Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Joshja Seksuale

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Joshja Seksuale Empty Joshja Seksuale Sat 30 May 2009, 03:16

Esmi

Esmi
member
member

Joshja seksuale është aftësia e të komunikuarit dhe përcjelljes së emocioneve. Për disa është dhunti e lindur kurse për të tjerë është diçka që duhet pasuruar çdo ditë. Ja teknikat si ta fitosh atë
Një pozicion magjik, që vetëm pak njerëz kanë fatin ta provojnë? Disa vjet më parë, duke luajtur me fuqinë e hormonene të famshëm të dëshirës seksuale.

Dikush kishte provuar ta mbante në epruvetë për ta përdorur në momentin e duhur si një esencë për të shtuar dëshirën seksuale dhe të kapitullonte çdo njeri, madje dhe gazetashitësin poshtë shtëpisë apo dhe vetë Jonnhy Depp. Kjo ishte një flluskë në ujë pasi ndjenjat nuk janë vetëm faktor kimik por edhe mendor. Në kohët që jetojmë ka shumë bukuri seriale, të manipuluara sipas konceptit të perfektes dhe ndaj ndihemi të kërcënuar para faktit nëse mund të lëmë përshtypje pa perfeksionin tonë. Ndoshta është një rastësi që Julia Roberts me atë fytyrë pa ndërhyrje kirurgjikale dhe me gojën e saj të madhe është një “sex appeal” hollivudiane?
Jo. Sepse joshja seksuale është veçanti, ose më mirë krenaria e të qenurit i veçantë, aftësia për përdorimin e disa defekteve, të cilat ndryshe përkthehen “sharm”. Është inteligjencë por jo intelektualizëm, është gjendje shpirtërore, dëshmi e një gëzimi të të jetuarit, që udhëhiqet nga ekuilibër i fortë. Është edhe të shohësh në sy gjithë botën: por pa arrogancë.
Një vajzë më kalon në krah dhe buzëqesh. E bukur? S'jam i bindur. Disa kile më shumë, hunda pak me hark, por ka diçka që më tërheq tek ajo, është intriguese, shprehet një mashkull i kohëve të sotme. Përgjigjja që mund të merrte është se: Ajo që të tërheq është feminiteti por edhe siguria e saj . Një miks eksploziv sensualiteti që tejkalon estetikën të bën të harrosh centimetrat më shumë apo më pak, këmbë të gjata, të shkurtra apo celulite, s'kanë rëndësi. Është thjesht sharm, “sex appeal”, erotizëm i pashprehur.
E keqja jonë eshtë se na ndodh që shpesh të fiksohemi tek defektet dhe lëmë pas dore armën tonë më të fortë: natyrshmërinë.

Shikim që ndjell
Nuk bëhet fjalë për sy intrigues, hipnotizues si ata të Milla Jovovich. Joshja seksuale krijohet me intensitetin e emocioneve, që komunikohen me shikimin: ngjyra e syve nuk ka rëndësi. Përveç këtyre ekziston një mënyrë e të impostuarit kundrejt botës. Lëvizjet, gjestet janë pjesë intriguese e sensualitetit. Sipas ekspertëve “sensualitetin e kanë të gjitha femrat, ndërsa sharmi është i lindur, por nëse e keni duhet të dini ta ruani”. Që në fëmijëri dimë të jemi bindëse me prindërit tanë kur duam dhurata ose përkëdhelje. Ndërsa kur rritemi shpesh e humbasim natyrshmërinë, sigurinë dhe fiksohemi tek defektet tona të brendshme dhe të jashtme. Kush është joshës nuk bën gjë tjetër veçse përdor armën më të fortë: spontanitetin.
Ja përse sharmi mund të jetë tek të gjithë. Mund të arrihet me anë të njohjes së vetvetes. Të pëlqehesh nga të tjerët do të thotë të pëlqesh.

Provokative? Si?
Të mësosh të pëlqehesh dhe të pëlqesh. Joshja seksuale nuk do të thotë të veshësh një palë taka dhe të imitosh idhujt e tu. Ajo është të rinjohësh atë që nuk je, madje edhe duke veshur një palë xhinse dhe një t-shirt. Një shembull i “sex appeal” ka qenë Marilyn Monroe, që joshte me provokacionet dhe brishtësinë e saj. Të kesh “sex appeal” do të thotë të jesh e aftë të komunikosh emocionet, ndjenjat, dhe në fund të transmetosh erotizëm në çdo xhest, në çdo shikim, në çdo fjalë.
Erotike është një femër të cilës i pëlqen të ushqehet: meshkujt joshen nga femrat që dinë se si të përdorin shijet e tyre në lidhje me të ngrënit.

Sex appeal do të thotë erotizëm?
Po. Mbi të gjitha kur vemë në përdorim të 5 shqisat tona. Erotike mund të jetë muzikaliteti i zërit, erotike mund të jetë një dorë e bukur e kuruar që të dhuron kënaqësi të pafundme kur të përkëdhel, erotike mund të jetë një femër që dashuron ushqimin, që përdor gojën për të puthur dhe për të ngrënë. Buzët, gjuha dhe organet seksuale janë receptorët të cilët kanë një përgjigje të menjëhershme. Ja përse ushqimi është sinonim i erotizmit.

Një këshillë e fundit?
Të dini të luani me pak ambiguitet: të afrohesh dhe të tërhiqesh, të marrësh iniciativën dhe pastaj të të joshin. Meshkujve u pëlqen të injorohen dhe të dëshirohen njëkohësisht. Rezultati:Të jesh e natyrshme dhe të bësh lëvizje të paramenduara, që kur t'i thjesht të ngresh qerpikët atij t'i duket sikur po zhvishesh
_________________

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi