkeshorten dhe bashkepunetoren e tij, te punosh me Altinin eshte bukur, por jo vetem kaq.

“Ka te mirat e veta sepse ne kuptohemi me mire per punen. Une e di se cfare mendon Altini dhe ai e di se c’pret prej meje. Kjo eshte ana e mire, pastaj te keqijat jane sepse Altini gjithmone nguron pasi nuk do qe njerezit te thone: ja kjo eshte gruaja e Altinit”, thote Iliriana.

Ajo na rrefen se ishte puna e perbashket qe i ka njohur te dy. “Ne jemi njohur permes punes. Altini ka punuar ne nje shfaqje ne Prishtine, aty une beja kostumet dhe ky regjine. Aty u njohem”, thote Iliriana.

Me kalimin e vieteve, puna e tyre nuk ka ndryshuar, por jeta po. Altini ka dy femije te mrekullueshem: Engjellushen dhe Erblinin, ku koha e lire e tyre eshte e perqendruar vetem tek ata.

Ashtu sic sjellin vitet ndryshmet dhe arritjet artistike te Altinit, edhe dashuria e Erblinit dhe Engjellushes eshte e njejte per babain e tyre.

18Show Bizz(VIP) Empty Del ne shitje shtepia e Hitlerit Thu 05 Nov 2009, 07:55

Adela

Adela
Administrator
Administrator

Show Bizz(VIP) Shtepia-e-hitlerit_1Autoritetet komunale te Braunau-am-Inn, vendi austriak ku ka lindur Hitleri, po perpiqet te ndaloje shitjen shtepise se tij te lindjes, me friken se mund te kthehet vend kulti per fanatiket.

Por komuna nuk ka fondet e mjaftueshme per ta bere vete blerjen.

Shtepia e cila jepet per 2 milione euro, ka nje siperfaqe prej 2 mije metrash katrore dhe eshte tre kate e larte.

Pronesia e shtepise i eshte ridhene familjes Pommer ne 1952, pas disa sekuestrimesh qe u eshte bere ne kohen e luftes.

Gjate viteve ndertesa eshte perdorur per qellime te ndryshme nga biblioteke publike deri ne banke private, ndersa aktualisht eshte qender per mbajtjen e personave me aftesi te kufizuara.

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi