Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

ESE........

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 ESE........ prej Mon 27 Apr 2009, 18:49

Admin


Administrator
Administrator
Koha rrjedh


Mbi qiejt pa kokë të indiferencës së kohës shkruaj me gërma të trëndafilta kohën e ekzistencës time aktuale 9.56 minuta po vete e 57. Fillimi i një revolucioni shpirtëror, mbase është rilindja, mbase fundi im, rrjedhja graduale e përditshmërisë sime. Piedestale frike më shoqërojnë si gardianë në një burg pa qeli, në një burg që të mbyt me hapësirën gjigande të tij. Buza ngec mbi një belbëzim:- Po ikën...Mundohem ta kap prej fustani, por ajo ka veshur pantallona.
10.00. Tinguj pa muzikë thurrin simfoninë e një homazhi pa sy, por verbëria më duket sikur e tejkalon verbërinë e tij. Flatra, copëza të një skenari të thyer në brigjet e identitetit tim. I mbledh . Përpara duarve formohet një shigjetë e drejtuar përpara: 10.06. E pashë, më buzëqeshi, iku, erdhi prapë. Jam duke kundruar 7 liqenet e kohës sime. Shumë të ngjashëm, jashtëzakonisht të ndryshëm. Metropole alatropike të krijuar nga shumëllojshmëri kohësh, nga kohërat e mia. 10.10, një ankand kohësh. Koha po shet minutat e saj. Xhepat e mi janë bosh. Nuk kam lekë të ble disa minuta. Ja, në fund të tij gjeta një monedhë një lekëshe me të cilën mund të blija një gjysmë minute.
Thirrje lënguese dëgjoja përpara këmbëve, Thirrja e një njeriu që kërkonte jetë. I nevojitej ajo gjysmë minute e imja. Ia dhashë. U fundosa bashkë me rrezikun e tij. Ajo ikën.... Rrobat e reja m’u lagën nga ajo fundosje. Balta e rrjedhës së kohës më ndot këpucët. Shpejtësia e rrjedhës së saj më lustron prapë. Tani jam paralel me të, ja, ia kalova, jam në fillim. Më buzëqeshi me ironi, më talli, më tha:
-Atë që e quajmë fillim shpesh herë është edhe fund, dhe të përfundosh diçka do të thotë ta fillosh.
Me veten zvarrë shkova në fillim të startit.
-Nisu!

http://www.kupid.tk

2 Re: ESE........ prej Wed 20 May 2009, 17:54

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥


Administrator
Administrator
Pak lot rrjedhin ne boten e reshkitshme te xhamit ,e dikush godet padashur flaten e barit.Nje enderr eshte shuar, pasi e shkeli kemba balten e njomet e ja prishi siperfaqen e lemuar.Eshte nje heshtje e pakthyeshme brenda nje qenieje njerzore qe capit dritat e qytetit lakmues, por qe sot ka pushuar nga shiu.Dikush lengoi thyeshem e habitshem mes vete horizontit te perhershem qe krijoi shpirti njerzor.Bota hesht nen dritherimat e buzeve qe kane minuta qe kane ngecur nga pikat e shiut, ku pervec buzeve lagte dhe floket e pafajshme .As yje por as hene, ashtu sic po mungonte gjithe diten dielli ,kishte ngrire dhe nje buzeqeshje gjithe diten e pakujdesur per te rrezuar shpirtin e sotem.Cuditerisht,. syte shikonin qiellin, ndoshta kerkonin te verboheshin nga vetetimat ose ndoshta nuk i dihej arsyeja e vertete e gjithe kesaj.Kishte lendim kudo ku shkelte plaga e pikave te shiut,e mes tyre dhe asaj bote te heshtur qe cafkiste mbi rrjedhen e ngjarjeve.Dukej qarte se ne mes te gjitha ketyre duhej nje pse e nje pergjigje e lidhur me shkencen, e brendesine e shpirtit.

(nga gentiana berberi)

3 Re: ESE........ prej Wed 20 May 2009, 17:55

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥


Administrator
Administrator
Poetët e Zemrës » Gentiana Berberi


Nese e sheh mike, se e di qe e ke prane… (Ese)


Nqs e shikon I thuaj se kam humbur per te gjetur lirine e zemres,por qe mos e genjesh e ti thuash qe nuk e dua me.Nqs e shikon i thuaj qe do te pres derisa te vije agimi e te perendoje perseri dielli e te linde perseri ai nje dashuri te re.Nqs e shikon thoi qe kam te incizuar gjithe fjalet e tua qe brengosen kete qenie,sepse kjo qenie te adhuron.Nqs e shikon thuaji qe po te shkruaj leter me fjale shekspiriane e qe neser do ta lexoje perseri per ta grisur sepse nuk ia vlen qe te mendosh me qindra here per ate qe do.Mikja ime e dashur gjithe lirizmin tim po ta shpreh e po te flas si pa e kuptuar per personin e zemres.E di ,qe do te te them se edhe per kete gje thoi nqs e shikon.
Nqs e shikon I thuaj qe po te ndjeje dhimbje ne shpirtin e tij te vije tek une se do ta kuptoj dhimbjen e tij me mire se vetja e tij se do te jete dyfish ky shpirt I lenduar . Nqs e shikon I thuaj qe kam pare ne enderr gjtihe lumturine tone qe ka shkuar, se ka qene vec enderr.
Nqs e shikon thoi qe nje zemer do I uroje gjithe ato cka deshiron pa e kuptuar perse do ta beje gjithe kete.Nqs e shikon I thuaj qe keni mare nje shpirt peng e spo kupton fare shkakun,perse eshte ende I varur nga ai.
E di?
Nqs e shikon mos harrosh ti thuash asgje!Ose thuaji qe te flas gjithmone per nje tjeter qe deshiroj ta dua sa ty,se nuk mund te dua tjeter sa ai.Mikja ime ,nqs e shikon I thuaj qe cdo pjesez e zemres sime turret te te harroje por dhe harrimi mbart syte e tu,qe c’do mengjes pres e kerkoj te gjej falje per gabimet e pafajshme.Mike …ti qe e ke afer, thoi qe e dua shume aq sa spres te lidh qenien time me kerkend askend!
Ah sikur ta dinte qe kam besuar se cdo gje mund te ishte prfekte,por nuk kam besuar se ai perfeksion do te ngelej zhgenjimi me I madh I imi.Mike I thuaj se e humba se nuk kam dashur te luftoj per fitore,ne fund te fundit keshtu eshte e shkruar…C’realitet I hidhur!
Mungesa e nje njeriu, mungesa e nje pjese te vetes sime!

(nga Gentiana Berberi)

4 Re: ESE........ prej Wed 20 May 2009, 17:56

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥


Administrator
Administrator
Poetët e Zemrës » Gentiana Berberi


Deshire ne pleqeri

(Bazuar tek nje proze e Maksim Gorkit)

Neqoftese jeta do te kishte fund, do te mendoja se te qenit I vdekur eshte perjetesi dhe do te falja cdo mesazh nga nje cope jete e panjohur.Do te humbisja aty ku kisha deshire dhe do te thoja cdo fitim te humbjes.Do ti jepja vlere te shemtuares dhe sendeve si dicka per te cilen ekzistojne vertet. DO te jetoja me realitetin dhe do te enderroja po aq shume por duke ndenjur me sy hapur ne driten e henes.Do te doja te flisja kur te tjeret te heshtin,te punoja kur te tjert lodheshin,po aq sa do te rrija zgjuar nderkohe qe te tjeret flinin.
Neqoftese Zoti do te me dhuronte nje cope realiteti per te ardhmen,jo nje deshire,do ta vendosja ne nje cope jete ku do te vihesha thjesht si I pamekatuari e do te studioja thjeshtesine time.Pastaj mbi trendafil do te vendosja petalet e pafajshme te skuqura nga rrezet e diellit mbi buzet e mia,si buzet e mia…
EH! O Zot!Neqoftese do te mundja te ktheja qelizat e vdekura ne nje derrase ,atehere do te kuptoja sesi mund te gdhendej nje pjese dhimbjeje ne zemren e lemuar,e po atehere do te shpresoja per te dale dielli.Pastaj mbi yjet do te pikturoja endrren e pafajshme ,figuren e Mona Lizes, nje poezi te Lermontovit dhe nje muzike te Bethovenit nga e cila do te dilte muzika me e bukur per dashurine e jetes, qe ta thote nje zemer qe eshte dashuri.
Do te derdhja lot mbi karafilat,per te ndier melankoline,e pastaj do te ndieja mbi xham trokitjen e pikave te shiut qe do te puthnin ngadale lotet e mi mbi petalet e karafilit.
Zoti I te gjitheve…neqoftese do te kisha nje cope jete rinore, nuk do te pushoja se theni njerzve ti japin lumturi sa me teper moshes se paharruar,dhe tu thosha se jane te dashurit e mi lumturia ime.Do ti shpjegoja cdokujt se jeta na le gjithmone ne sfida dhe hipoteza mendimesh,qe lene me pas njeres qe braktisin cdo gje per faj te nje ideje te cmendur qe do te ndryshonte rrenjesisht te ardhmen.Te moshuarve do tu tregoja se vdekja eshte perjetesia dhe qe pleqeria ndoshta eshte nje ure ndermjet nesh dhe nje rinie ne boten e pertejme.Kam mesuar kaq shume gjera prej gjithe ketyre njerzve,mesova se te besosh do te thote te perjetosh lumturine,mesova se bota ime eshte vetem nje: do te dashuroja pafundesisht,po aq sa do te kuptoja se njerzit I duhet te duan.Por do te doja te flisja edhe me te mencurit, ku midis tyre imagjinata ka te drejten me te madhe per te bindur njerzit,ku arsyeja kame shume per te bertitur dhe ku nuk mund te vendose cmimin e gjerave.Do te doja te pranoja gjithe ato dite qe kam jetuar,e qe neser do te ngelen si hapa te harruar,mbi nje stilolaps qe shkruan sot.
Zot! Do te doja te te falenderoja per nje deshire pleqerie qe ringjall ndoshta njollat e fundit te kesaj jete,se neser do te ndodhem I shkrire ne varrin qe do te mbulojne gjethet e geshtenjes.

5 Re: ESE........ prej Wed 20 May 2009, 17:57

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥


Administrator
Administrator
Poetët e Zemrës » Gentiana Berberi


Loje jete (Ese)


Dikur kam menduar se jeta eshte perjetesia, sepse e tille me dukej ne caste femijerie…C’dileme kohore!Tashme kuptoj se te qenit njeri qe i falet vdekjes, eshte ironi e letrave te fatit.Ndoshta do te doja qe te isha ne vendin e ketyre letrave dhe te ndryshoja kohen, por e di se ky eshte nje parealizim perkushtim i kote,bamiresira shpirterore.Harrova kalimin rrugezgjatur te gjithe kesaj nje enderr zhgenjyese, nje trendafil qe bie ere ne dimer e vere, vjeshte e pranvere.Megjithate, une gjurmova te vrisja vetveten, sepse mendon vetem per faktin e te jetuarit njeri, si fakt i pakundershtrueshem i kesaj bote.Dhe kuptova qe as dashuria por as urrejtia nuk celin te bashkuara per te realizuar moshmangien e njera tjetres, por ngelin te ndara si ceshtie teper zoteruese per te shfaqur hidherimin dhe kenaqesine kundrejt vdekjeve se personazheve jetesore.Pastaj e gjithe kjo do te linde e pakushtezuar sepse mbi te gjitha keto dickara s’mund te ekzistojne ndryshe vecse ashtu sic kane ekzistuar ne te tashmen e djeshme po ashtu edhe ne ate te sotmen.Cfare deklarate !Cfare kombinimi te cuditshem!Kenaqsi dhe hidherime te pashmangshme.Paralelizem plot fakte te pakryera qe cojne ne limite te pafundme te pafundesise .Une gjurmova te gjeja kuptimin e gjithe kesaj dhe gjeta ca lote te cilet ishin teper mallengjyes si mesazhi i nje jete qe po jetojme sot.Sot!E cfare eshte e sotmia!E cfare ngelet te jete e sotmia!Nje loje kohore qe shfaqet si e shkuar, si e djeshme qe ngelet ne kujtese.Asgje nuk humbet nga kjo jete mjafton qe ta realizojme ashtu sic i perket te tashmes, lojra fatesh, hedhje zaresh, ngjarje te pafundme ironizmash!Jeta eshte gjithmone pazar fitimi gjithmone “qan e qesh” sepse e tille ngelet ne huazimet shpirterorepo aq sa edhe paksa jetesore,…..

6 Re: ESE........ prej Thu 28 May 2009, 17:15

factoяi-(Admin)


Administrator
Administrator
Une, vjeshta e ndoshta ti...
Letargjia e rradhes nis me dilemen e ekzistences tende, i panjohuri im i shtrenjte. Flene te qeta enderrat e brishta, mbuluar me gezofin e bute te qetesise… flene te patrazuara nga demonet gjumeprishes… prehesh dhe ti.
Me shoqerojne besnikerisht syte e kureshtareve kalimtare. Nje i huaj shet perla fallso me cmime te ekzagjeruara, ne cepin perballe… Edhe nje vere pa ty. Ne dantellat e pemeve vjeshta qendis gjurmet e ngrohtesise se fundit… kerkoj pa pushim fytyren e njohur mes kalimtaresh te huaj. Vdesin me dhimbje dhe klithma kercitjesh te mekura gjethet nen shkelje… vdesin te ngrira perpelitjet e mia vjeshtore per te te gjetur, i panjohuri im fisnik. Kalitur ne enderrime ngjethese, ti ekziston gjithekund, pervec se ketu me mua.
Iluzion apo fantazi…?
Ndoshta thjeshte mosekzistence…
Lapidar i nje shpirti te bardhe…
Ti fli i paprekur ne cerdhet e nje ndjenje qe ste largon dot, se endrrat do te ti ruaj une… ti dileme e ideales.
Syte e kureshtareve mbeten te vetmit shoqerues ne rruget e vjeshtes. Nje i huaj shet pikturat e kopjuara te nje artisti, dhe mbi te bie bore… Mbeta vetem edhe kete dimer…

http://l.yimg.com/g/images/spaceball.gif

7 Re: ESE........ prej Tue 20 Dec 2011, 11:34

jetmira


member
member
Mos me...........

Mos me thirrni ne emer kur ju me tradhetoni,mos me mbani ne zemer kur ju me lendoni.Mos me genjeni se un shikoj,mos luani me mua se une kuptoj.Mos qeshni me ndjenjat e mia,mos u tallni nga miresia.As mos me beni si te forte kur une frike nuk kam,as mo me quani tradhetare sepse un nuk jam.
Mos se do te gabosh moj rivalja ime,mos ma quaj veten trime.Un miqesine te dhurova,por mesa duket shume gabova.Mos se ti me njeh mire,un ia realizoj vetes c'do deshire.Po qe nevoja edhe vdekjen e sfidoj,edhe pere3ndise forcen ia tre3goj....

Nuk jam me ajo qe shihje tek une,ajo qe isha e sinqerte shum.Sot jam nje dive e vertete,pasi keshtu mbijeton ne kete jete.Mos me thoni se kam ndryshuar,pasi edhe me humbje jam mesuar.Mos me beni sikur nuk nevojitem pasi e dij se interesin deshironi,edhe prandaj kur kam nevoje per ndihme ju me largoni.Kam qene e vogel kur tmerr kam perjetuar,por ato kujtime ne zemren time i kam strehuar.Ja se c'me beri kusherira me mori dashurine,dhe me solli vetmine.Do ta shihni kur te vuani edhe ju,por une do bej sikur nuk ekzistoj.


Rivalja ime ti edi:"Un nuk hakmerrem,por ama te kthej nderin"...............!

8 Femijria ime prej Fri 30 Mar 2012, 06:51

sala.m


member
member
Un femijrin time e kalova ne disa menyra,jeta ime nuk ishte si sot,sepse ishte fillimi i vitit pas luftes(2000).Un posa kisha lindur nuk ishin kushtet e mira,lufta qe shum e rend,por fati,qe askush nga familja ime dhe farefisi nuk ishin lenduar,por disa luftetar pesuan rend.
Kur hyra ne shkoll,aty gjeta miqesin dhe ardhmerin time,tani jam ne klas te gjasht.
Tani kam me shum arsimtar te ndryshem se ne klasat e tjera por,
FEMIJRIA IME ESHT E NJEJT Crying or Very sad

http://www.forumishqiptar.com

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi