Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Gjerat që njerëzit pëlqejnë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Gjerat që njerëzit pëlqejnë prej Mon 27 Apr 2009, 18:15

Admin


Administrator
Administrator
Njerëzit i duan ata që shprehin interesim për ta

Njerëzit duan ata që interesohen për ta, për mendimet e tyre,që janë të vëmendshëm kur flasin dhe që diskutojnë në lidhje me to. Njerëzit duan ata që i ndihmojnë dhe që u falin dhurata. Dhurata mund të jete shumë modeste, por ajo sjell gëzim dhe jep siguri. Të gjithë e dimë se sa mirë ndihet një femer kur merr një dhuratë nga partneri i saj, aq më tepër kur kjo dhuratë nuk bëhet në ditë festash, por në një ditë krejt të zakonshme. Njerëzit kanë nevojë për dikë që t'i shprehin hallet dhe interesat e tyre, dhe nuk kanë nevojë për dikë që thotë: duhet të dini këtë dhe atë dhe të bëni këtë dhe atë. Kjo nuk ka efekt.

Njerëzit duan ata që janë të ngjashëm me ta

Prandaj njerëzit janë dhe egoist, sepse pëlqejnë ata persona që ngjajnë me veten e tyre, pelqejnë shijet e tyre, miratojnë vendimet e tyre. Sigurisht që njerëzit nuk i tërhqin ata persona që janë krejt të ndryshëm nga vetja e tyre, u shmangen atyre. Rast tipik marrin femrat. Ato terhiqen pas meshkujve që tregojnë interes për to, shoqerohen me ta vetëm se gjejne gjëra të përbashkëta dhe në momentin kur mashkulli shfaq diÇka ndryshe nga shijet e femrës ajo menjeherë shfaq psakënaqësi.

Njerëzit duan ata që i dëgjojnë

Njerëizit İ duan ata që dëgjojnë se Çfarë i mundon, jo të dëgjojnë tek flasin për vete, por të dëgjojnë bashkëbiseduesin se çfarë thotë dhe ti japin guxim për t’u shprehur. Kjo është e ngulitur në natyrën e njeriut. Njeriu deshiron të flasë për çështjet që e preokupojnë dhe dëshiron që bashkëbiseduesi të marrë pjesë në këto cështje. Për njeriun janë shumë të rëndësishme ngjarjet në jetën e tij personale, siç është diplomimi, posti i ri në punë, një marrëdhënie e re, martesa, lindja, vdekja, prandaj njeriu nuk rri pa reaguar ose komentuar në lidhje me këto ngjarje, së paku duke e uruar apo ngushëlluar personin tjetër për arritjet ose humbjet.

Njerëzit i duan ata që i respektojnë dhe nderojnë

Për nga natyra e tij, njeriu e do atë që e do, e respekton dhe e nderon. Nëse nga personi tjetër nuk respektohet dhe nderohet, as ai nuk e respekton dhe nderon pavaresisht nga pozita.

Njerëzit i duan ata që ua korigjojnë gabimet pa ua lënduar ndenjat

Duhet te kemi takt ne të folur,te marrim parasysh situatën në të cilën ndodhemi, personin që po komunikojmë. Menyra më e mirë për të kritikuar eshtë që të përmendim më parë gjërat me të cilat jemi dakort, pastaj vërejtjet. Kjo gje duhet të respektohet sidomos në marredhëniet në çift. Që të mos kalojmë në debate të kota duhet të dimë të shprehim pakënaqësitë në mënyrë të tillë që të mos e lëndojmë partnerin. ”Fjala e fundit të mos thuhet e para”.

http://www.kupid.tk

2 Re: Gjerat që njerëzit pëlqejnë prej Mon 11 May 2009, 12:12

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥


Administrator
Administrator
ke harruar njerzit duan ata qe i duan

3 Re: Gjerat që njerëzit pëlqejnë prej Fri 23 Dec 2011, 04:00

jetmira


member
member
Une dua ata njerez ata njerez qe me duan,por me shume ato qe kane guxim dhe me shprehin urrejtjen e tyre para syve te mi.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi