Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Disa teste per te dashuruarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Disa teste per te dashuruarit prej Thu 23 Apr 2009, 07:42

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥


Administrator
Administrator
SHIKIMI I JUAJ MBI DASHURINË
Asnjë njeri në këtë planet njëjtë nuk e përjeton njëjtë dashurinë. Disa ëndërrojnë dhe vetëm ëndërrojnë. Të tjerët e dijnë se deri sa largë mund të shkojnë. Përveq këltyre ka edhe fatalista, për të cilët jeta dhe dashuria është aventurë e bukur. Cilës kategori i takoni ju? Në përpjekje për të gjetur përgjigjen në këtë pyetje, filloni me këtë test…

1) Ëndërroni se dashuria e juaj është:
a) intrigante dhe senzuale
b) të rrezikshme dhe pasionuese
c) romantike dhe të qëndrueshme

2) Te personat e gjinisë së kundërt, e para që e vëreni është:
a) bukuria
b) siguria
c) sharmi

3) Takoheni me dike që din të komentoj fatin në letra. Si do të veproni?
a) i lejoni t`jua komentoj fatin tuaj në letra
b) jeni të bindur se është sharlatan
c) nuk i lejoni t’ju shikoj fatin në letra

4) Nga partneri pritni t’jua pushtoj zemrën me:
a) seks
b) gjëra praktike
c) ëndërra për dashuri të përjetshme

5) Do të dëshironit që takimin e parë ta përfundoni:
a) me puthje të zjarrtë
b) vetëm duke biseduar
c) në kinema

6) Ardhmëria është:
a) e paparashikueshme
b) më e mire se e tashmja
c) me riziqe

7) Nuk e duroni:
a) budallakinë
b) agresivitetin
c) të folurit e kotë

Cool Do të dëshironit të ishit:
a) romantik
b) misterioz
c) ngazëllyes-e

9) Ngjyra që ju më së shumti e adhuroni është:
a) e verdha
b) e kuqe
c) e kaltër e çeltë

10) kur i mbyllni sytë mendoni në:
a) punën tuaj
b) partnerin
c) në një shkretirë të vetmuar

TABELA E REZULTATEVE

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
a) 3 1 1 3 1 2 2 1 3 3
b) 2 2 2 2 2 1 1 2 2 2
c) 1 3 3 1 3 3 3 3 1 1


Prej 10-16 pikë:

Ëndërrimtar. Të ëndërruarit për ju është dçka pa të cilën nuk mund të jetoni. Jeni tejet romantic dhe shpesh mbylleni në botën tuaj fantastike. Idetë mbi dashurinë janë shumë large realitetit, dhe e gjithë kjo për arsye se i frikoheni se dashuria juaj nuk do të ket sukses. Kur mendoni për personin e caktuar, e idealizoni atë dhe gjithçka që shihni para syve është në frymën e ndjenjave. Lehtë bëheni rob i ndjenjave duke pritur dashurinë e përhershme. Por koha e përrallave, tashmë e sa kohë ka kaluar!

Prej 17-23 pikë:

Fatalist. Sipas jush dashuria nuk është e përbërë nga idetë e mëdha, por vetëm nga emocionet. Ato ju shpiejnë nëpër jetë, ju udhëzojnë dhe ju japin kënaqësi. Jeta është aventurë e bukur dhe gjithnjë nga ajo merrni anët positive të saj. Ju mire e dini se përmbushja e dëshirave nuk varet vetëm nga ju, por edhe nga rrethanat, takimet dhe fati. Prandaj me shumë durim pritni dashurinë e jetës suaj. Keni mjaftë aftësi dhe imagjinatë për t’i nxitur ëndërrat tuaja.

Prej 24-30 pikë:

Realist. Keni aftësi të analizoni, të kuptoni shumçka dhe të dini se ku i keni kufijtë. Kjo ju bënë person realist. Gjithnjë kacafyteni me probleme, ndërsa ëndrrat ju shërbejnë të i përmbushni disa dëshira të vogla. Për ju dashuria është shumë e rëndësishme, por që ajo është vetëm një pjesë e jetës. Problemet i zgjidhni pa pritje të mëdha. Ju jetoni në të tashmen. Ëndrrat tuaja mund të plotësohen, ngase nuk ëndërroni asnjëherë për personat e paarritshme.

2 Re: Disa teste per te dashuruarit prej Thu 23 Apr 2009, 12:13

factoяi-(Admin)


Administrator
Administrator
Prej 17-23 pikë:

Fatalist. Sipas jush dashuria nuk është e përbërë nga idetë e mëdha, por vetëm nga emocionet. Ato ju shpiejnë nëpër jetë, ju udhëzojnë dhe ju japin kënaqësi. Jeta është aventurë e bukur dhe gjithnjë nga ajo merrni anët positive të saj. Ju mire e dini se përmbushja e dëshirave nuk varet vetëm nga ju, por edhe nga rrethanat, takimet dhe fati. Prandaj me shumë durim pritni dashurinë e jetës suaj. Keni mjaftë aftësi dhe imagjinatë për t’i nxitur ëndërrat tuaja.


Cool

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi