Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Taci mbetet ne burg

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Taci mbetet ne burg prej Sat 07 Nov 2009, 11:08

Adela


Administrator
Administrator
Megjithe 100 mije eurot garanci qe avokati i Rezart Tacit i la gjykates per t'i ndryshuar atij masen e sigurise, gjykatesja Fahrie Budo nuk ka pranuar, duke e lene ate ne arrest me burg, sikurse vendimi i dy diteve me pare. (UPDATE)

Rezart Taci eshte sjelle ne Gjykaten e Tiranes ne mesdite, per t’u njohur me masen qe e njejta gjykatese dha te enjten, kur Taci ishte ende person ne kerkim policor.

Gjate seances se bere me dyer te mbyllura, kane folur vetem prokurori Gjergji Tako dhe avokati i te pandehurit, Maks Haxhia.

Ndersa Taci ka permendur vetem gjeneralitetet e tij, ndersa per akuzen e goditjes per shkak te detyres ndaj gazetarit Mero Baze ka folur avokati i tij.

Avokati e mbrojti Tacin para gjykates duke thene se gazetari Mero Baze kishte rreth nje vit e gjysme qe ne shkrimet e tij bente presion psikologjik ndaj biznesmenit.

Ai kerkoi detyrim paraqitje per klientin e tij duke thene se vepra per te te cilen akuzohet nuk perben rrezikshmeri shoqerore dhe se Tacit duke qene ne burg i demtohen bizneset e tij. Nderkohe prokurori Gjergji Tako ka shpjeguar serish ngjarjen ku gazetari Baze u dhunua.

Sipas prokurorit, Baze eshte qelluar per shkak te detyres dhe kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik. Ne kete seance gjykata veproi ndryshe seances se meparshme ndaj dy te akuzuarve te tjere Irgen Selfo dhe Bledar Lilo, proces ne te cilin u lejua prania e medias.

2 Re: Taci mbetet ne burg prej Mon 23 Apr 2012, 23:15

jetmira


member
member
epo ligji eshte i barabart per te gjithe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi