Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Bukuria është besim në vetvete

2 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Bukuria është besim në vetvete Empty Bukuria është besim në vetvete Wed 22 Apr 2009, 16:21

factoяi-(Admin)

factoяi-(Admin)
Administrator
Administrator

Për të joshur të tjerët, duhet të kemi respekt për veten


E bukur nuk lind, por me kalimin e viteve bëhesh dhe e tillë mbetesh deri në pleqëri. Mjafton pak kujdes, vullnet dhe shumë besim në vetvete. Këto janë fjalët e Dita von Teese, mbretëreshës së bukurisë, e cila në një libër që do të publikojë së shpejti jep këshilla se si femrat të ndihen më seksi. Nëse e thotë ajo, që është një prej divave të vërteta të planetit, atëherë i duhet besuar, apo jo? Në fakt, Dita von Teese, nuk është një yll i zakonshëm, që kërkon mendim se si të jetë e bukur. Ajo është unike, ka forma trupore që të lënë pa frymë dhe fytyrë e lëkurë si kukull porcelani. Sekreti i saj janë dietat normale dhe ushtrimet e shumta në palestër (këshilla që shumë yje të tjera të Hollivudit, fshehin ndërhyrjet e kirurgjisë plastike).

"Nuk ekzistojnë femra të shëmtuara. Ato janë vetëm dembele", thotë Dita von Teese, trashëgimtarja e vetme e Beti Pejxh, e cila së fundmi ka ofruar një spektakël tundues dhe shumë seksi në kabarenë historike të kryeqytetit francez, "Crazy Horse". "Nuk jam një topmodele e gjatë dy metra, por një grua normale që kam ditur ta vlerësoj dhe ta ndërtoj bukurinë time. Mjafton pak për t‘u bërë joshëse dhe nëse femrat duan, unë mund t‘u tregoj atyre se si t‘ia arrijnë qëllimit", ka shtuar Dita në një intervistë. Duke u nisur nga kjo premisë, gjithçka bëhet më e lehtë. Nuk mund ta imagjinoni se sa njerëz kanë probleme me pamjen e tyre të jashtme dhe vuajnë shpirtërisht. Kjo ndodh, sepse shpesh kemi një imazh më shumë negativ se pozitiv për pamjen tonë, duke nxjerrë më në pah gjërat negative e duke injoruar ato pozitive. Ky lloj këndvështrimi aspak realist na bën që të ndihemi keq dhe të jemi vazhdimisht në kërkim të zgjidhjeve të jashtme të problemit tonë, që në fakt është i brendshëm. Kështu harxhojmë pa fund para për kremra dhe operacione plastike, të cilat thjesht sa na qetësojnë shpirtërisht, por deri në një farë mase dhe vetëm për pak kohë. Ne nuk ndihemi mirë me veten dhe ky është shkaku i të gjithë të tjerave.

Në librin e saj, të cilin diva e striptizës nuk e ka përfunduar ende, do t‘u japë këshilla femrave se si të jenë më joshëse, si të lyhen dhe të vishen. Gjithashtu, si të kenë besim te vetja, ta pëlqejnë atë dhe të nxjerrin jashtë bukurinë që fshihet te çdonjëra prej tyre. "Njerëzit e kanë kuptuar që bukuria ime nuk është e gjitha meritë e mjekëve", nënvizon Dita. "Kam dhënë shumë nga vetja. Lyhem dhe rregullohem vetë, e zgjedh personalisht muzikën e spektakleve të mia dhe asnjëherë nuk ia besoj pamjen time të jashtme një stilisti. Ndoshta është kjo arsyeja që e bën të besueshëm personazhin tim".

Natyrisht që flokët e gjatë, takat e larta apo vithet e ngritura të një femre shkaktojnë kthime koke pas, por kjo nuk mjafton aspak për të qenë tërheqëse. Për të qenë e tillë duhet shumë më tepër dhe kjo pjesë vjen nga brenda nesh. Bukuria ka të bëjë edhe me mënyrën se si ne lëvizim, flasim dhe shprehim vetveten. Ka të bëjë me shëndetin e mirë, me ngrohtësinë, spontanitetin dhe hirin që kemi. Pra, bukuria është çështje personaliteti dhe sidomos besimi në vetvete. Të gjithë mund të bëhen joshës dhe sensualë, mjafton vetëm pak vullnet. Dita ia ka arritur qëllimit. Por për një seksologe amerikane nuk është vetëm tualeti dhe veshja ato që mund të ndryshojnë vërtet pamjen e jashtme të njeriut. Në lojë futen edhe "endorfinat", bagazhi i "molekulave të lumturisë" të mbledhura "pas një jete të suksesshme profesionale dhe talenteve të shprehura". Rregulli numër një? "Mësoni ta jetoni jetën me pasion". Receta duket e lehtë: "Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe trurin e fokusuar gjithmonë drejt së ardhmes", thotë seksologia. "Sepse një grua arrin ta ruajë aftësinë joshëse vetëm nëse vazhdon të shprehë talentet e saj, duke siguruar kështu një rikthim të endorfinës".

Dhe ç‘duhet bërë për të kaluar me freski 60 pranvera?

"Për gruan, shumë faktorë varen nga terapia hormonale zëvendësuese. 82 për qind e femrave që e vënë në zbatim, arrijnë në moshën 60-vjeçare me një pamje prej 40-vjeçareje. Gjithashtu, është e këshillueshme të përdoret edhe pak testosteron, hormoni mashkullor, i cili prodhohet në nivelin maksimal nga organizmi femëror në moshën 20-vjeçare, përgjysmohet gjatë të 40-ve dhe prodhohet në masën një e katërta në moshën 60-vjeçare", përfundon seksologia.

2Bukuria është besim në vetvete Empty Re: Bukuria është besim në vetvete Sat 10 Dec 2011, 23:49

jetmira

jetmira
member
member

Mirepo ka edhe nga ato femra qe nuk kane kohe per tu kujdesur per vetveten dhe kur dalin jashte duuken tmerrresisht shume keq vetem po ti shohesh me vemendje.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi