Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Tradhtia e ka emrin burrë apo grua?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Tradhtia e ka emrin burrë apo grua?! prej Mon 27 Apr 2009, 18:16

Admin


Administrator
Administrator
Psikologët janë të mendimit se shumica e femrave tradhtojnë për t’ u ndjerë emocionalisht mirë dhe jo thjesht për nevoja seksuale. Interesante është se meshkujt nga ana e tyre pohojnë krejtësisht të kundërtën, duke theksuar se ata tradhtojnë më shumë për të përmirësuar ekuilibrin e tyre seksual se sa atë emocional. Ju a jeni e sigurt për veten tuaj dhe akoma më tepër për partnerin tuaj? Besoni se po të ndodheni përballë një bukuroshi apo bukurosheje, dy metra, me sy të kaltër, do të mund t’i thoni ‘jo” ngacmimeve të tij/të saj erotike? Nga ana tjetër, a do të rezistojë partneri juaj ndaj një bukurosheje, me lëkurë të tejdukshme e cila është edhe e zgjuar dhe ka humor? Ne vendosëm të analizojmë këtë temë kaq delikate dhe të vjetër sa vetë bota, të hedhim një vështrimin të shpejtë në mëkatet tona si dhe t’iu ofrojmë mënyra për të kuptuar nëse partneri juaj ... shëtit lule më lule. Sepse, le të themi të vërtetën, monogamia është e mrekullueshme, por tradhtia është tepër e këndshme... kur lexon rreth saj.
AI/ Pi alkool
Sipas sondazheve ka rezultuar se meshkujve, të cilëve ju pëlqen alkooli besojnë se tradhtia nuk është gjë e keqe. Ndërsa vetëm 18 % tregojnë se ajo, është e keqe.
AJO/ Ndjehet vetëm
Një grup psikologësh janë të mendimit se shumica e femrave tradhtojnë për arsye të përmbushjes emocionale se sa thjesht për nevoja seksuale.
AI/ Nxjerr shumë para
Disa shkencëtarë mbrojnë idenë se meshkujt, të cilët kanë një punë të mirë, që ju sjell fitime të mëdha, janë më të prirur për të tradhtuar. Kjo sepse atyre në përgjithësi ju pëlqen të rrezikojnë, si në çështjet profesionale ashtu edhe erotike.
AJO/ Ushqen familjen
Femrat e karrierës kanë më shumë shanse për t’u njohur me meshkuj si në ambientin e tyre familjar, ashtu edhe përmes marrëdhënieve publike. Zakonisht meshkujt adhurojnë një kolege-femër të tillë dhe bëjnë gjithçka për t’a shtënë në dorë.
AI/ Është djalë qyteti
Sipas studimeve, meshkujt që banojnë në zona të mëdha urbane kanë më shumë lidhje jashtëmartesore se ata të cilët jetojnë në zona rurale.
AJO/ Është në zi
Nëse njëri nga prindërit largohet nga jeta, një femër mund të guxojë të bëjë diçka, për të cilën nëna dhe babai nuk do të ishin dakord, sikurse është edhe tradhtia.
AI/ U martua pak kohë më parë
Disa të sapomartuar e kanë shumë të vështirë që të përshtaten me ndryshimet e reja të jetës së tyre, sikurse mund të jetë edhe martesa, ndaj dhe gjejnë prehje në lidhje jashtë saj.
AJO/ I pëlqen të rrezikojë
Femrave që ju pëlqen rreziku kërkojnë gjithnjë peripeci dhe janë më të gatshme për t’u përfshirë në aventura erotike edhe jashtë martesës.
AI/ Punon jashtë orarit
Një mashkull i cili punon me ritme të çmendura e ka shumë të lehtë që të shkelë kurorën e tij. Në fund të fundit, ai e ka të gatshme arsyetimin dhe të tjerët e kanë shumë të vështirë t’a zënë me presh në duar.
AJO/ Interesi
Femrat, të cilat lidhen në martesë për interes, nuk e kanë të vështirë që të tradhtojnë sa herë atyre ju jepet mundësia për të fituar diçka, sado e vogël të jetë vlera e saj.

Tradhtia, shenjat e para

Tregoni kujdes rreth të dhënave të mëposhtme, për të vërtetuar nëse partneri juaj ju tradhton.
Përgatitet të tradhtojë
Ndryshon shoqëri. Ndoshta kërkon që t’u shmanget konfrontimeve të ndryshme, por ju duhet ri mbani sytë hapur.
-Gjen një hobi të ri për t’u marrë në kohën e lirë. Një interesim i tillë i befasishëm mund të hedhë dritë mbi faktin se kërkon të bëjë për vete ndonjë studente të arteve
-Fillon të kujdeset për regjimin e tij ushqimor dhe pamjen e tij të jashtme shumë më tepër se më parë.
-Blen të brendshme të reja. Ndoshta shpreson se ndonjë njohje e re do të interesohet edhe për botën e tij të brendshme...erotike.
-Kundërshton me gjysmë zëri për të drejtat e tij ku shkelen. Nëse kjo nuk vjen nga stresi i madh që ka, atëherë duhet të gërmoni për ndonjë lidhje të fshehtë të tij.

Ka shkelur me të dyja këmbët

-Ju akuzon se e tradhtoni. Vetëdija e tij fajtore e bën që t’i shohë të gjithë si tradhtarë.
-Ju kritikon vazhdimisht. Ndonjë veçanti e juaja, që dikur e shikonte si të lezetshme, tani i duket e bezdisshme. Dhe kjo sepse përdor dobësitë tuaja si arsyetim.
-Nuk ju merr me vete në takimet që ka me kolegët. Shumicën e lidhjeve jashtë martese ai i ndërton në ambientin e punës.
-Ju sjell dhurata të paarsyeshme. Jo se nuk i vlerësoni lulet dhe çokollatat por cila është në fakt arsyeja që i pranoni?
-Nuk ju lë të përdorni pa praninë e tij telefonin apo kompjuterin e tij. Kohë më parë nuk kishte kundërshtim për një gjë të tillë.Disa shkencëtarë mbrojnë idenë se meshkujt, të cilët kanë një punë të mirë, që ju sjell fitime të mëdha, janë më të prirur për të tradhtuar. Kjo sepse atyre në përgjithësi ju pëlqen të rrezikojnë, si në çështjet profesionale ashtu edhe erotike.

http://www.kupid.tk

2 Re: Tradhtia e ka emrin burrë apo grua?! prej Sun 31 May 2009, 12:18

Esmi


member
member
Besoj se tradhetia nuk ka identitet...

3 Re: Tradhtia e ka emrin burrë apo grua?! prej Sun 31 May 2009, 13:40

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥


Administrator
Administrator
Mashkulli eshte shoku i qenit...femra fut (shejtanin)mashkullin ne shishe...

sipas asaj qe thashe me lart...mashkulli tradhton me teper se femra se kerkon kenaqesi e bie pre e djallezise se femres pasi femra ben veprime qe asnje mashkull nuk arrin ti kuptoje deri ne fund qellimin e saj..,ndersa femra tradhton me pak...e po ndodhi qe te tradhetoje eshte per shkak te nje lendimi te dikurshem,ose hakmarrje kunder po atij personi....ka raste qe nuk esht e besim...

4 Re: Tradhtia e ka emrin burrë apo grua?! prej Fri 23 Dec 2011, 03:59

jetmira


member
member
Besoj se tradhetia eshte jetim.............

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi