Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Horoskopi fizik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Horoskopi fizik prej Sat 23 Jun 2012, 23:38

jetmira


member
member
Të merresh me sport është e rekomandueshme për këdo, por jo çdo sport është i përshtatshëm për çdo individ.

Ndërsa ka shumë që praktikojnë vrapin, të tjerë nuk e honepsin dot këtë formë të mbajtjes së trupit në formë. E njëjta vlen edhe për çiklizmin, notin, futbollin apo shumë të tjera.
Një revistë amerikane publikoi sot horoskopin sportiv. Duke studiuar karakteristikat dhe personalitetin e secilës shenjë, revista zbuloi se cilat janë aktivitetet më të përshtatshme në bazë të zodiakut.

Dashi – Të lindurit e kësaj shenje nuk kanë preference të veçanta përgjithësisht, por mërziten shpejt me të njëjtin sport. Për ta është i rëndësishëm të alternojnë aktivitetin e tyre fizik.

Demi – Një shenjë toke, prandaj nuk i pëlqen të stërvitet në ambiente të mbylluara. Noti është i përshtatshëm për demin, por edhe sportet e tjera në ambiente të hapura, individuale si tenisi apo ekipore si futbolli.

Binjakët – Të lindurit e kësaj shenje janë shumë reflektues dhe përshtaten shumë mirë me jogën. Përshtatshmëria dhe aftësia për t;iu imponuar trurit i bën binjakët veçanërisht të aftë në shumë disiplina.

Gaforja – Një shenjë e predispozuar për të pëlqyer aerobinë dhe ushtrimet në ambiente të mbyllura e të qeta. Megjithatë, si shenjë uji, arrin rezultate të mira edhe nëpërmjet notit apo vaterpolos.

Luani – Protagonistë, të lindur për të qenë liderat, luanët nuk janë tipa që shkojnë me sportet e grupit. Atyre u intereson vetëm sporti individual. Arrijnë rezultatet më të mira në disiplinat e atletikës.Virgjëresha – Për vetë karakteristikat, virgjëresha vendos shpesh objektiva të pamundura, si dobësimi me 15 kile menjëherë. Nuk ka rëndësi sporti, por një plan i detajuar saktë. Është e sigurt që virgjëresha do të zbatojë pikat që ka vendosur në axhendë.

Peshorja – Sekreti i peshores është ekuilibri, prandaj intensiteti i sportit lidhet ngushtësisht me aktivitetet e tjera në jetë. Preferon sportet e forcës, por ku ka rëndësi edhe strategjia, si boksi apo artet marciale.

Akrepi – Është një shenjë që nuk dorëzohet kurrë, prandaj mund të luajë rol të rëndësishëm në grup, por sidomos kur luan vetëm. Akrepi është veçanërisht i lidhur me trupin e tij, prandaj palestra është një zgjidhje.

Shigjetari – Të lindurit e kësaj shenje preferojnë shëtitjet dhe vrapimet në natyrë, jogging dhe kroset e gjata. Alpinizmi dhe montanjizmi janë alternativa të tjera që e bëjnë një shigjetar të ndihet mirë.

Bricjapi – Individualistë të sëmurë, bricjapët nuk preferojnë të ndihen nën presion apo të detyruar. Gjejnë argëtimin më të madh në sportet e rrezikshme, si parashutizmi, hedhja nga ura me litar apo garat e shpejtësisë.

Ujori – Një shenjë e dalluar për altruizmin, ujori është i prirur të jetë një lojtar i shkëlqyer skuadre. Megjithatë, mund të përshtatet edhe me sportet masive, midis të cilave edhe maratonat.Peshqit – Predispozita e lindur artistike hap më shumë rrugë për aktivite fitness-i apo kërcime, por nuk preferoni lodhjen. Peshqit bëjnë veçanërisht mirë në sporte si skitë apo golfi.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi