Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Look-u sipas shenjes se horoskopit....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Look-u sipas shenjes se horoskopit.... prej Sat 23 Jun 2012, 23:41

jetmira


member
member
Dashi (21 mars - 20 prill)

E vendosur, e drejperdrejte, e hedhur: kjo je ti! Per kete arsyje ne veshje te pelqen te mbash roba te rehatshme, te thjeshta per tu mbajtur veshur dhe per tu kombinuar. Ti urren te humbesh 2 ore para pasqyres ne mengjes dhe je fanse e veshjeve qe te mbledhin trupin, vdes per bluzat ngjitur dhe xhaketat me bel te ngushte.

Cfare urren? Stilin romantik, ngjyren roze dhe fundet me pala! Kur pispillosesh ke vetem nje objektiv: te biesh ne sy dhe te terheqesh vemendjen e te tjereve. Dhe ja del mbane qellimit!

Ngjyrat e shenjes: e kuqja e zeza dhe tonalitet e okres

Te preferuarat: cizmet, cantat e medhaja dhe look-u i vendosur

Demi (21 prill - 20 maj)

Je pikante dhe ke vetem nje cmenduri - te dukesh fale veshjes. Njeh mire trupin dhe di si ti japesh vlere pikave te forta dhe si te fshehesh difektet. Je krenare per komplimentat qe merr mbi look-un, megjithate ti nuk para ndjek kategorikisht moden. Zgjedh tendencat qe tregojne trupin tend te parezistueshem.
Motoja jote ne veshje eshte: " E BUKUR ME KARAR dhe HARMONI" .
Per te vene ne dukje linjat, kerkon midis veshjeve me bel, te purpurta, pelhura, trasparenca dhe dekoltè.

Ngjyrat e tua: nuansat e rozes, modelet me lule dhe ngjyrat natyrale.

Te preferuarat e tua: veshjet e shkurtra, detajet femerore (byrzylyket, vethet, vareset etj) dhe look-u njengjyresh.

Binjaket (21 maj - 22 qershor)

Te gjithe pyesin veten se si arrin te kesh nje look kaq rinor. E thjeshte: ti nuk humb tendencat e modes. Arrin te gjesh dicka te pershtatshme edhe tek rrobat e dores se dyte. Te pelqejne veshjet e buta, moderne dhe praktike dhe arrin te vishesh bukur pa vrare syrin. Ne bizhuteri preferon gjera jo te ekzagjeruara, por ne veshje te pelqen kontrasti. Preferon minifundet dhe xhinset e ngjitura mbas trupit dhe shoqet te kane zili.

Ngjyrat e tua: jeshilja dhe argjendi
Te preferuarat: cantat qe nuk te zene duart dhe stampat fluo

Gaforja (22 qershor - 21 korrik)

Elegance dhe komfort! E ve ne praktike cdo dite.
Te pelqejne si look-u jeans dhe allstar po ashtu dhe veshjet ne cashmire dhe najlon.
Kur del, ti je mbreteresha e nates: mban veshje qe fluturojne, ne tyl qe mbledh dhe ve ne dukje linjat e trupit.
Aksesoret e tu jane romantike dhe te argjendte. Shallet cashemire, te brendshme me tantelle.

Ngjyrat e tua: kontrastet bardhe e zi, ngjyrat e lapsta.

Te preferuarat: Pantallona dhe kepuce komode, copat e buta dhe dorezat kur fillon ben ftohte.


Luani ( 22 korrik - 23 gusht)

Ti vuan nga sindroma e shoppingut dhe fakti qe konto bankare mund te jete e kuqe ty nuk te tremb aspak sepse per ty veshja eshte fondamentale. Copa te shtrenjta, pelice: ti do gjithmone dhe vetem gjera te shtrenjta.
Te pelqejne veshjet Haut Couture (qofshin edhe ekstravagante), kostumet, dhe format abstrakte. Megjithate ne okazionet e medhaja ti nuk i thua jo nje fustani me prerje kove. Je e cmendur mbas akesoreve te shtrenjte dhe i koleksionon.

Ngjyrat e tua: Ari, e kuqja, e verdha, portokallia
Te preferuarat: Fustanet tek kupa e gjurit, pantallonat e gjata, stili i Katherine Hepburn.


Virgjeresha (24 gusht - 23 shtator)

Rregulli yt: E KTHJELLET DHE CHICK!
Nuk do absolutisht te nxjerresh logot e firmave ne veshjet e tua. Ti do vetem te veshesh roba te kualitetit te larte dhe klas: nuk duron bluzat qe mbas dy te larash duke si lecka.
Te pelqejne format e thjeshta dhe te studjuara mire. Look-u perfekt per ju eshte ai i Jackie Kennedy Onassis, shume i studjuar, analizuar, i rregullt por jo i ngurte sepse ti do te jesh e lire dhe te levizesh pa veshtiresi.
Aleatet e tu? Xhaketat me bel dhe bluzat e lehta (lino, pambuk i holle, pelhura). Per ty eshte e thjeshte te vishesh ne menyre femerore pa e komplikuar jeten. Te rendesishem jane aksesoret per ty megjithate preferencat ndryshojne nga dekada e lindjes.
Aksesore te rafinuar dhe superklas per te lindurat e dekades se pare, aksesore te rafinuar dhe te thjeshte per te lindurat e dekades se dyte, aksesore te ndryshem per te lindurat e dekades se trete.

Ngjyrat e tua: Tonalitetet e te zezes, te kuqes, rozes dhe portokallise

Te preferuarat: Fustanet e gjata prej linoje ne vere me nje kardigan siper dhe nallane.

Peshorja (23 shtator - 22 tetor)

Te pelqen e bukura. Prerje flokesh, grim dhe gardarobe, te pelqen te jesh gjithmone e rregullt si ne fundjave si per te fjetur gjume. Look-u yt eshte bere per te dhene idene e harmonise dhe vetem ti arrin te gjesh harmonine midis formave, ngjyrave, stilit seksi dhe chick.
te pelqejne fustanet qe ndjekin linjat e trupit dhe per te bere per vete dike, nuk ngujon te veshesh minifunde ose dekolte skandaloze. Asnje nuk do te te shohi me veshje te parregullta ose te hekurosura keq. Preferon te mbyllesh ne shtepi se sa te dalesh me veshje qe nuk jane me ne mode.

Ngjyrat e tua: bluja dhe e kuqja jo shume te forta
Te preferuarat: veshje me temina, xhaketa me detaje qe bien ne sy, veshje me pala.



Akrepi (23 tetor - 22 nentor)

Je sensuale dhe provokante, por pa ekzagjeruar sepse nuk do te dukesh vulgare. Aleatet e tu: copat e buta, lekura, najloni dhe prerjet seksi.
Nuk te pelqejne gjerat e fryra, preferon bluza dhe pantallona te ngjitura mbas trupit. Ne kembe preferon cizme ose kepuce me take. Nuk te mungon guximi: shpesh bie preh e gjerave te reja ne treg dhe formave origjinale. Bizhuteria jote vret syte nga brilantet, dhe nuk i thua jo nje tatuazhi ne trup.

Ngjyrat e tua: e zeza me nuansa te kuqeje ose te bardhe. Ngjyrat e forta dhe te dukshme, e arta.

Te preferuarat : strecet, cizmet, veshjet e shkurtra


Shigjetari (23 nentor - 22 dhjetor)

Cdo gje ne veshjet e tua terheq vemendjen ( jo gjithmone per mire, ke tendencen te marresh cdo gje qe duket dhe kjo bie ne kontrast me gjerat e tjera).
Je adhuruese e ngjyrave, qe i perdor shpesh ne veshjet e tua. Te pelqen stili barok, oriental dhe veshjet qe jane te bera nga disa lloje copash.
Bizhuteria jote eshte stil afrikan tribal. Ke gjithcka ne dollap.

Ngjyrat e tua : te gjitha
Te preferuarat: Cantat e medhaja dhe byrzylyket e arte, te drunjte ose me perla!
Bricjapi ( 23 dhjetor - 22 janar)

Ti duhet te jesh CHIK: te pelqejne veshjet klasike dhe elegante. Nuk je nje viktime e gjerave fashion, nuk te pelqejne gjerat CULT dhe nuk vesh kurre ate qe i pelqen te tjereve.
Ke shume gusto ne te veshur dhe je adhuruese e veshjeve seksi-klasike, te pelqen vetja me to, edhe pse mund te jene kundra tendencave. Ne dollapin tend ke disa veshje BASIK sa per ti patur aty, por per reston ndjek vetem intuiten tende. Ke pak debulese per gjerat vintage, por jo shume te ekzagjeruara. Bizhuteria jote eshte e thjeshte dhe qe mund te kominohet me gjithcka.

Ngjyrat e tua: e zeza, grija, bezha
Te preferuarat: cizmet me take kuadrate, orat dhe fundet e gjata.



Ujori ( 23 janar - 22 shkurt)

Ti paraprin moden dhe krijon tendencat me shije dhe instikt. Nuk vishesh kurre me gjera banale, dhe mundesisht rri gjithe diten dyqaneve deri sa te gjesh ate qe ke ne mendje. Eviton prerjet shume te komplikuara sepse te duket vetja e burgosur: kerkon gjithmone detajet qe te bejne ndryshe nga te tjeret. Te pelqen veshja mashkullore dhe bixhuterite.

Ngjyrat e tua: Lejlaja e mbyllur, bluja, e zeza dhe e bardha.

Te preferuarat: Pulovrat me jake V dhe me bizhu siper.

Peshqit (23 shkurt - 21 mars)

Te pelqen te terheqesh vemendjen duke bere gjoja sikur nuk e di. Vishesh me roba te ngjitura pas trupit dhe te hapura, ndonjehere duke arritur dhe vulgaritetin. Te pelqejne copat ledhatuese si pelhura, najloni, linoja.
Per tu dukur sa me shume femer, perdor sandale me take te larte.
Ndersa per te nxjerr ne pah fytyren, perdor veth dhe varese prej perle.

Ngjyrat e tua: nuansat e ujit
Te preferuarat: KEpucet dhe cantat e arta, jeanset couboy dhe bluza te ngjitura pas trupit


















Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi