Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Presidenti Topi takon Papa Benediktin XVI dhe kryeministrin Berluskoni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Adela

avatar
Administrator
Administrator

Presidenti Topi takon Papa Benediktin XVI dhe kryeministrin Berluskoni


Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, u takuan dje paradite me Atin e Shenjtë, Papa Benediktin XVI, në kuadër të Samitit Botëror të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së OKB-së (FAO), i cili po zhvillon punimet e tij mbi “Sigurinë e Ushqimit” në Romë. Pas zgjedhjes së kryetarit dhe zëvendëskryetarëve dhe aprovimit të Deklaratës së Samitit Botëror për “Sigurinë e ushqimit”, Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVI, i cili hapi sesionin e parë plenar me fjalimin e tij, u takua me presidentin Topi dhe Zonjën e Parë në mjediset e FAO-s në Romë. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira historike të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë, e falënderoi Atin e Shenjtë për ndihmesën e çmuar dhe rolin që Vatikani dhe Kisha Katolike kanë luajtur për ringjalljen shpirtërore dhe fetare të besimtarëve shqiptarë dhe të parimeve e vlerave të shenjta. Presidenti Topi dhe Ati i Shenjtë vlerësuan harmoninë, tolerancën dhe bashkëjetesën fetare që e shquan vendin tonë përsa u përket marrëdhëniet mes tri besimeve të ndryshme, duke nënvizuar rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis feve. Ati i Shenjtë vuri në pah lidhjet e vjetra historike e kulturore të Shqipërisë me familjen europiane, si dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për përmbushjen e aspiratës së popullit shqiptar për t’u bërë pjesë edhe zyrtarisht, përveç se gjeografikisht, e Europës së Bashkuar. Në emër edhe të mbarë popullit shqiptar, presidenti Topi e ftoi Atin e Shenjtë, Papa Benedikti XVI që të vizitojë vendin tonë, ftesë e cila u mirëprit me shumë kënaqësi nga Shenjtëria e Tij dhe kjo vizitë mbetet për t’u realizuar në një kohë të përshtatshme. Gjatë pjesëmarrjes në këtë samit presidenti Topi takoi edhe kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, i cili theksoi edhe njëherë mbështetjen e Italisë për proceset integruese të Shqipërisë.

Bode: “Nuk kam asnjë propozim zyrtar për ndarjen e posteve në PD”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, i cili drejton grupin e punës për ndryshimet në Statut, ka deklaruar se deri tani nuk është depozituar pranë këtij komisioni asnjë kërkesë për ndarjen e posteve qeveritare nga ato partiake. Sipas tij, është Kuvendi i partisë ai që vendos për çështje të tilla dhe nuk janë deklaratat e individëve. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka sqaruar gjithashtu edhe raportin e PD-së me parimin “një anëtar, një votë”. Sipas Bodes, ndryshimet në Statut do të synojnë riorganizimin e partisë në përputhje me sistemin e ri elektoral. “Ndryshimet në Statut kanë për qëllim që të bëjnë modifikimet dhe përafrimet e Statutit me sistemin e ri elektoral. Ky është thelbi, por komisioni është i hapur për të gjitha propozimet. Deri tani nuk ka ardhur asnjë lloj kërkesë për ndryshime të tjera. Statuti i Partisë Demokratike është i përafruar me ato të Partive Popullore Europiane. Nëse propozimet për ndryshime do të jenë në përputhje me statutet e vendeve të tjera të PPE-së, do të merren në konsideratë dhe do të jetë Kuvendi ai që do të vendosë”, - është shprehur Bode.
Pak javë më parë Kryesia e PD-së ngriti 2 grupe pune, një për analizën zgjedhore dhe një për ndryshimet në Statut, produktet e të cilave do të shqyrtohen në Kuvendin e 12 dhjetorit.



17 Nentor 2009

jetmira

avatar
member
member
lum ne per president qe kemi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi