Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Linda Halimi: Perjashtimi nga Kenga Magjike

2 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Admin

Admin
Administrator
Administrator

Linda Halimi: Perjashtimi nga Kenga Magjike Linda-12
Këngëtaret nga Kosova, Linda Halimi dhe Nora Istrefi, të cilat u përjashtuan nga konkurrimi në “Kënga Magjike 2010”, vetëm dy ditë para netëve finale të festivalit në “Pallatin e Kongreseve”, kanë humbur njëkohësisht të drejtën për të konkurruar në 5 edicionet e ardhshme të kësaj gare muzikore. Penalizimi u bë për shkak të 30 minutave me vonesë të këngëtareve në prova, e përkufizuar dhe në rregullore. Por këngëtarja 21-vjeçare e quan vonesën një “arsye pa bazë”, dhe vendimin “diskriminues”. Ajo tërhiqet dhe nga festivali i RTSH-së, pas thashethemit që ka nisur të qarkullojë se fitues do të jenë çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.
Linda, jeni përjashtuar tashmë nga gara e festivalit “Kënga Magjike 2010” për 30 minuta vonesë në prova. Si u ndjeve dhe pavarësisht mërzisë, e pranon në vetvete këtë vendim?
U ndjeva e shokuar! Dhe mendoj se vonesa ishte arsye pa bazë (ndonëse ka qenë rregull në kontratë). Bashkë me Nora Istrefin dhe reperin Big D, ne ishim duke udhëtuar nga Kosova me shpejtësi për të mbërritur në kohë për provat, saqë për pak kemi bërë aksident fatal me makinë. Jam shumë e lumtur që kemi shpëtuar falë Zotit! Por pikërisht për këtë mendoj se në rastin tonë duhej të bëhej një lëshim. Ishte një incident shumë i rëndë ai që na ndodhi gjatë udhëtimit, dhe po ashtu në Tiranë kishte aq shumë trafik, saqë edhe po të kishim krahë të fluturonim s’do ia kishim dalë dot. Shkurt, mendoj se ka qenë diskriminim ky vendim, ndërkohë që tashmë jemi të dënuar, duke humbur të drejtën e pjesëmarrjes dhe për pesë vitet e ardhshme.
Ia shpjeguat arsyen e vonesës Ardit Gjebresë dhe në ç’mënyrë ai ua komunikoi këtë vendim?
Po, ia thamë. Por ai na komunikoi me telefon përjashtimin pasi u kishte thënë të gjithë kolegëve në prova të mos votojnë për ne sepse ishim jashtë konkurrimit. Në fakt, ishin momente konfuzioni për ne. Ishim në dilemë nëse duhej të shkonim në Pallat të Kongreseve apo të ktheheshim direkt në shtëpi. Nora në fillim e mori lehtë, por pastaj u bë shumë nervoze ndërsa vendosëm të ktheheshim në Kosovë pas gjithë atyre orëve udhëtim dhe lodhjeje.
Çfarë përgatitjesh kishit bërë për t’u shfaqur në festival? Veshjet si do ishin, po performanca?
Bashkë me Nora Istrefin dhe reperin amerikan me ngjyrë Big D kishim përgatitur një perfomancë të nxehtë për këngën tonë “All mine” në “Pallatin e Kongreseve”. Morëm bokse të mëdha me zjarr për natën finale, pra do improvizohej një zjarr i madh në skenë dhe unë kisha përgatitur veshjen time si ushtare seksi e bërë pis me baltë në dyluftim, Nora do të vishte një fustan të zi shumë seksi, ndërsa BIG D do të shfaqej si gangster rrugësh. Domethënë ka qenë performancë e përgatitur gjithë muajin me shumë investim. Por gjithçka shkoi kot…
Me përjashtimin natyrisht humbët mundësinë e votimit për këngëtarët e tjerë. Mund të na e thuash se cilët këngëtarë kanë humbur votën tuaj?
Tani po flas si spektatore e festivalit “Kënga Magjike”, kështu që çmimin e parë do ia jepja Greta Koçit, të dytin Ronela Hajatit, të tretin Argjentina Ramosajt. Këto për mua kanë qenë këngët më të bukura të festivalit, ndonëse edhe kënga e Rezarta Shkurtës na ka pëlqyer tej mase.
Gjithashtu, sapo ke vendosur të tërhiqesh nga konkurrimi edhe në Festivalin e Këngës në RTSH. Pse e merr këtë vendim?
Po, kam tërhequr tashmë këngën time, një baladë me titull “S’e kam pritur”, sepse thjesht nuk mendoj se një festival si ky më meriton mua si artiste aty. S’kam pse t’i bëj show një festivali kur e di se s’do marr gjë. Madje, duhet ta bëjnë shumë këngëtarë këtë që bëra unë. Sepse përderisa marr pjesë në këtë garë muzikore, pretendoj për diçka dhe nëse e di që ka hile, pse të lodhem kot, të investoj në veshje e perfomancë, ndërkohë që me ato lekë mund të bëj një këngë të bukur e ta lë mënjanë një festival kaq të korruptuar si ky i RTSH-së.
Pra, mes këngëtarëve është folur deri tani se kush do jetë fituesi? Ti i beson një lajmi që qarkullon thjesht si thashethem?
Po, është folur që fituesit do të jenë Alban Skënderaj dhe Miram Çani. Unë i dua të dy shumë dhe nuk jam kundër tyre apo kunder fitores së tyre. E theksoj jam kundër hiles, që pesë muaj përpara dihet fituesi. Nuk e di a po shiten këto çmime apo thjesht po i vendosin kështu, ndërsa na telefonojnë ne këngëtarëve të tjerë të marrim pjesë thjesht sa për të bërë show. Jam totalisht kundër logjikës së këtij festivali dhe di që ka shumë këngëtarë të tjerë si unë që i mundon ky fakt.
Ndihesh e zhgënjyer nga festivalet e Tiranës, janë këto situata që të nxisin të heqësh dorë nga konkurrimet?
Jo. Unë nuk ndihem shumë e zhgënjyer sepse jam vlerësuar shumë në festivale shqiptare. Thjesht kam kuptuar kohët e fundit se gjithçka është me hile dhe mendoj se është koha të tërhiqem pak nga festivalet.
Ndërkohë ende s’e ke një album tëndin, do të jetë kjo koha për t’u marrë me të?
Po, kam shumë këngë të reja që po i punoj dhe nga fillimi i vitit 2011 do të bëhem me albumin tim të parë.

http://www.kupid.tk

jetmira

jetmira
member
member

e moj linda duhet ta dish qe kur merr pjes ne nje vend duhet ti marresh parasysh edhe rregullat

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi