Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Pasioni femëror ndizet në mendje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Pasioni femëror ndizet në mendje prej Fri 20 Nov 2009, 11:42

Adela

avatar
Administrator
Administrator
Koincidenca është e pazakontë: zbulimit rastësor të viteve ‘80 që sildenafili (pilula që nga të gjithë njihet si viagra), i eksperimentuar si ilaç enëzgjerues, ishte efikas kundër impotencës mashkullore.





Koincidenca është e pazakontë: zbulimit rastësor të viteve ‘80 që sildenafili (pilula që nga të gjithë njihet si viagra), i eksperimentuar si ilaç enëzgjerues, ishte efikas kundër impotencës mashkullore, iu bashkëngjit edhe një tjetër zbulim po aq rastësor sa i pari: flibanserina, një molekulë që i është bërë sinteza në Itali rreth dhjetë vjet më parë dhe që është eksperimentuar si antidepresiv, rezultoi efikas për të penguar rënien e dëshirës seksuale te femrat.

Sasia e pakët, ose mungesa e dëshirës, e shoqëruar si me mangësinë e mendimeve e fantazisë ashtu edhe me humbjen e përgjigjes së disa stimujve në fushën erotike, është më e përhapura mes çrregullimeve seksuale të femrës.

Viagra e provuar te femrat nuk ka dhënë rezultate: enëzgjerimi që kalon në organet gjenitale, duke nxitur ereksionin mashkullor, nuk ka shfaqur asnjë efektshmëri erotike tek ato të femrave. Edhe flibanserina është pjesërisht e pavlerë te femra, megjithatë molekula vepron në nivelin cerebral me një veprim, i cili është i ndërlikuar dhe shumë pak i qartë në këto zona - sidomos hapësira limbike - që janë të lidhura drejtpërdrejt me dëshirën, emocionet dhe kënaqësinë seksuale.

Te femra, dëshira seksuale i ka bazat e saj biologjike te dy hormone: direkte tek androgjenet dhe indirekte tek estrogjenet. Duhet ende për të kuptuar se si flibanserina, që nuk është një hormon, lidhet mes androgjeneve dhe estrogjeneve për të nxitur qendrën e dëshirës seksuale. Ndërkohë, shumë antidepresivë janë pak a shumë induktorë të uljes së epshit femëror (dhe mashkullor). Flibanserina konsiderohet si e ngjashme me një antidepresiv dhe ndryshe nga ato që të vënë në gjumë ka efektin e kundërt që të mban zgjuar.

Një nga zbuluesit dhe eksperimentuesit e flibanserinës shpjegon: "Duket se kjo molekulë vepron mbi dy receptorë të sistemit nervor qendror dhe rregullon edhe aktivitetin e dopaminës, një tjetër neurotransmetues cerebral, i cili, ashtu si serotonina, nxit qelizat nervore në mënyra të ndryshme. Një prej këtyre mekanizmave është pikërisht aktivizimi i qendrës cerebrale të dëshirës seksuale".

Eksperimenti klinik i flibanserinës, që është kryer tre vitet e fundit në 220 qendra shëndetësore, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë, ka arritur në fazën përfundimtare. Ky eksperiment është bazuar kryesisht te tri teste klinike: rritja e dëshirës seksuale, ulja e shqetësimeve të një marrëdhënieje që lidhet me dëshirën e pakët seksuale dhe numri i aktiviteteve seksuale të kënaqshme. Për të kryer eksperimentin kanë qenë të gatshme 500 mijë femra.

"U kemi dhënë flibanserinë vullnetareve të reja në moshë dhe atyre që ishin para menopauzës", tregon përgjegjësja kryesore e këtij studimi dhe drejtoresha e qendrës së endinokrinologjisë gjinekologjike në Universitetin e Pavias.

"Edhe ne tani, si të gjitha qendrat e tjera evropiane dhe amerikane ku është kryer eksperimenti, mund të flasim për rezultate mjaft inkurajuese, sa mund të parashikojmë se e ashtuquajtura pilula e dëshirës mund të jetë në dispozicion të femrave në një kohë relativisht të shkurtër, për një vit ose pak më shumë", thekson specialistja.

"Por kujdes, flibanserina nuk duhet konsideruar një afrodiziak dhe nuk duhet të merret sa herë është e nevojshme, si pilulat e tjera kundër impotencës për njeriun. Ndryshe nga të tjerët, ky ilaç duhet të përdoret çdo ditë nga femra dhe për një periudhë kohe të caktuar, nga tre në gjashtë muaj. Kjo, sipas eksperiencës sonë. Në fakt duhet përdorur deri sa fuqitë e rizgjimit të dëshirës, së bashku me kaskadën e ndjeshmërisë dhe ‘mirëseardhjen‘ e epshit, orgazmës, përmirësimit të marrëdhënies me partnerin, të konsolidohen".

Dhe në fund shton: "Ajo që mbetet më pas për t‘u studiuar është nëse flibanserina mund të jetë efikase për të penguar uljen e dëshirës seksuale te femrat pas menopauzës".

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi