“Një milion e gjysmë euro për të pozuar nudo? Ndihem e nderuar, por nuk jam e interesuar”. Leona Levis, siç raporton tabloidi “The Sun” nuk i ka besuar nderimit të padronit të “Playboy”-t Hug Hefner. Leona sapo ka publikuar diskun “Echo” dhe po ngjit hap pas hapi klasifikimet botërore. Pasi triumfoi më 2006 në “X Factor Uk”,Leona me diskun e saj “Spirit”, më herët ka shitur 6 milionë kopje duke thyer edhe rekordet e vendosura më parë nga këngëtarët e famshëm anglezë e amerikanë. Pjesën më të madhe të këtij viti ajo e ka kaluar në studio, duke punuar për albumin e ri, kënga më e rëndësishme e të cilit është “Happy” për të cilën ka bashkëpunuar me Rajan Teder, (lider i “OneRepublic”). Për “Echo” u mobilizuan autorë e këngëtarë si Ne-Yo, Xhon Shanks, Maks Martin. Këngët e albumit të ri janë: 1. Happy; 2. I Got You; 3. Can’t Breathe; 4. Brave; 5. Outta My Head; 6. My Hands; 7. Love Letter; 8. Broken; 9. Naked; 10. Stop Crying Your Heart Out; 11. Don’t Let Me Down; 12. Alive; 13. Lost Then Found (feat. One Republic). |
Www.Qershia.Tk