Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Moda e re shqipetare:Krimi ne familje.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Moda e re shqipetare:Krimi ne familje. prej Sun 25 Dec 2011, 10:23

jetmira


member
member
Krimi ne familje eshte bere tashme nje realitet i dhimbshem qe shoqeria shqipetare eshte duke u ambjentuar dita-dites.Nuk dua te gjej PSE-ne e shkaterrimit te familjes,sepse mendoj pak a shume i kemi idete te qarta,por ajo qe une nuk arrij te kuptoj eshte fakti qe babai vret vajzen ose djalin dhe ia mbath,vret gruan dhe ia mbath,vret vellain dhe ia mbath etj......A ka poshtersi me te madhe kjo gje,sepse e kuptoj qe ne grindje e siper mund te ndodhe tragjedia,po si shpjegohet fakti qe ikin dhe fshihen si mburracake..........


Dhuna na familje nuk eshte specifike vetem ne shqiperi,por eshte e perhapur ne te gjithe boten.Dhuna familjare eshte nje model sjellje abuzive,kercenuese ose ndeshkuese te cilen meshkujt e perdorin ndaj partnereve te tyre te aferm per te vendosur ose shfaqur pushtetin dhe kontrrollin mbi te tjeret;qe mund te jene bashkeshortja ideale ose ish bashkeshortja,te fejuarat ose te dashurat,apo partneret e rastit..

Ajo eshte nje sjellje qe mesohet per mes vezhgimit(sesi sillen me te medhenjte) dhe mbeshtetjes(kur shoqeria e perkrah dhe konsideron dicka te zakonshme dhe normale)edhe brenda familjes edhe ne shoqeri.Ajo nuk shkaktohet nga shkaqe gjenetike ose nga semundje psiqike.Dhuna familjare perseritet sepse verehet qe ajo funksionon per te arritur qellimet per te cilat i shtrohet.Ky model sjelljeje i jep mundesi perseritesit te nenshtroje viktimen permes frikes e kercenimit.

Ne kuptimin me te pergjithshem dhuna ne familje dhe ajo ndaj grave eshte nje kombinim i faktoreve psikologjike,sociale dhe familjare qe krijojne sebashku atmosferen ne te cilen ndodhin abuzimet dhe ndikojne negativisht ne ndeshkimin e abuzuesve,duke manipuluar viktimat.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi