Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

PERSE GENJEJME????

4 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1PERSE GENJEJME???? Empty PERSE GENJEJME???? Mon 27 Apr 2009, 18:17

Admin

Admin
Administrator
Administrator

Përse thuhen gënjeshtrat? Ky problem është ende i paksploruar nga shkenca. Psikologu Sean Spence dhe ekipi i tij në Universitetin e Sheffield, në Angli udhëhoqën një kërkim shkencor për të kuptuar si sillet truri i një gënjeshtari. Përmes rezonancës magnetite, funksionale për imazhet, ekzaminuan veprimtarinë celebrale të një grupi vullnetarësh. Ata duhet t’u përgjigjeshin disa pyetjeve, ndonjëherë duke thënë të vërtetën dhe ndonjëherë duke gënjyer.


Fillon që tre vjeç e nuk mbaron më: duhet të shtiremi për të mbijetuar
Falë imazheve të furnizuara nga rezonanca magnetike, kemi zbuluar që te gënjeshtarët aktivizohet një pjesë e veçantë e trurit, korja prefrontale, me një aksion të dyfishtë.
Nga njëra anë qelizat nervore ngadalësojnë instiktin e parë: atë të të thënit të së vërtetës. Qeliza të tjera të trurit në të njëjtën kohë merren për të përpunuar informacionet, për të të bërë të besueshme gënjeshtrën. E dini ç’do të thotë? Që impulsi natyral i njeriut do të ishte ai i të paraqiturit në mënyrë të ndershme dhe të sinqertë dhe rrëfimi gjepurave përbën lodhje. Sepse truri vihet në punë dhe nënshtrohet nga stresi.
Fëmijët nisin të gënjëjnë që 3-4 vjeç.

E bëjnë, sidomos, për të evituar dënimin e prindërve. Në krahasim me ata, të rriturit arrijnë të thonë, në rastet ekstreme, edhe një gënjeshtër çdo tre minuta muhabet. Mos ju duket shumë? Ekzaminohuni me kujdes, për një periudhë kohe mesatarisht të gjatë, dhe do të shihni që diskutimet tuaja janë gjysmë të vërteta, pohime të modifikuara, episode të mbyllura me art, apo sajime fund e krye. Problemi është që gënjeshtra, nga pikpamja sociale, është mënyrë sjelljeje, e nevojshme për të mbijetuar. Imagjinoni se ç’mund të ndodhte nëse në familje apo zyrë të thuhej gjithmonë dhe vetëm ajo që mendohet vërtet? Nëse i thua shefit që të duket i pazoti, apo një miku se me kalimin e viteve është më pak tërheqës, do të ishte një shkatërrim.

Problemi lind kur kapërcehen 20 gënjeshtra në ditë
Për gjithçka, ka një limit. Mund të jetë e kuptueshme gënjeshtra për të evituar halle apo telashe. Por kur ekzagjerohet, gënjeshtra bëhet patologjike dhe i bën keq kujt e tregon. Ekspertët janë dakord kur pohojnë se pragu maksimal i pranueshëm, për të mbetur në normalitet, është në pesë apo gjashtë gënjeshtra të vogla apo mesatare në ditë. Pa llogaritur gënjeshtrat shumë të shpeshta automatike, si ato kur dikush na pyet “si je?” dhe ne përgjigjemi “mirë” edhe pse ndihemi për ibret. Kur shpikjet e bukura e të mira janë më shumë se gjashtë dhe janë të mëdha, është e pranishme një psikopatologji: mitomania, ose pseudologji fantastike.

Mitomania
Mitomani priret të mohojë realitetin dhe ta manipulojë, duke ndërtuar një seri mitesh dhe duke gënjyer në vijimësi, e ndonjëherë duke arritur të besojë te gënjeshtrat e tij. E bën këtë sepse bota përreth nuk i pëlqen, por sidomos sepse do të tërheqë vëmendjen e të tjerëve tek ai dhe ndjen një nevojë të pakontrrolluar për të pohuar personalitetin e tij. Parë nga brenda janë njerëz artificialë, të pazotë të jetojnë emocione autentike. Askush nuk do të qëndrojë afër njerëzve të tillë. Dhe në përgjithësi gënjeshtarët shoqërohen nga boshllëku përreth.

Por në këtë pikë mund të ndërhyjë një kthim dramatik në realitet: bota, jo më korrekte në gënjeshtra, duket e pakapërcyeshme dhe shtyn edhe në depresion të rëndë. Por pa mbërritur në këto situata limite, cili është identiteti i gënjeshtarit të rregjur? Shpesh është një njeri me nivel të lartë arsimor, personalitet të fortë dhe tërheqës, dhe veçanërishti i vëmendshëm për atë që të tjerët mendojnë për të. Ka nevojë të jetë i çmuar dhe të vlerësojë: për këtë gënjen për gjithçka. Prirja për të treguar gënjeshtra godet burrat dhe gratë, por ndryshon mënyra e rrëfimit të gënjeshtrave.

Burri bëhet gënjeshtar për të përmirësuar imazhin e tij (me shefin e zyrës, apo me një vajzë). Gruaja, përkundrazi, shpesh fsheh të vërtetën për të mos bërë të ndjehet në siklet bashkëbiseduesi, për të mos e bërë të vuajë. Të zbulosh një gënjeshtar në flagrancë nuk është e lehtë, së paku në fillim. Nuk është e vërtetë se kush gënjen sheh gjetkë, lëviz duart, skuqet e kështu me radhë. Gënjeshtari të sheh drejt e në sy, sepse e di që po veproi ndryshe do të dyshohej për të. Bën lëvizje për t’u dukur i çlirët.

Një thes me gënjeshtra, të treguara për mirësjellje
Një pjesë e madhe e gënjeshtrave që thuhen çdo ditë futet në kategorinë e gënjeshtrave të mirësjelljes, si i përcakton Bella De Paulo, psikologe në Universitetin e Kalifornisë. Një shembull klasik është kur themi: “më pëlqen veshja jote” edhe kur s’jemi shumë të sigurtë. Mendojmë kështu për t’i bërë qejfin atij që kemi përballë. Gratë përdorin më shumë gënjeshtra të tilla se burrat, nga dëshira për t’u mbrojtur nga shoqja-shoqja. Kur në bisedë hyjnë meshkujt gjendja ndryshon. Për t’u bërë përshtypje meshkujve femrat shpikin atë që De Paulo e quan gënjeshtra egoiste, për të përmirësuar imazhin te biseduesi.
Gratë janë më të shkathta për t’u çjerrë maskën meshkujve gënjeshtarë, ndërsa për meshkujt është më pak e lehtë. Sipas një studimi në Europën Veriore, të tilla janë sidomos ato beqare. E kjo varet nga përvoja e tyre më e madhe.

Broçkulla linguistike, të shpikura nga shkencëtarët
Sipas shkencëtarëve të një universiteti danez janë përkufizuar disa kategori, si gjepurat gjuhësore, si ato të tpit “çfarë dite e bukur”, edhe kur bie shi për të tretën ditë radhazi dhe humori është përtokë. Ka pastaj dhe gënjeshtra jo-gënjeshtra. Për shembull: Një nënë pyet të bijën nëse pi drogë. Ajo përgjigjet me ironi: “Sigurisht mama, pi”.


Si të zbulosh se kush po të gënjen
Nëse ndërmjetësi është duke folur me një ton zëri më të lartë nga normali, ki kujdes: do të thotë që me siguri po vjen një gënjeshtër e mundshme.

Shikoje drejt e në sy dhe zbulo nëse bebet e tij të syrit janë të hapura: nëse janë, nuk tregon të vërtetën, në pjesën më të madhe të rasteve.

E ka trupin të mpirë dhe sforcohet të kryqëzojë sytë e tij me të tutë?
Eshtë si të pohojë: nuk dua të kuptosh që unë jam gënjeshtar.

Pyetjet janë shumë të thata dhe të shpejta?
Dëshira e tij është të të fusë në kurth në më të shpejtën e mundshme dhe në maksimum.

Përsërit disa fjalë apo fraza të tëra në mënyrë automatike?
Krijo perde tymi, mos i bëso në atë që thotë.

Kurohet me psikoterapi
“Kjo sëmundje mund të kurohet si gjithë sëmundjet e tjera, me psikoterapi, dhe mund të zgjasë vetëm disa muaj”, thotë Claudio Menacci, drejtues psikiatër në Fatebenefratelli të Milanos. Gënjeshtarët patologjikë kanë prirjen ta fshehin të vërtetën, për motive që gjithmonë e më shumë qartësohen. “Janë vanitozë, të papjekur emocionalisht dhe shumë të paqëndrueshëm”

http://www.kupid.tk

2PERSE GENJEJME???? Empty Re: PERSE GENJEJME???? Sun 31 May 2009, 12:22

Esmi

Esmi
member
member

Po nuk pat genjshtra, s'do te kishte te verteta. Pa njeren s'do ishte tjetra. Genjeshtra dhe e verteta bejne pjese te natyres humane.

3PERSE GENJEJME???? Empty Re: PERSE GENJEJME???? Sun 31 May 2009, 13:35

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥
Administrator
Administrator

Asnje njeri nuk eshte perfekt ,e nqs genjejne genjejne ose per te mos lenduar ose per te mbrojtur vetveten ose ndoshta per te mbrojtur dike tjeter...gjithsesi genjeshtra eshte pjese e natyres njerzore gjithkush genjen qofte e per nje arsye fare te vogel...askush nuk eshte i persosur...

Por mashtrimi eshte ndonjehere i pafalshem....

4PERSE GENJEJME???? Empty Re: PERSE GENJEJME???? Fri 23 Dec 2011, 04:03

jetmira

jetmira
member
member

Po te mos ekzistonin genjeshtaret,nuk do te ishte 1Prilli(dita nderkombetare e tyre).

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi