Numri i postimeve : 194 Points : 386 Join date : 21/04/2009 Location : diku ne boten hipokrite...
Protesta e myslimaneve qe jetojne ne Athine, po i jep gjithnje e me shume nje karakter fetar dhunes. Sot ne mengjes ekstremiste te djathte i vune zjarrin nje xhamie ne Athine.
5 emigrante pesuan djegie te shkalles se dyte dhe po mbahen nen vezhgimin e mjekeve.
Kjo ngjarje e mengjesit te sotem pritet te shkaktoje tension te ri ne kryeqytetin helen, i cili ende nuk e ka marre veten nga protestat e dhunshme te dhjetor-janarit.
Edhe nje dite me pare pati perleshje ne Athine, ku u demtuan 75 vetura, 5 dyqane dhe u arrestuan shume persona.
Me nje vonese prej 48 oresh policia ka urdheruar nisjen e hetimeve per incidentin e se merkures, kur nje polic grisi nje Kur’an ne miniature qe e gjeti ne xhepin e nej emigranti aziatik.
Kjo ngjarje ka shkaktuar reagimin e klases politike dhe shoqatave te te drejtave nderkombetare, te cilet kane denuar aktin.