Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

Trump padit gazetarin pasi e quajti milioner

2 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Admin

Admin
Administrator
Administrator

Trump padit gazetarin pasi e quajti milioner Trump E ka cilësuar milioner dhe jo miliarder. Kaq ka mjaftuar që biznesmeni i njohur Donald Trump të padisë një gazetar amerikan, Timothy L. O'Brien, që vuri në dyshim vlerën e pasurisë së tij në një artikull të botuar në vitin 2005.

Trump pretendon se reputacioni i tij është dëmtuar dhe se ka humbur shumë mundësi biznesi për shkak të kësaj historie.

Një gjykatëse tha se do të vendoset brenda dy muajsh nëse çështja do të pushohet ose do të shkojë në gjyq. Gazetari, që aktualisht është redaktor i "New York Times", tha se nuk kishte qëllime dashakeqe.

Në padinë e tij, Trump thotë se pasuria e tij është vështirë të llogaritet, pasi ajo ndryshon për shkak të ulje-ngritjeve në tregje, qëndrimeve dhe ndjenjave.

"S'mund t'i tregosh një gazetari se po varfërohesh. Nëse do të ndodhte kjo, s'do më pëlqente ta komentoja", ka thënë biznesmeni.

Avokati i gazetarit tha se duke përfshirë pasurinë e Trump, ai do të tërhiqte vëmendjen dhe do të shiste më shumë libra.

Ai ka shtuar se Trump s'mund ta provojë se gazetari ka shpifur dhe se ai ka humbur në biznes për shkak të tij.

http://www.kupid.tk

jetmira

jetmira
member
member

po ku ka gje me te mire sesa te quhesh milioner

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi