Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

M. United triumfon ndaj Arsenal

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 M. United triumfon ndaj Arsenal prej Sun 31 Jan 2010, 12:11

Adela

avatar
Administrator
Administrator

Manchester United ka triumfuar ne supersfiden e javes ne Premier League ndaj Arsenal duke fituar me rezultatin 1-3 ndaj topcinjeve ne fushe e ketyre te fundit.

Megjithe nisjen e vrullshme, me te dyja skuadra ne kerkim te golit te avantazhit, rrjeta e pare e takimit regjistrohet vetem ne minuten e 33-te kur portieri spanjoll i Arsenalit, Almunia, devijon ne rrjete nje parabol te futur ne zone prej Nanit.

Kater minuta me vone, Manchester perfiton nga vendosja keq e mbrojtesve te Arsenal, i hedhur totalisht ne sulm ne kerkim te golit te barazimit dhe me ane te nje kundersulmi perfekt gjen golin e dyte me te zakonshmit Rooney. Pjesa e pare mbyllet 2-0 ne favor te djemve te Ferguson.

Ne minutat e para te fraksionit te dyte te takimit Arsenal hidhet ne sulm per te gjetur golin e rihapjes se ndeshjes. Pikerisht ne momentin kur skuadra e francezit Venger po zhvillonte minuta me te mira se United, "djajte" ndeshkojne serish, kete here me koreano-jugorin Park, i cili shfrytezoi ashtu sic duhet nje top te marre prej Carrick.

Ne minutat ne vazhdim Arsenal kembengul me shume, ndersa Manchester rrezikon disa here porten e londinezeve me kundersulme te shpejta.

Arsenal gjen golin e pare vetem ne minuten e 80-te dhe minutat e mbetura te takimit jane mjaft pak per te kercenuar fitoren e Ferguson ndaj rivalit te tij te vjeter ne Premier League, Arsen Venger.

Ne ndeshjen tjeter te javes, Manchester City fitoi ndaj Portsmouth 2-0. Skuadres se Mancinit i mjaftuan 45 minuta per te siguruar 3 pikeshin e radhes.

2 Re: M. United triumfon ndaj Arsenal prej Mon 23 Apr 2012, 23:06

jetmira

avatar
member
member
bravo ju qofte edhe pse nuk jam me asnjeren prej tyre

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi