Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Faktorët që çojnë një mashkull në një lidhje tjetër

3 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Admin

Admin
Administrator
Administrator

Je i martuar prej disa vitesh? E ndjen se pasioni midis teje dhe gruas po zhduket pak e nga pak? E ndjen se nuk mund të jetosh pa të, pasi bashkë me dashurinë, të lidh respekti dhe mirëkuptimi. Me pak fjalë, marrëdhënia juaj është harmonike, por të mungon diçka. Të mungojnë ato netët kur bëje dashuri çmendurisht, kur ajo të priste më shumë e zhveshur se e veshur dhe ti, që hidheshe i lumtur mbi darkën e nxehtë për një seks të paparë. Më parë ose më vonë të gjitha këto ndikojnë në një marrëdhënie.
Shkaktarët
Shkaqet janë të shumëllojshme: stresi dhe rutina e përditshme, fëmijët, përgjegjshmëria e shumë gjërave njëkohësisht kanë vënë vulën mbi personalitetin tuaj. Ke filluar të bëhesh tullac, të ka dalë barku dhe të zë gjumi ndërkohë që reklamat në televizor ndërpresin filmin që jepet pas edicionit të lajmeve në orën 19.30. Ndërsa ajo ka shtuar disa kilogramë, nuk i ka më gjokset të rrumbullakëta dhe të mbushura si përpara se të ngelte shtatzënë. Të gjitha këto të shkatërrojnë, ngadalë por në mënyrë të sigurt jetën seksuale. Çfarë duhet të bësh për të rregulluar situatën dhe për të sjellë sërish pasionin në dhomën e gjumit? Përgjigjen mund ta gjesh si më poshtë. Por çfarë duhet të bësh atëherë kur ke bërë çdo gjë të mundshme për të "ringjallur" marrëdhënien, ndërsa përpjekjet tuaja s'kanë pasur sukses? Ke dy variante: të divorcohesh dhe kërkon lumturinë te një femër tjetër. Ose të plotësosh "dëshirat seksuale" me femra të tjera, pra të tradhtosh gruan.
Ç'thonë ekspertët
Divorci është tejet i pakëndshëm dhe lë plagë në shpirtrat e protagonistëve, kështu që ekspertët rekomandojnë variantin e dytë, për më tepër që nuk ke motive reale për t'u ndarë dhe marrëdhënia juaj është e këndshme nga shumë pika. Por si t'ia bësh ta tradhtosh pa marrë vesh ajo këtë gjë, çka do të sillte shkatërrimin e familjes dhe pa e lënduar. Kryesisht, kjo gjë nuk mund të evitohet, por mund të nisesh nga shprehja "çfarë nuk di, nuk mund të lëndojë", po ju japim disa këshilla se si të fshehësh ekzistencën e një (apo më shumë) të dashurave. Ekspertët ju paralajmërojnë se që jeta e dyfishtë ka të këqijat e saja. E para që na vjen në mendje tani është për shembull ndjesia dhe stresi për të gënjyer (dhe të mos harrosh ke thënë më e rëndësishmja) një person i cili gjatë gjithë jetës ka zgjedhur të jetë i sinqertë. Ndjesia e fajit është disavantazhi i dytë, dhe jo së fundmi, rreziku i humbjes së asaj që ke ti më të shtrenjtë (jo atë që po mendoni në këto çaste) dhe që e mbron me çdo çmim: familja. Në qoftë se do t'i marrësh përsipër këto rreziqe, kalo më poshtë te këshillat:
1. Nocionet e bazës "One night stand"
Përpiqu të kesh aventura, të themi brenda një nate, por është e rekomandueshme që çdo natë ta kalosh te krevati bashkëshortor me gruan tënde, në mënyrë që mos t'i japësh asaj mundësinë për dyshim. Me pak fjalë, mos u tako me një femër disa herë dhe përpiqu ta bësh këtë gjë përgjatë ditës atëherë kur duhet të jesh në orarin e punës. Pjesa me punën është e rrezikshme kur gruaja jote njeh kolegët dhe mund të mësojë aksidentalisht që ti ke munguar për disa orë, në një ditë pune. Në qoftë se ndodh kjo gjë dhe ajo mëson që nuk ke qenë në punë disa orë, përpiqu t'i japësh asaj argumente të forta: "kam dashur të të blej diçka të bukur dhe u largova ta gjej". Për të qenë i përgatitur, duhet të mbash përgjatë gjithë kohës, në makinë apo në zyrë apo diku tjetër një dhuratë të vogël. Mos apelo në shërbimet me pagesë! Evito sa të mundesh prostitutat. Indiferenca ndaj pastërtisë dhe kujdesit mund të të kushtojë: mos harro se SST-të (Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme) janë tejet të përhapura. Edhe në qoftë se përdor prezervativ, ekzistojnë sëmundje që mund të transmetohen përmes seksit oral. Plus që duhet të justifikosh paratë e shpenzuara atje, përballë gruas tënde.
2. Kushtet që duhet të plotësojë e dashura
Në qoftë se ke filluar një marrëdhënie jashtëmartesore, duhet të jesh tejet i kujdesshëm kur zgjedh femrën me të cilën po tradhton gruan. Duke kaluar mbi idenë "të jetë e re, e bukur dhe seksi", një e dashur duhet të jetë një femër e pavarur nga ana ekonomike, e cila nuk pret shumë kujdes nga ty që ta mirëmbash. Duhet të jetë një femër inteligjente, pasi është e rëndësishme që po e informon se keni thjesht një marrëdhënie strikte seksuale. Duhet ta dijë se je i martuar, pasi do të duhet të vendosësh disa rregulla që nga fillesat e aventurës tënde. Duhet të banojë në një apartament të sajin, në mënyrë që të shkosh ti te ajo. Hotelet janë një alternativë tjetër, por do të jetë tejet e vështirë që t'i justifikosh gruas paratë e harxhuara atje.
3. Si të ruash sekretin
Mos i thuaj as mikut tënd më të ngushtë që ke një të dashur. Mos dil kudo me të për krahu, apo në qoftë se është absolutisht e nevojshme dhe e pashmangshme, takojeni më parë dhe informojeni se nuk do të silleni si dy të dashuruar. Në qoftë se puna jote ka të bëjë me shumë udhëtime në interes të punës, mund të gjesh një të dashur në një qytet tjetër të cilin e viziton vazhdimisht. Bli një kartelë me parapagim, të cilin do ta fshehësh nga gruaja dhe përdore për të komunikuar me të dashurën. Mos i jep asnjëherë numrin e telefonit që e përdor çdo ditë kur jeni së bashku. Përpiqu të evitosh sa më shumë informata përreth vendit ku punon, ku e kalon kohën me gruan e shumë të tjera. Mos diskuto asgjë me të dashurën se çfarë po ndodh me ty, me gruan tënde apo me familjen, ndonëse është tejet tunduese t'i shprehësh pakënaqësitë në tymin e cigares, pas një seksi të nxehtë. Përpiqu sa të mundesh ta mbash adresën sekrete. Ki kujdes të mos të hapë portofolin kur jeni së bashku, pasi atje mund të marrë vesh adresën tënde. Ndoshta po mendon se përse po ju themi që të mbani sekrete për sa i përket adresës dhe familjes! Është i mirëditur fakti se femrat dashurohen më shpejt se sa meshkujt dhe po aq i mirënjohur fakti se "gjithë femrat kujtojnë se janë gra në qoftë se kanë qëndruar njëherë nën dhe dy herë sipër". Kështu, është e këshillueshme që të mos e përziesh marrëdhënien jashtëmartesore me familjen dhe të mundohesh sa më shumë të jetë e mundur të lësh një derëz ikjeje gjithmonë. Përpiqu të mos e zgjatësh shumë një marrëdhënie me një të dashur, pasi mund të arrish të dashurohesh pas saj më shumë se sa duhet. Sidoqoftë, në qoftë se e merrni parasysh rrezikun e disavantazheve, ju këshillojmë të bëni shumë kujdes!

http://www.kupid.tk

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥
Administrator
Administrator

meshkujt e shikojne jeten me shume me nje sy aventure sesa nje jete qe duhet jetuar e duhet krijuar familia e duhesh te kujdesesh...Jeta ka shum veshtiresi e mashkulli nuk kekron ti perballe ato por i duket me mire te shkateroje nje lidhje qe ka qene e frytshme deri ne nej moment sesa te perballe e te rregulloje ate...

jetmira

jetmira
member
member

meshkujt duan te kalojne kohen dhe prandaj shkojne sa tek njera e sa tek tjetra.

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi