Me kerkese te prokurorise se Tiranes, gjykata firmosi urdher arresti ne mungese per tregtarin e karburanteve 'Taci Oil', i akuzuar per goditje per shkak te detyres ne bashkepunim ndaj gazetarit Mero Baze. (UPDATE) Kjo mase jepet pak dite pas dhunes se ushtruar ndaj gazetarit Baze megjithese Rezart Taci rezulton ende ne kerkim nga policia e shtetit dhe nuk dihet nese ai eshte ne Shqiperi apo jashte vendit. Masa ndaj tij eshte dhene ne fshehtesi nga gjykata, nderkohe qe ne pranine e medias eshte shqyrtuar vleftesimi i masave per dy bashkepunetoret e tij Irgen Selfo dhe Bledar Lilo. Prokurori i ceshtjes Gjergji Tako i tha gjykates se Mero Baze eshte qelluar per shkak te detyres. Dy te pandehurit u lane me arrest 'burg pa afat', nderkohe qe avokati mbrojtes kembenguli se dy klientet e tij jane vetedorezuar ne polici per te sqaruar situaten. Sipas ligjit per akuzen qe prokuroria u adreson te pandehurve ata rrezikojne nga gjobe deri ne tre vjet burg. |
Www.Qershia.Tk