Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Le te flasim per trishtimin.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Le te flasim per trishtimin. prej Sat 24 Dec 2011, 02:13

jetmira


member
member
...Ne ato momente kujtoj se do ti hapej dheu dhe do ta perpinte....Ishte vetem nje iluzion i bukur sepse asgje nuk ndodhi...per fatin e saj te keq.Koha vazhdoi te rridhte me ate ngadalesine e saj te zakonshme dhe zemra nuk kishte ndermend ti qetesohej brenda ne kraharor.Ai dicka vazhdonte ti peshperiste nga ana tjeter e telefonit,por ajo nuk arrinte te degjonte.Pervec asaj"Do te kthehem"e shqiptuar me aq malle,asgje tjeter nuk mbante mend.Edhe ate e kishte marre malli,nje mall bojehiri qe nuk e perballonte dot,por ai nuk duhet te vinte......nuk

"Sagita,akoma aty??"
"Ketu jam"-deshi te pergjigjej por zeri nuk iu bind.Iu moren mendte, dhe koka iu rendua papritur.Leshoi dorezen e telefonit dhe vrapoi tek cezma.Hapi rubineten dhe uji i ftohte i freskoi fytyren.Ngriti koken dhe u veshtrua.Ne pasqyre reflektohej nje brune me tipare te embla,gati-gati feminore por cuditerisht teper te zbehta dhe te fryra.Nje imazh qe konturohej frikshem nga rrathet e zinj te syve.Nje ndricim i zbehte,pothuajse i padallueshem tregonte qe dikur kishte pasur drite ne ata sy,drite te forte madje,por drita duhet te ishte e arratisur.Ndihej teresisht e keputur,gjithshka donte te ishte te shtrihej e te flinte,te flinte pafundesisht...
E dinte qe nuk do t'ia arrinte.Kishte sa e sa nete qe nuk mundej.Nuk e linin mendimet,lotet,kujtimet....se linin marramendjet,te perzierat,dhimbjet e vazhdueshme te kokes dhe pastaj ajo ndjenja e hidhur e pafuqise.Nuk dinte c'te bente???!!!.........

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi