Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Kriza ne Shqiperi, debate ne Parlamentin Europian

2 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Adela

Adela
Administrator
Administrator

Kriza ne Shqiperi, debate ne Parlamentin Europian Peuropian E djathta dhe e majta ne Parlamentin Europian, megjithese me argumenta te kundert, vleresojne njesoj se kriza politike ne Shqiperi duhet te perfshihet ne rezoluten e parlamentit mbi Strategjine e Zgjerimit.

Dokumenti i Komisionit vleresonte per Shqiperine se shumica e standarteve nderkombetare u arriten ne zgjedhjet parlamentare por pati parregullesi. Forcimi i sundimit te ligjit, garantimi i funksionimit te duhur te institucioneve shteterore dhe pavaresia e gjyqesorit mbeten sfidat kyce per vendin. Komisioni rikujton se eshte gati per te pergatitur opinionin, nese Keshilli pranon kandidaturen e Shqiperise.

Por, si strategjia e perpiluar nga Komisioni, ashtu dhe propozimi i kryetarit te Komitetit te jashtem Gabriele Albertini nuk e permendin situaten politike te krijuar ne vend pas zgjedhjeve te qershorit

"Nuk permendet fare qe opozita ka bojkotuar parlamentin. Ne amendament do te kerkoj qe t'i behet thirrje opozites qe te mos rrije rrugeve, duhet t'u themi e te pozicionohemi qarte qe opozita duhet t'i kthehet parlamentit ne Shqiperi", u shpreh eurodeputetja Doris Pack.

Ndersa eurodeputeti tjeter Kristian Vigenin u shpreh se “sigurisht ne mund t'u bejme apel, por duhet te marrim ne konsiderate faktin se nese ata jane jashte, mbase kane arsyet e tyre, ndoshta situata nuk eshte kaq e thjeshte, ndaj duhet ta permendim kete e te shohim me nga afer situaten atje".

“Nuk mendoj se opozita e nje vendi qe deshiron antaresimin ne BE duhet te qendroje jashte parlamentit, por ne anen tjeter ne nuk duhet t'i mbyllim syte qe te mos shohim se ka vertet nje problem atje”, u shpreh Vigenin.

Ndersa per vendet e tjera te rajonit jane pergatitur projekt-rezoluta te vecanta, raportuesi i Parlamentit Europian per Shqiperine.Nicolaos Chountis nuk ishte i pranishem ne kete debat per arsye shendetesore.

jetmira

jetmira
member
member

epo na duan shum prandaj...........

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi