Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Bota misterioze e femrës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Bota misterioze e femrës prej Sat 30 May 2009, 03:06

Esmi


member
member
Femrat nuk kanë dëshirë që për së tepërmi të tregohen të padurueshëm ngase kjo i bënë të lëndueshëm. Krahas kësaj, disa vajza janë shpesh më konzervative (old fation) se që ne mendojmë apo se që ato e pranojnë! Ajo kënaqet kur mashkuli e ndjek! ...
Pse femrat kanë dëshirë të paraqiten kinse është vështirë për t'i fituar?

PSe femrat shtiren kinse është vështirë për t'i fituar Sa e sa here ju ka ndodhur, që si rufe në një ditë të ngrohtë, t'ju vje lajmi nga shoqja e saj se ajo ju simpatizon, e ju këtë as që e keni vërejtur. Madje me sinjalet që i ka dhënë, ju ka bërë të mendoni se përkundrazi nuk e duron shoqërinë tuaj. E vërtet, pran jush diçka e shqetëson atë. Çka është ajo që e shqetëson?
Nëse ndonjë vajze i pëlqeni ajo thjesht, hapin e parë që e bënë është, nuk qëndron pranë jush. Çdo gjë në lidhje me ju, shkonë ngadalë. Nuk ka thirje telefonike edhe nga tre ditë, porositë mezi arijnë deri tek ju. Thjeshtë ndodh që një kohë të ju dërgoj sinjale se i pëlqeni dhe pikërisht kur ju tentoni t'i afroheni, ajo tërhiqet. Sidomos ua bën të ditur të vërtetën me metoda të ndryshme jo të drejtëpërdrejta, përmes shoqes, e-mailit, chatit, telefonit etj. Dhe menjëherë pason potezi tjetër - distancimi!? Kjo është ajo që meshkujt i sjellë gjer në çmenduri! Çka duhet të bëjë ai? Si mund të dij se femra vetëm paraqitet se është vështirë për ta fituar, apo thjesht, ajo vërtet nuk dëshiron të ketë asgjë me ju?
Kur nuk ka asgjë me ju, ajo flet lire si me një njeri të zakonshëm, mik apo koleg. Në momentin kur fillon të lind simpatia në të për tjuve, ajo më nuk dëshiron të diskutojë as për temat më të thjeshta. P.sh. për gjërat elementare që zakonisht i keni diskutuar, detyrat në shkollë a punë etj.
Femrat nuk kanë dëshirë që për së tepërmi të tregohen të padurueshëm ngase kjo i bënë të lëndueshëm. Krahas kësaj, disa vajza janë shpesh më konzervative (old fation) se që ne mendojmë, apo se që ato e pranojnë! Ajo kënaqet kur mashkuli e ndjek! Dhe nëse këtë ka mundësi ta arrijë duke u sjellur "cool", këtë dhe e zgjedh për ta bëre.

Ekziston rreziku që për shkak të shtirjes së tepërt, asgjë të mos ndodh. Vajza së paku në njëfar mënyre duhet t'ia bëjë të dtur mashkullit se çka dëshiron, ngase përkundrazi, ai do ta humb çdo shpresë në të. E kjo, natyrisht nuk është e mire për asnjërin nga çiftet.

Rasti i një profesori

Gjersa ishte në moshën rinore, tregojnë studentët e tij rastin e profesorit të ndjerë të mikrobiologjisë, në Fakultetin e mjekësisë në Prishtinë, emrin e të cilit nuk po e themi. Tregojnë se 17 here ë kishte ndalur një vajzë, e cila gjithnjë e kishte pritur me fjalë të vrazhda! Dhe herën e fundit, edhepse i kishte humbur plotësisht shpresat, rastësisht e vëren atë duke ecur rrugës. Shokët e ngacmojnë dhe ky vendos të bëj edhe një hap rutinor: "OK, sërish do ta ndali" thotë. Dhe e ndal. Iu kishte bërë vërtet rutinë kjo punë. Kur papritur, ajo i thotë: "PO. Tash po të besoj se e ke seriozisht!" Ajo vajzë më vonë u bë gruaja e profesorit.
Për fund, edhe meshkujt kanë filluar ta kuptojnë këtë lojë të femrave. Para disa ditve, në skenën kosovare një grup doli me këngën: "Mos u bën këshe s'po ta kona.." Shumë e drejtë, apo jo! Është ky një grup i ri kosovar, emrin e të cilit po ua mbes borxh për ndonjë tjetër herë.

2 Re: Bota misterioze e femrës prej Sun 31 May 2009, 13:47

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥


Administrator
Administrator
hahahah sa e sa te tjera ka si puna e ketyre qe ke shkruajtur...

3 Re: Bota misterioze e femrës prej Mon 01 Jun 2009, 11:00

factoяi-(Admin)


Administrator
Administrator
ღ♥-BarbieKissie-ღ♥ shkruajti:hahahah sa e sa te tjera ka si puna e ketyre qe ke shkruajtur...
e pra Razz

4 Re: Bota misterioze e femrës prej Mon 01 Jun 2009, 13:47

ღ♥-BarbieKissie-ღ♥


Administrator
Administrator
po he kujt ti thuash pa mire

5 Re: Bota misterioze e femrës prej Fri 23 Dec 2011, 04:11

jetmira


member
member
Edhe ju djemte nuk jeni aq te ndershem,sa hiqeni.Vetem femrat gabojne,mos tua nxjerrim te palarat ne shesh..............

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi