Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Prostitua e dikurshme,sot eshte gruaja ime.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Prostitua e dikurshme,sot eshte gruaja ime. prej Mon 23 Apr 2012, 23:45

jetmira


member
member







Prostituta e dikurshme, sot eshte bashkeshortja ime

Mesazh nga Klea@Love prej Mon 19 Mar 2012 - 21:01
Nuk do ta kisha menduar kurrë se pikërisht unë do të isha pjesë e një historie të tillë, por ja që ndodh. Dashuria nuk gjykohet, as rrethanat dhe nuk mund t’i kuptosh asnjëherë arsyet e dikujt, nëse nuk i përjeton vetë ato. Unë jam 29 vjeç, jam një djalë i zakonshëm, kam mbaruar shkollën e mesme dhe për shkaqe ekonomike dhe familjare nuk arrita të shkoja në shkollë të lartë. Kështu, u detyrova të gjeja një punë për të ndihmuar familjen me të holla. Ashtu si të gjithë moshatarët e mi edhe unë kam pasur eksperiencat e mia me femrat, por tashmë mund të them se kam një eksperiencë më shumë se ta dhe mund të tregoj një histori jo të zakonshme dashurie. Pesë vjet më parë jam njohur me një vajzë. Ishte e simpatike dhe e këndshme, një nga ato femra që tërheqin vëmendjen. Punoja kamerier në një lokal dhe aty çdo mëngjes vinte kjo vajzë për të pirë kafen e mëngjesit dhe ndonjëherë vinte dhe mbrëmjeve. Më bënte habi, sepse e shihja gjithmonë vetëm, asnjëherë nuk ishte e shoqëruar. Kaloi një muaj kështu dhe si të gjithë kamerierët që shkëmbejnë batuta me klientët nisa t’i flisja edhe unë. Më dukej gjithmonë e trishtë dhe e vetmuar dhe isha kurioz të dija pse ishte gjithmonë vetëm. Nisa të bisedoja më gjatë me të dhe një nga mbrëmjet e zakonshme, kur nuk kishte shumë njerëz në lokalin modest ku punoja unë ulem për të folur ca më shumë me të. Ishte e sjellshme dhe e edukuar, por asgjë nuk ma hiqte nga mendja që një re trishtimi kishte rreth saj. Jetonte vetëm, pa familjen dhe nuk kishte shumë shoqëri këtu. Më tregoi se sapo kishte ardhur në këtë qytet dhe nuk njihte njeri, kishte marrë një shtëpi me qera dhe banonte vetëm. Kështu nisi gjithçka dhe dita ditës vazhdonim të flisnim më gjatë, të njiheshim më shumë. Në një nga ditët e zakonshme kur vinte në lokalin tim e ftoj për të dalë bashkë një mbrëmje, për t’u larguar paksa nga ai ambient. Ajo pranon me kënaqësi, megjithëse ishte dyshuese në fillim. Dalim dhe kështu patëm mundësinë të njiheshim më mirë. Kishte humor të këndshëm dhe mbi të gjitha ishte njeri dashamirës, por gjithnjë e më shumë ishte në siklet. Nuk i thashë gjë atë mbrëmje dhe i kërkoj që të dalim përsëri. Dy muaj më pas, ndërsa e kisha pyetur herë pas here për sjelljen e saj të çuditshme më telefonon dhe më thotë se kishte nevojë që të fliste me mua. Më tregon se nuk ishte një vajzë si gjithë të tjerat, më tha se më ishte mirënjohëse për shoqërinë që i kisha ofruar, por më tha se ndjente detyrim që të më tregonte të vërtetën e jetës së saj. Ajo kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Italia, ku e kishin trafikuar si prostitutë në moshën 16-vjeçare. Më tha se ish i dashuri i saj e kishte detyruar që të punonte si prostitutë në Itali për disa vjet duke e kërcënuar vazhdimisht, derisa e kishte arrestuar policia atje dhe kishte arritur të shkëputej nga “kthetrat” e tij. Edhe pse kishte vuajtur për 7 vjet, familja e saj nuk e kishte pranuar dhe nuk kishte më asnjë kontakt me ta. “Ata nuk e kuptojnë se mua nuk më dhimbsej jeta ime, gjithçka që kam bërë e kam bërë për ta, më dhimbseshin prindërit dhe vëllai im i vogël, pasi ish i dashuri im më kërcënonte se do ta rrëmbente atë në shkollë dhe do ta vriste”, më tregoi ajo. Mbeta pa fjalë dhe nuk dija më si të reagoja. Mua më pëlqente ajo vajzë, por isha një djalë i zakonshëm, tradicional dhe nuk mund të pranoja që të lidhesha me një ish-prostitutë. Jeta është e çuditshme dhe ndonjëherë të hedh në labirinte që nuk ua gjen dot fundin. Ika i dëshpëruar nga ai takim. Megjithatë fakti se ajo kishte qenë prostitutë nuk më pengonte që ta kisha shoqe. Vazhdoi kështu për dy vjet shoqëria jonë, derisa arrita të kuptoj se prej dy vjetësh unë nuk kisha pasur asnjë të dashur, nuk shihja femra të tjera dhe prisja me padurim takimin me të. Nuk arrija t’i qëndroja larg asaj femre. Edhe pse nuk ishim të dashuruar, as të lidhur dhe nuk kishim konsumuar asgjë në planin intim, kuptova se unë nuk mund të jetoja pa të. Vendosa t’i flas dhe t’i tregoj të vërtetën time. Unë isha dashuruar. Ajo nuk u habit nga fjalët e mia, madje një shenjë lumturie i lexohej në fytyrë. Më tregoi se ajo ka disa kohë që e ka kuptuar se është e dashuruar me mua, por kjo do të ishte e pamundur. Më tregoi se ka qëndruar në heshtje deri më tani për shkak se nuk do të mund të kishte asgjë mes nesh. Më tha se nuk do të mundej kurrë të më kërkonte një sakrificë të tillë dhe lidhja me të do të më shkatërronte jetën. Më tregoi se më ishte mirënjohëse për shoqërinë, sepse prej dy vjetësh që kishte qëndruar në këtë qytet kishte arritur të bënte pak shokë. Dashuria nuk gjykohet dhe këtë bëra dhe unë… Ngula këmbë se ia vlente të bëja çdo sakrificë dhe se në fund të fundit ajo do të ishte lumturia ime. Sot jemi të martuar, nuk jam penduar. Edhe pse shumë pak persona e dinë të vërtetën tonë ne jemi të lumtur me njëri-tjetrin. Ndonjëherë mbrëmjeve e gjej duke qarë dhe mes lotëve më thotë se nuk i mjafton jeta për të ma shpërblyer dashurinë dhe sakrificat e mia.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi