Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

33 sinjale për të kuptuar nëse po ju tradhton...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Adela


Administrator
Administrator

Nëse jeni të verbuar nga xhelozia dhe jeni mbështjellë nga dyshimi se njeriu i zemrës po ju tradhton, mund ta zgjidhni këtë enigmë vetëm përmes këtyre këshillave që do të lexoni më poshtë.



Ja cilat janë shenjat:

1. Nuk shqetësohet për nevojat e tua.

2. Fillon të të bëjë shumë dhurata, që të mos ndihet shumë në faj

3. Sjellja e tij po ju tregon se diçka nuk shkon? Atëherë ndiqni instinktin tuaj. Bëni sikur nuk kuptoni dhe shikoni. Ju i njihni veset, sjelljen dhe rutinën e tij më mirë se kushdo tjetër. Nëse ndryshon diçka, atëherë keni të drejtë të shqetësoheni.

4. Keni filluar të debatoni shumë shpesh... Si gjithmonë ai luan rolin e të fyerit dhe del nga shtëpia për të bërë një shëtitje që të qartësojë mendimet. Duhet ta kuptoni që kjo është një justifikim për t‘u takuar me tjetrën. Sigurisht, mund të jetë edhe paksa i mërzitur për mënyrën se si po ju trajton, por në fund nuk shqetësohet shumë, sepse ka vrarë dy zogj me një gur.5. Nëse ziheni ose debatoni shumë dhe vazhdimisht, të jeni të bindur se dëshiron t‘i japë fund lidhjes.

6. Shpesh nuk është me humor të mirë, por duket sikur e merr veten kur qëndroni larg njëri-tjetrit. Nëse lidhja juaj zgjat prej kohësh, me siguri po i vjen fundi.

7. Nuk ju flet më: jetoni bashkë, por jeni si dy të huaj. Është bërë i ftohtë dhe duket se nuk i bëjnë më përshtypje ndjenjat tuaja.

8. Shijet e tij muzikore kanë ndryshuar. Tani i kushton më shumë vëmendje pamjes së jashtme dhe vesh gjëra që më parë nuk i vishte.

9. Nuk e vlerëson më veten: kjo nuk do të thotë se ka medoemos një tjetër, por një njeri i pasigurt për veten shpesh sheh të tjerët dhe mund të ketë gjetur siguri te një lidhje tjetër.10. Kritikon vazhdimisht njerëz të tjerë: në një farë mënyre po përpiqet t‘ju thotë se nuk i interesojnë të tjerat, por në fakt mund të tërhiqet nga ndonjë tjetër.

11. Ka gjithmonë kohë t‘ju flasë për gjëra që dikur nuk i pëlqenin.

12. Ofendohet nga komentet tuaja, edhe atëherë kur nuk ka asgjë për t‘u fyer.

13. Nuk kujdeset më për ju, për fëmijët dhe punët e shtëpisë.

14. E mbyll derën kur ju dilni për të bërë pazar, ndërkohë që më parë e linte hapur (ndoshta për të folur me tjetrën online ose për të qëndruar larg teje).

15. Nuk ju bën më komplimente për pamjen tuaj.

16. Nuk ju thotë më "të dua".

17. Bën si i indinjuar kur bëni diçka për të, aq sa mund të dyshoni nëse është e drejtë ajo që keni bërë apo jo. Nëse vërtet po ju tradhton, atëherë po mendohet për sjelljen e tij.

18. Ndërsa luani me letra ju akuzon se keni një lidhje tjetër, edhe pse nuk ka asnjë provë.

19. Kalon më shumë kohë me miqtë sesa me ju.

20. Nuk është i interesuar për të ardhmen e lidhjes suaj.

21. Nuk është më i dashur me ju.

22. Është më shumë i interesuar të lexojë një libër, ose të shohë televizor, sesa të flasë ose të bëjë dashuri me ty.

23. Flet shpesh për problemet që ka me një person tjetër.

24. Ka filluar të përdorë shprehje të reja, ose bën lojëra fjalësh, që më parë nuk i bënte me ty.

25. Kalon më pak kohë me ty dhe fëmijët. Ka gjithmonë një pamje që diçka nuk shkon dhe nuk është i qetë si dikur.

26. Nuk ju përpuqen më mendimet, por kur i kërkoni të bisedoni, ose se për çfarë po mendon, përgjigjet që nuk ka asgjë.

27. Bëhet shumë xheloz për privatësinë tuaj.

28. Nuk është i interesuar kur bëni dashuri.

29. Flet shpesh për dikë tjetër.

30. Shpesh kur ngrihet nga shtrati ndihet konfuz, sepse nuk e di se me kë gjendet.

31. Miqtë tuaj ju pyesin se çfarë po ndodh: familjarët dhe shokët tuaj më të ngushtë e kuptojnë menjëherë që mes jush situata është shumë e tensionuar, madje më shumë nga ç‘mund ta vëreni ju vetë.

32. Reagon keq kur i thoni që po ju tradhton.

33. Mënyra e tij e të fjeturit ka ndryshuar: edhe pse gjatë ditës pushon ndihet i lodhur, sheh ëndrra të çuditshme, ka ankth të vazhdueshëm dhe flet në gjumë. Suspect Suspect Suspect Suspect Suspect Suspect Suspect Suspect Suspect Suspect Suspect Suspect Suspect

jetmira


member
member
shum interesante kjo teme,e keto shen ja jan te lehta per tu mbajtur mend

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi