Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Test personaliteti. C'fare personaliteti jeni?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Adela


Administrator
Administrator
Testi që ju lejon të kuptoni veprimet që secili prej nesh bën në jetën e përditshme

Përshkruan 9 lloje personalitetesh:

1) idealistin;

2) bujarin;

3) organizuesin;

4) artistin;

5) ëndërrimtarin;

6) i besuari;

7) optimisti;

Cool shefi;

9) bashkëpunuesi.

9 personalitetet lidhen me njëri-tjetrin nga një rreth që shpreh bashkimin.

Për të kuptuar se çfarë personaliteti ke, duhet t’u përgjigjesh pyetjeve të mëposhtme. Për çdo pyetje mund të japësh vetëm një përgjigje. Në fund, shihni cili është numri që ke zgjedhur më shpesh dhe zbuloni se çfarë personaliteti keni.


1) PËR T’U NDIER NË RREGULL ME VETEN TUAJ DUHET:

Të ndihmoni të tjerët (2)
Të jeni sa më shumë praktik dhe t’i realizoni me sukses objektivat (3)
Të njihni dhe të mësoni sa më shumë (5)
Të jeni të bindur dhe ta bëni sa më mirë punën tuaj (6)
Të realizoni sa më mirë çdo objektiv që keni (1)
Të zbaviteni dhe të bëni sa më shumë qejf (7)
Të jeni i fortë dhe t’i mbroni të tjerët (Cool
Të jeni ndryshe duke u dalluar midis të tjerëve (4)
Të çlodheni dhe të lejoni që jeta të vazhdojë rrugën e saj (9)


2. IMAZHI QË KAM PËR VETEN:

I ndihmoj gjithmonë të tjerët i pari (2)
Jam një person i zoti, që mundohem të bëj mirë çdo gjë që nis (3)
Dallohem nga të tjerët në çdo gjë që bëj (4)
Jam i qetë dhe i kënaqur me jetën time (9)
Jam shumë i zgjuar dhe i kap shpejt gjërat (5)
Jam i fortë dhe kam raporte shumë të mira me të tjerët (Cool
Jam i rregullt dhe i çoj deri në fund detyrat që më jepen (6)
Jam i tip i lezetshëm dhe mundohem ta shijoj jetën (7)
Mendoj se kam të drejt në shumicën e rasteve (1)


3. NDIHEM I REALIZUAR KUR JAM:

Vetvetja dhe me humor (4)
I kujdesshëm dhe përzgjedh çdo gjë me kujdes (1)
I disiplinuar dhe besnik (6)
Optimist dhe tepër i respektueshëm (7)
I paanshëm, i fortë dhe superior ndaj të tjerëve (Cool
Harmonik dhe i ekuilibruar (9)
I drejtpërdrejt, i vendosur dhe korrekt (5)
I hapur, bujar dhe i respektueshëm (2)
Fitimtar, ekspert dhe praktik (3)


4. ÇFARË MENDOJ PËR VETEN TIME KUR TË TJERËT NUK MË NJOHIN

Jam një person i besuar dhe qëndroj gjithnjë brenda rregullave (6)
Jam i lumtur por kërkoj gjithnjë gjëra të reja, sepse dua të jem gjithmonë e më shumë i tillë (7)
Luftoj çdo ditë për të pasur hapësirat e mia (Cool
Lë që jeta ime të vazhdojë rrugën që ka nisur, edhe pse të tjerët do të dëshironin që unë të ndryshoja (9)
Unë kam gjithnjë të drejtë dhe gjërat do shkonin më mirë nëse të tjerët do ndiqnin këshillat e mia (1)
Unë shkoj mirë me të tjerët, edhe pse nuk marr gjithnjë atë që unë jap (2)
Unë jam më lart se të tjerët dhe kjo i bënë xhelozë (3)
Unë jam ndryshe nga të tjerët dhe nuk arrij të përshtatem me ta (4)
Unë i njoh gjërat që bëj dhe që na rrethojnë më mirë se kushdo (5)


5. AJO QË MË SHUMË SHMANG

Të tregoj dobësitë e mia (Cool
Të grindem me dikë (9)
Të inatosem (1)
Të kem nevojë për ndihmën e të tjerëve (2)
Të bëjë të ditur që kam gabuar (3)
Një jetë pa emocione (4)
Ndjenja e zbrazëtisë së brendshme (7)
Të kem një sjellje të gabuar (5)
Vështirësia e të jetuarit (6)


6. ÇFARË MENDOJ NËSE MË JAPIN NJË PUNË TË RËNDËSISHME:

Nuk fle rehat derisa sa kam mbaruar punën që më është ngarkuar (1)
Jam i lumtur që i ka vajtur mendja tek unë edhe pse më kërkohet më tepër se sa unë mund të bëj (3)
Nuk mund të zgjidhnin një më të mirë se unë (7)
Varem se si ndihem (4)
Përse më kanë zgjedhur pikërisht mua? Megjithatë pranoj (5)
Kam frikë se më kanë zgjedhur mua, ngaqë nuk kishte njeri tjetër të gatshëm që ta bënte atë punë (6)
E bëj nëse puna e re më pëlqen, ose përndryshe ia lë dikujt tjetër (Cool
E bëj mirë, nëse varet vetëm nga unë (2)
Sapo e ndiej veten gati e bëj (9)


7. SI SILLEM GJATË NJË ZËNKE

Me vështirësi pranoj që kam faj (3)
Evitoj që të tjerët të prishin ekuilibrat e mi (9)
Mundohem të fitoj kohë për të kuptuar si do të reagoj (6)
Mbrohem, por jo me forcë (4)
Mundohem ta evitoj zënkën (7)
Nuk i lejoj të tjerët të më vënë poshtë (5)
Lë që tjetri të shfryhet (2)
I mbroj me forcë të drejtat e mia (Cool
Nuk i lë të tjerët që ta kuptojnë inatin tim (1)


8. I SHPENZOJ FORCAT E MIA PËR:

Të njohur kë më rrethon (5)
Të bashkëpunuar me kë kam përreth (6)
Të shijuar jetën (7)
Të luftuar për drejtësinë (Cool
Të jetuar në harmoni (9)
Të kërkuar perfeksionin (1)
Të ndihmuar ata që më qëndrojnë pranë (2)
Të arritur objektivat e mia (3)
Të njohur më mirë veten (4)


9. KUR JAM ME SHOKËT ...

Kërkoj gjithnjë stimuj të rinj për t’i ndarë me të tjerët (7)
Rri me ata që më lejojnë të bisedojmë (Cool
Jam i hapur dhe shkoj mirë me këdo (2)
Më pëlqejnë raportet e drejtpërdrejta (1)
Më pëlqen të kem shumë shoqëri dhe nuk di kë të zgjedh prej tyre (6)
Gjej gjithnjë diçka për t’ua treguar të tjerëve (3)
Kam shoqëri me personat që shkoj mirë (4)
I dëgjoj me shumë kujdes, por pa dhënë opinionet e mia (5)
Ndihem i sigurt dhe sillem normalisht me të gjithë (9)



REZULTATET

Me shumë 1: Je idealist dhe kritik me veten dhe me të tjerët. Je i sinqertë dhe korrekt. E pyet shpesh veten nëse ke të drejtë dhe je tip që inatosesh shpejt. Duhet të jesh më i qetë dhe t’i pranosh të tjerët ashtu siç janë.

Më shumë 2: Je bujar, kërkon dashuri dhe aprovimin e të tjerëve. Je i hapur, nuk i duron personat tepër të pavarur dhe je shumë krenar. Duhet të mësosh t’i duash të tjerët pa interes.

Më shumë 3: Je i organizuar dhe e mbaron një detyrë të dhënë deri në fund, por i jep shumë rëndësi asaj që duket. Je shumë gënjeshtar. Duhet të mësosh të jesh vetvetja dhe t’u japësh shanse të tjerëve të të njohin për atë që je.

Më shumë 4: Je artist, krijues, romantik dhe melankolik, por ke një defekt: je ziliqar. Mos ëndërro, por jeto jetën që të është dhuruar.

Më shumë 5: Je mendimtar. Mbron jetën tënde private me çdo kusht, flet pak dhe mendon shumë. Je shumë tamahqar. Duhet të mundohesh të mos jesh shumë i ngutur në gjërat që bën.

Më shumë 6: Je një bashkëpunëtor i besuar. Me pak fjalë, je besnik, por je frikacak. Mundohu të mos rrish gjithnjë në mbrojtje dhe kërko të flasësh gjithnjë hapur me ata që janë më lart teje.

Më shumë 7: Je optimist, krijues dhe të pëlqen të luash. Defekti yt është që je pak i besueshëm. Duhet të jesh më pak impulsiv.

Më shumë 8: Je shefi, ke një personalitet të fortë, mbrojtës dhe luftëtar. Të tjerët shpesh ju kanë frikë. Defekti juaj është që vlerësoni shumë pamjen e jashtme: tuajën dhe atë të të tjerëve. Duhet të mësosh që, nganjëherë, duhet lëshuar pe.

Më shumë 9: Je mediator: një person i qetë, i sinqertë dhe i dashur me të tjerët, por je dhe dembel. Duhet të mësosh të jesh më aktiv dhe nuk duhet të ndrydhësh ndjenjat e tua.

2 Test Personaliteti prej Mon 02 Nov 2009, 10:00

Adela


Administrator
Administrator
Rendisni sipas preferences suaj personale nga 1 deri ne 5 kafshet e meposhteme:

a. Lopa
b. Tigri
c. Delja
d. Kali
e. Derri

Vendosni nje fjale qe pershkruan secilen nga emrat me poshte:

a. Qeni
b. Macja
c. Miu
d. Kafeja
e. Oqeani

Lidhni ngjyrat e meposhteme me dike qe ju njeh dhe eshte i rendesishem per ju (nje emer te perkoje vetem me nje ngjyre)

a. E verdhe
b. Portokalli
c. E kuqe
d. E bardhe
e. Jeshile

Lexoni pergjigjen vetem pasi te keni perfunduar testin.

PERGJIGJA:

Pyetja 1: Prioritetet e tua ne jete

Lopa perfaqeson Karrieren.
Tigri: Krenarine
Delja: Dashurine
Kali: Familjen
Derri: Parate


Pyetja 2:

Pershkrimi juaj i qenit perfaqeson personalitetin tuaj.
Macja perfaqeson personalitetin e partnerit tuaj.
Miu perfaqeson personalitetin e armiqve tuaj.
Kafeja perfaqeson menyren se si e interpretoni/kuptoni seksin.
Oqeani perfaqeson perceptimin tuaj te jetes.

Pyetja 3:

E verdha: Dikush qe nuk do ta harroni kurre.
Portokalli: Dikush qe konsideroni si mik te vertete.
E kuqe: Dikush qe e dashuroni me zemer.
E bardhe: Shpirti juaj binjak.
Jeshile: Dikush qe do kujtoni dhe do i jeni mirenjohes perjete.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi