Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

<<< Shkruani poezi-vetem per dashuri >>>

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 <<< Shkruani poezi-vetem per dashuri >>> prej Mon 27 Apr 2009, 18:53

Admin


Administrator
Administrator
Arrow Arrow Arrow

http://www.kupid.tk

2 Re: <<< Shkruani poezi-vetem per dashuri >>> prej Mon 11 May 2009, 12:24

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥


Administrator
Administrator
TI
Ti do te jesh e imja se dikur te pata,
gjithmone ishim bashk kur na zinte nata
kur ma veje koken permbi gjoksin tim
buzet kishin zjarr jeta kish kuptim ti,
do te jesh e imja sepse prap te dua
nuk harrohen castet dhe puthjet e tua,
jam munduar shume qe ta gjej nje tjeter
por asgje nuk ka si dashuria e vjeter
ti ishe per mua dashuria e pare
zemren edhe shpirtin vec ta pata fal
andaj po te lutem mendo pak per ne
kujtoj ato fjal qe dikur mi the,
syt e tu te bukur askund nuk i gjeta
me ty shume me shpejt me kalonte jeta,
ishe dhe do te mbetesh ajo dashuri
qe ende jeton ne dy syt e mi..

SOT
Sot ke diten e marteses
e un fundin e ksaj jetes
edhe guri sduron ka me plas
sa kjo zemer sa shum te ka dasht

Un si hen e ti si djell
ti ne drit e un ne ter
e per darsem ta qoj si dhurat
zemren time sa shum qe tka dasht

Let shkatrohet e gjith bota
Se kto vite ishin tkota
qe ti fala ty dhe jeten time
ne dor ti ta lash !!!



Më e rëndë se toka Më e lehtë se hija
E vjeter sa lindja Pafund sa gjithësia
E ëmbël sa fjala E hidhur sa pikëllimi
E ngrohët sa falja E fortë sa qëndrimi
Rrënon edhe atje Ku fare ska ndërtuar
Ep fryte në atë vend Ku rrënjë ska lëshuar
E-ndrit errësirën Errëson ndriqimin
I pasuron ëndrrat Dhe ndalon ëndrrimin
Ujitet dhe jeton Edhe në shkretëtirë
Përballon acarin Dhe nuk ka të ngrirë
Rrallë kthehet aty Qe njëherë del
Është fuqi e fort Kur pushton s`pari herë
Pastron çdo plagë Dhe një ofshamë liron
Sa do t`jetë e dhimbshme Plagën e shëron
Vajin e kthen në këngë Ngushllimin në urim
Ndryshk unazat ne gisht Kur nuk ka bashkim
Kur ndizet t`parën herë Flaka e saj përjetohet
Vetëm prushi nëse mbetet Është e para dhe nuk harrohet
Syri nuk e shef Veshi nuk e dëgjon
Zemra është folea Që në të banon

3 Re: <<< Shkruani poezi-vetem per dashuri >>> prej Mon 02 Nov 2009, 10:34

Adela


Administrator
Administrator
Kujtoj me mall nje cast gezimi:
perpara syve mu shfaqe ti,
si vezullim i nje vegimi,
si engjell plot me bukuri.


N"andrralla jete zhurmekote,
ne dhembje jete e merzi,
me grishte larg fytyra jote,
dhe zeri yt plot embelsi.

Nga shqote e koherave qe shkuan,
keshtjell e enderrave m"u shemb,
me mjegull vitet ma mbuluan,
fytyren tende, zerin tend.

C"i ngrysa ditet gjithe brenge,
i zymte dhe ne shkreteti,
Pa perendi, pa shprese e kenge,
Pa lot, jete e dashuri.

Po ja me shkrepi prap agimi,
se perpara m"u shfaqe ti,
si vezullim i nje vegimi,
si engjell plot me bukuri.

Dhe rreh, me gas kjo zemra ime,
sepse ju kthyen perseri,
Dhe Perendi dhe frymezime,
dhe lot jet e dashuri.

4 Re: <<< Shkruani poezi-vetem per dashuri >>> prej Mon 02 Nov 2009, 10:34

Adela


Administrator
Administrator
Nese flas
emri yt do te degjohet
Nese qaj
loti im do te jesh ti.
Nese fle
fytyren tende te embel do t'shoh
dhe kur te zgjohem
me shume do te dashuroj..

5 Re: <<< Shkruani poezi-vetem per dashuri >>> prej Thu 08 Dec 2011, 07:29

jetmira


member
member
Nese dikush te mendon ajo jam une,
nese neteve rri pa gjume kete e bej se te dua shume.
Ti mos me bej qe nga syte e mi te rrjedhin lot,
mos me bej qe jeta te me duket e kot.
Mos me bej qe vdekjen ta kerkoj,
sepse vetem e vdekur do te te harroj.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi