Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Meta fton Ramen ne nje debat publik

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Admin

Admin
Administrator
Administrator

Meta fton Ramen ne nje debat publik

Meta fton Ramen ne nje debat publik	  Meta10Kreu i LSI-se ne vijim e intervistes se tij ne Top Story ne Top Channel ka refuzuar replikat ne distance me kreun e PS-se Edi Rama dhe e ka ftuar ate ne nje debat publik pasi sipas tij kjo do t’i sherbente te gjitheve. Me tej Meta ka shtuar se Rama ka zhbere Partine Socialiste duke e futur ate ne zgjedhje pa nje program.

“Une nuk bej replike ne distance. Jam gati te perballem ne nje debat publik me Ramen. Shpreh keqardhjen me te madhe qe atij po i dhimbset kaq shume LSI-ja. Ai ndoshta pa dashje dhe pa kuptuar ka zhbere nje parti qe ekzistonte prej dekadash e la pa program, per here te pare PS hyri ne zgjedhje pa program. Per LSI-ne mos e qaje hallin do te kemi raste te tjera dhe jam i bindur qe koha do t’i jape te drejte LSI-se”, deklaroi Meta.

Me tej keu i LSI-se dhe shefi i diplomacise shqiptare tha se nuk ka patur asnjehere objektiv shkaterrimin e ndonje njeriu ne politike dhe se ne zgjedhjet e vitit 2005 ka kerkuar respektimin e Kushtetutes ku sipas tij LSI nuk u be pale ne fenomenin e “Dushkut”.

I pyetur nga analistet se pse duhet te votojne shqiptaret serish per LSI-ne Meta tha:

“Njerezit votuan per Ilir meten dhe LSI-ne per ate qe perfaqeson dhe serish do t’ia japin voten LSI-se. Prezenca e LSI-se ne qeveri do te ndikoje pozitivisht ne qeverisje duke e bere ate shume me transparente”.

Me tej zoti Meta shtoi se qeveria do te angzhohet ne cdo perpjekje te mundeshme qe opozita te jete ne parlament.

“Qeveria do te beje cdo perpjekje qe opozita te jete ne parlament sepse edhe per qeverisjen e vendit eshte nje gje me e mire”

Ndersa koalicionin me PD-ne kreu i LSI-se e cilesoi si nje kontrate midis dy paleve per te ecur perpara me nje program por qe absolutisht nuk do te thote qe LSI nga pozicioni qe ka sot ka ndryshuar programin e saj dhe se rezultati percaktuar nga qyetaret imponoi te formohet ky koalicion.

“Nuk eshte ceshtje lidershipi kjo ceshtje ka te bej me strategjine e gabuar per te shpikur patjeter krize. Humbja nuk mund te fshihet pas nje bojkoti. Edhe ne mund e mos dalim mire ne keto zgjedhje, por u japim mundesine njerezve per te zgjedhur. Po nuk pive uje nuk meson dot not”, ka perfunduar deklaraten e tij ne Top Story Meta.

http://www.kupid.tk
Share this post on: reddit

No Comment.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi