Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Zjarr ne tunelin e Thirres

2 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Zjarr ne tunelin e Thirres Empty Zjarr ne tunelin e Thirres Tue 23 Nov 2010, 06:34

Admin

Admin
Administrator
Administrator

Zjarr ne tunelin e Thirres Zjarr10
Tuneli i Kalimashit është përfshirë mesditën e djeshme nga zjarri, pas një incidenti të ndodhur në një prej dhomave teknike të tij. Flakët që kanë ardhur nga njëra prej galerive të tunelit të Thirrës kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve për rreth një orë. Ndërkohë, mësohet se shkak për ndërprerjen e lëvizjes në tunel është bërë një avari në sistemin e ndriçimit. Burime nga reparti i zjarrfikësve tregojnë se rreth mesditës, një nga kabinat e sistemit të inerteve në galerinë jugore mori flakë duke bërë që të digjeshim qindra bateri. Brenda pak minutash galeria është mbushur me tym dhe për pasojë është ndërprerë qarkullimi i automjeteve që udhëtonin nga Tirana për në Kukës. “Ne pezulluam lëvizjen në këtë galeri dhe brenda pak sekondave mjetet tona janë gjendur në vendngjarje”, - tha për “Shqip” drejtori i stacionit të zjarrfikësve, Fatmir Cengu. Mësohet se bateritë janë djegur në një nga kabinat e kilometrit të tretë, për shkak të lidhjes së shkurtër. Pas shfaqjes së flakëve dhe tymit, autoritetet e menaxhimit të lëvizjeve në tunelin e Thirrës janë detyruar të pezullojnë kalimin deri në fikjen e zjarrit dhe pastrimin e tymit. I gjithë operacioni mësohet se është mbyllur shpejt dhe në më pak se një orë galeria është rivënë në funksion të lëvizjes së automjeteve. Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse dhe ekspertëve të sigurisë vlerësohet të ketë qenë e menjëhershme, duke izoluar vatrën e zjarrit dhe duke shmangur çdo aksident të mundshëm. Ndërkaq, për incidentin e mesditës të së dielës inxhinierët që punojnë në tunelin e Thirrës janë shprehur se ka qenë një problem teknik në inverterin e baterive që ka shkaktuar zjarrin, por në orën 13:00 çdo gjë është vendosur në normalitet.
Që prej më shumë se një muaji tuneli i Kalimashit është vënë në funksionin në të dyja kahet e lëvizjes dhe menaxhohet nga kompania turke e sigurisë “SAVERNIK”. Gjatë gjithë stinës së verës ka funksionuar vetëm një galeri e tunelit, duke bërë që lëvizja të kryhej me një sens drejtimi. Në mjaft raste kjo është bërë shkak për krijimin e radhëve të gjatë në të dyja kahet e tunelit të Thirrës. Rasti i zjarrit në inverterin e galerisë jugore, në kilometrin e tretë, është incidenti i parë që ndodh ndërsa galeria është vënë në funksion të plotë. Mësohet gjithashtu se nuk ka pasur persona të dëmtuar apo pasoja shëndetësore. Që nga koha e vënies në funksion ky është nga incidentet e rralla që kanë ndodhur në tunelin e Kalimashit. Kujtojmë se vitin e kaluar, gjatë fazës së punimeve u shemb tavani në galerinë jugore. Dhjetëra metra tunel pësuan dëmtime për shkak të strukturës së dobët të malit, shembje që i shkaktoi buxhetit të shtetit edhe 30 milionë euro shtesë.

http://www.kupid.tk

2Zjarr ne tunelin e Thirres Empty Re: Zjarr ne tunelin e Thirres Mon 23 Apr 2012, 23:02

jetmira

jetmira
member
member

disa njerez jan te papergjetshem per veprimet qe bejne

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi