Www.Qershia.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Www.Qershia.Tk

Www.Qershia.Tk .................. Aty ku virtualiteti kthehet realitet!!!


You are not connected. Please login or register

horoskopi ditor

2 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1horoskopi ditor Empty horoskopi ditor Tue 26 May 2009, 00:15

factoяi-(Admin)

factoяi-(Admin)
Administrator
Administrator

E Marte 26/5/2009

Dashi
Dita rezulton e këndshme dhe e lëvizshme. Edhe nëse jeni të karikuar me impenjime dhe keqkuptime, nuk do ju mungojnë rastet për të dhuruar buzëqeshje. Thyejini rregullat të paktën për sot. Gjatë mbrëmjes vehuni në dispozicion të plotë me personin e dashur duke i besuar verbërisht atij.

Demi
Me Hënën në orbit joharmonike, konkretizimi humb midis shumë gjërave. Si zakonisht do të njihni fluturimthi një situatë me avantazh që premton hyrje të mëdha parash, por cuditërisht ju mungon pak kurajo. Shfrytëzoni si duhet mundësitë, që do të keni sot.

Binjaket
Keni aleatë shumë të mirë në qiell për të kaluar ditën në mënyrën më të mirë. Shoqëria shumë e mirë që keni ju ofron zbavitje dhe lirshmwri mendimesh. Ju takon juve ti ofroni partnerin stimujt e duhur për të kaluar dembelizmin dhe për tu hedhur me entuziazëm në situatat që i propozoni.

Gaforrja
Mjaftojnë pak elemente për të shqetësuar dhe besdisur qetësinë tuaj. Një takim i rastësishëm me një person do ju rezervojë surpriza të mëdha. Imazhi i tij do të vazhdojë të ju vijë në mendje për ditë e ditë të tëra. Përfitoni nga mundësitë e shumta për të bërë dicka të mirë për veten.

Luani
Opozita e Hënës tek Ujori nuk ndihmon të ngriheni me kembën e duhur. Mund të jeni i qetë dhe të prisni që rastet të piqen. Kur situata propozon dicka atëherë bëni mirë të lëvizni. Një histori antike, që ka lënë një shenjë në jetën tuaj, kthehet të shqetësojë gjumin dhe mendimet tuaja, Sqarojeni këtë situatë sa më shpejt.

Virgjeresha
Të rejat që takoni në ambjentin e punës në fillim ju shqetësojnë pak, por është detyra juaj ti jepni rrugë. Teknologjitë mund të ju ndihmojnë dhe ju nuk mund ti lejoni vetes të rrini mbrapa. Dita është perfekte për një shëtitje romantike

Peshorja
Dikush duke u mbështetur në ndjenjën tuaj të detyrës, beson se mund të shkarkojë mbi ju edhe detyra që nuk ju takojnë. Mos dramatizoni cdo probleme që mund të keni, ndoshta i ardhur nga lodhja dhe ankthi, do të arrini ti rinovoni gjithmonë hapësirat për dialog.

Akrepi
Kur filloni me vetëdijën që nuk jeni njëqind për qind nw lartwsinw e duhur, jeni nisur me këmbën e gabuar dhe ta rikuperoni nuk do të jetë e lehtë. Të thoni të vërtetën nuk do të jetë një zgjedhje e mirë. Nëse rrini gjithë kohës ulur bëni mirë të bëni ndonjë ushtrim.

Shigjetari
Hëna tek Ujori ju bën kuriozë duke shtuar dëshirën për ti bërë të gjithë mirë ashtu si duhet. Situata është ideale për të organizuar një takim interesant dhe alegro me miqtë tuaj. Për ta pastruar fizikun nga helmet që krijon trupi gjatë ditës bëni mirë të merreni me aktivitet fizik.

Bricjapi
Përpiquni të jeni gjithmonë të hapur dhe të privuar nga paragjykimet për të rejat që mund të keni në fushën ekonomike dhe në punë. Në rast se do të jetë e nevojshme bëni mirë të rrezikoni dicka, sesa të ju vijë keq që nuk e përdorët atë mudnësi. Shëndeti paraqitet i mirë.

Ujori
Hëna në shenjën tuaj përfaqëson një faktor vërtetë shumë të favorshëm për një ditë të mbushur me takime si kjo e sotmja. Evitoni diskutimet sepse ambjenti profesional nuk ka nevojë për fjalë dhe polemika të kota.

Peshqit
Ditë e privuar nga evente të mëdha, por tendecialisht positive. Humori i mirë e qetëson thjeshtë jetën. Dashuria ka pasur një rol të dytë kjo për shkak të punës dhe të njëmijë pengesave të tjera. Bëni mirë të korigjoni zakonet e këqija.

2horoskopi ditor Empty Re: horoskopi ditor Wed 18 Nov 2009, 09:19

Adela

Adela
Administrator
Administrator

E Merkure, 18 Nentor 2009


Horoskopi


DASHI
Hëna tek Binjakët sjell me vete shkëlqimin e saj të zakonshëm, duke stimuluar natyrën tuaj dinamike, drejt veprimeve ambicioze. Megjithatë ju duhet të dini se do të lindin disa keqkkuptime sot.

DEMI
Situata është në përmirësim. E rëndësishme është të lini pas frikën dhe kujtimet, që nganjëherë janë një kurth i vërtetë. Besojini intuitës dhe ideve që ju vijnë në mendje.

BINJAKET
Hëna mbërrin në shenjën tuaj duke ju thërritur për të bërë një rinovim. Dinamizmi ju shtyn jashtë, me të njëjtin kuriozitet dhe dëshirën për të habitur të tjerët dhe për t’ju habitur.

GAFORRJA
Me Hënën pak në kend, mund të lulëzojë ai viktimizim shumë i dashur nga shenja juaj, por askush nuk do t’ju mirëkuptojë. E ndërsa ju bëheni në katër copa për të tjerët, nuk merrni asgjë.

LUANI
Me Hënën tek Binjakët mund të rrini i qetë. Nuk bëhet fjalë për të ndenjur në shtëpi duke parë televizor, por do të gjeni mënyrën e duhur për t’u qetësuar, festa, takime, argëtime.

VIRGJERESHA
Kalimi i Hënës tek Binjakët në opozitë me Mërkurin, nuk është ideal për sigurinë tuaj. Përsa i përket punës, çdo gjë do të jetë “OK”. Ndryshimi i temperaturës mund t’ju sjellë shqetësime.

PESHORJA
Mos u hidhni me të gjitha forcat tuaja në një situatë, nëse më parë nuk keni analizuar si duhet çdo gjë me hollësi. Jeta e beqarit ka filluar t’ju lodhë pak.

AKREPI
Jeni zgjuar me idenë e bezdisshme se nuk jeni njëqind për qind në formë dhe kjo ju ka vënë menjëherë në humor të keq. E nisni nga zero duke zbuluar që nuk keni energji për të bërë një maratonë.

SHIGJETARI
Leni mënjanë impenjimet tuaja për disa orë dhe dedikojini pak nga koha juaj e çmuar vetes. Keni nevojë për një moment qetësie dhe për të marrë disa vendime te vogla, që në fakt kërkojnë shumë.

BRICJAPI
Kur ndjeshja është me e thjeshtë, rrezikohet shpesh të nënvlerësohet dhe pastaj të bëni një figurë të keqe. Edhe nëse ju duket objektivi i arritshëm, nuk duhet të frenoheni.

UJORI
Hëna tek Binjakët premton të reja dhe takime intriguese, por mbi të gjitha ju jep aftësinë për t’u përgjigjur me cilësinë e duhur në këto raste. Me qindra diskutime vlojnë në kokën tuaj.

PESHQIT
Jeni më i miri kur arrini të largoni frikën dhe të besoni në potencialet tuaja. Dashuria e vërtetë vazhdon t’ju ikë, megjithatë ju e mbushni boshllëkun me zbavitje.


18 Nentor 2009

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi