Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Tipat e meshkujve,

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Tipat e meshkujve, Empty Tipat e meshkujve, Wed 22 Apr 2009, 16:48

factoяi-(Admin)

factoяi-(Admin)
Administrator
Administrator

Kur jeni në shtrat nuk ekzistojnë parapërgatitjet? Gjithçka fillon menjëherë drejt e në temë? Atëherë ai është një egoist. Tashmë të gjithë e dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet. Nëse ai nuk i praktikon, me siguri që shtiret sikur nuk e di që një femër nuk mund ta konsiderojë të tillë një akt seksual pa disa minuta pasionante me puthje, përqafime dhe fjalë të ndjera. Në këtë rast është e rëndësishme që të ndërhysh menjëherë, para se të jetë shumë vonë për të zgjidhur problemin. Nëse fjalët nuk pinë ujë, kalo direkt në veprim. Propozoi lojën e pasqyrës, thuaji të bëjë si ti. Sikur të ishte një pasqyrë që reflekton imazhin tënd dhe fillo ta përkëdhelësh dhe ta puthësh në të njëjtën mënyrë që do të doje të bënte ai me ty. Atij do t'i duhet të të ndjekë në çdo veprim dhe kështu do ta kuptojë menjëherë mesazhin tënd. Vetëm duhet të kini kujdes nga ejakulacioni i parakohshëm.
Pas seksit, gjumë
Është një prej atyre që bien në letargji pas lodhjes së ëmbël të seksit? Ndërsa ti që nuk ndjen aspak lodhje dhe gjumë po prisje që tani të mbështesje kokën në gjoksin e tij dhe ai të të ledhatonte duke të thënë fjalë të ëmbla. Por ai po bën një gjumë të thellë sikur ti të mos ekzistoje. Rri e qetë. Kjo nuk do të thotë që është i pandjeshëm. I gjithë faji është i sterotoninës, një neurotransmetues që indukton tek mashkulli qetësinë pas kënaqësisë. Përpiqu të mos e humbasësh magjinë e zgjimit të tij: Pas një faze të shkurtër pushimi, të jesh e sigurt se do të jetë më në formë se më parë!
I papërmbajtshëm
Nëse gjatë marrëdhënies seksuale veprimet e tij janë shumë të eksituara, me një ritëm të ndryshëm nga ai i ëmbli dhe sensuali, ndoshta nuk është shenjë e një dëshire të papërmbajtur, por e kundërta. Mund të ndodhë që nëse ai ul ritmin, mund të rrezikojë të humbasë ereksionin. Në një rast të tillë një vizitë tek seksologu nuk do të ishte keq. Por nëse është shumë i shpejtë dhe i ashpër edhe në përkëdhelje, atëherë bëhet fjalë për mungesë eksperience dhe pak ndrojtje. Drejto duart e tij me të tuat dhe fillo të bësh dashuri në një pozicion që të lejon të drejtosh ritmin, ndoshta duke qëndruar sipër tij. Kjo gjë do t'i pëlqejë shumë.
I egër
Disa meshkuj transformohen në krevat, humbasin çdo vetëpërmbajtje dhe shenjë respekti, bëhen të egër në veprime dhe në fjalë. Nëse partneri yt sillet kështu, është seksualisht i papjekur dhe ka mbetur në idenë e agresivitetit të seksit, i nënkuptuar si nënshtrim i femrës. Provo t'i mësosh se seksi është një shkëmbim dashurie dhe pasioni, që të lejon të provosh ndjenja përtej kënaqësisë fizike. Tregoi se ti je edhe e dashura e tij, përveçse thjesht një femër me të cilën mund të ndjesh kënaqësi. Nëse nuk e kap menjëherë idenë dhe ti nuk e pëlqen stilin e tij, atëherë është momenti për të ndryshuar ajër.
Nuk ndryshon kurrë!
Në kuptimin që i pëlqen gjithmonë i njëjti pozicion. Mund të jetë një mashkull shumë i ëmbël, i dashur, i ndjeshëm dhe pasionant, por ka shumë pak fantazi brenda dhe jashtë shtratit. Nëse në jetën e përditshme është tip shumë interesant, është pasiguria që e frenon në krevat. I frikësohet mendimit të të pasurit eksperienca zhgënjyese nëse ndërron mënyrën dhe zakonet me të cilat ai është mësuar. Binde! Thuaji që është një partner fantastik dhe propozoi të bëni dashuri në vende të ndryshme jashtë dhomës së gjumit. Në këtë mënyrë ai do të jetë i detyruar t'i përshtatet vendit që keni zgjedhur dhe do të ndryshojë pozicionin, duke u çliruar edhe nga pasiguritë që mund të ketë ndjerë. Lamtumirë monotoni!

Organet e kënaqësisë tek femrat

Klitori është organi seksual i femrës. Masa dhe forma janë të ndryshme për femra të ndryshme. Ai mund të shihet shumë lehtë nëse largohet pjesa e lëkurës që mbulon klitorin. Në klitor por edhe në pjesën që rrethon atë ka një sasi të madhe fijesh nervore. Kjo sasi e madhe indesh nervore e bën klitorin shumë të ndjeshëm ndaj një prekjeje direkte, indirekte apo ndaj një tensioni. Stimulimi i zonës së klitorit e bën atë shumë të kënaqshëm.
Klitori, organi i vetëm i përcaktuar për kënaqësi
Në fakt kënaqësia dhe eksitimi që dhuron prekja e klitorit nga partneri apo nga vetë femra njihet si funksioni i vetëm i tij, por pa dyshim shumë i rëndësishëm. Sigurisht që prekja e klitorit nuk shkakton shtatzëni, nuk ndikon në menstruacione apo perioda. Kur një femër nxitet seksualisht në klitor, rritet sasia e gjakut dhe si pasojë edhe masa e tij, madje dimensioni i tij mund të dyfishohet. Megjithatë nuk ka asnjë të dhënë që klitori me masë më të madhe nënkupton një intensitet më të lartë të nxitjes seksuale. Duke qenë se shërben si një stimul erotik dhe një nismë e mirë për arritjen në orgazëm, klitori bëhet më pak i dukshëm dhe fryhet nga indet e mbulesës së klitorit. Kjo fryrje shërben për të mbrojtur klitorin nga kontakti i drejtpërdrejt, i cili për disa femra mund të bëhet më shumë irritues se sa i kënaqshëm. Pas arritjes në orgazëm klitori kthehet në përmasën e tij normale në më pak se 10 minuta, sepse orgazma shkakton shpërndarjen e gjakut të akumuluar. Nëse femrat nuk arrijnë në orgazëm, gjaku, i cili ka shkuar në klitor për shkak të nxitjes seksuale, mund të mbetet atje, duke e lënë në të njëjtën gjendje klitorin, për shumë femra kjo është shumë e parehatshme. Klitori i një femre mund të nxitet përmes kontaktit direkt apo indirekt. Gjatë aktit seksual penisi nuk ka kontakt të drejtpërdrejt me klitorin. Futja e penisit në vaginë, pavarësisht pozicionit që ju preferoni për të bërë seks lëviz buzët që rrethojnë klitorin dhe është pikërisht kjo lëvizje që shkakton orgazmën. Kontakti direkt i klitorit pas prekjes me gisht apo gjuhë mund të shkaktojë më shumë shqetësim se sa kënaqësi për femrat. Për këto femra fërkimi apo stimulimi me gjuhë i zonës përreth klitorit duket të jetë më i kënaqshëm dhe eksitus. Femra të tjera shijojnë më shumë stimulimin e drejtpërdrejt, por kjo është në varësi të ndjeshmërisë së klitorit të çdo femre.
Marrë nga "BBC"

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi